SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj është nervozuar me LDK-në Kuvendin e Kosovës për kompensimin e Bechtel Enka me 53 milionë euro.
Ai ka thënë se duhet kuptuar që 53 milionët kanë mundur të rriten shumë nëse Qeveria aktuale nuk do të vepronte.

“Deri në shtator të këtij vitit e vetmja temë e vjetër ka qemë gjyqësori. Në qeverisje s’kanë me mbet më tema të vjetra. …Çështja e arbitrazhit, qytetarit po doni me i thanë që kryeministri po e shkel ligjin….mirë që po ju dëgjon qytetari…..dallojmë shumë, disa i përfundojmë punët shpejt”, ka thënë ai.

Ishte Kujtim Shala i LDK-së ai që i tha të qëndronte në sallë, teksa Haradinaj po dilte. E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se Haradinaj dëgjon edhe kur del nga salla.