SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin fizik ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviqit.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë Petroviq gjatë një konference për media. “Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi që edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, ka thënë Petroviq.

Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.