SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në 20-vjetorin e masakrës në Reçak tha se është dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, që shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë.

“Dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Masakra e Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Sot, në nderim të dëshmorëve e martirëve kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Me pietet dhe respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, shkruan Haradinaj në Facebook.