SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ndjehet i habitur me heshtjen e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionerit Johannes Hahn si dhe ndaj komisioneres evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malstrom lidhur me letrën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq dërguar shteteve të ndryshme për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në një konferencë për media. Ai ka thënë se letra e Brnabiqit drejtuar shteteve është e papranueshme për Kosovën. Lexo po ashtu: Haradinaj e quan të turpshme kërkesën e Brnabiqit drejtuar Ramës për tërheqjen e njohjes Kryeministri Haradinaj gjithashtu i ka bërë apel BE-së që të mos hesht karshi veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës. “E kemi shpjeguar arsyen e vendimit të taksës.

Askush nuk është ankuar. Politikisht po kërkojnë nga ne heqjen e taksës. Letra e Brnabiqit është e papranueshme për ne. Jo vetëm që kemi të drejtë në taksë, por po na imponohen dhe veprimet tjera. Jam shumë i habitur për heshtjen e Mogherinit, Hahnit, Malstromit për këtë letër. Apeloj tek BE që mos të heshtin”, ka thënë Haradinaj. Ndryshe, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, javë më parë iu ka dërguar letër shteteve të ndryshme që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.