SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të presë t’i kërkojë dikush dorëheqjen nëse prishen raportet me Amerikën.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë secili nga partnerët e koalicionit ka të drejt të largohet nga koalicioni qeverisës.

“Nuk është kjo kontratë e përjetshme dhe obligative. Në çdo situatë që PDK e sheh që nuk po respektohet kontrata apo dëmtohet vendi, apo nëse po dëmtohen raportet me Amerikën, të largohen nga Qeveria dhe për mua kjo është e respektueshme”.

Haradinaj paralajmëron dorëheqje, nëse prishen raportet me SHBAEmisioni i plotë: https://www.youtube.com/watch?v=U4CNlsM_ZQQ

Gepostet von RTV Dukagjini am Donnerstag, 14. März 2019

“Ashtu siç edhe ka thënë Veseli edhe unë mendoj ashtu. Nëse vjen puna të prishen marrëdhëniet me Amerikën unë vet shkoj në shtëpi. Mund të ketë ndonjë mendim që unë nuk pajtohem, por popullin tim nuk e marr në qafë”.

Kryeministri ka përmendur rastin kur ai kishte shkuar në Hagë, duke lënë qeverinë të vazhdojë punën.

“Kam dhënë dorëheqje dhe kam shkuar në Hagë, ndërsa popullit i kam thënë ju rrini rehat. E kam shpëtuar popullin dhe kam marrë përgjegjësinë time. Nuk i bëj dëm vendit e as popullit”.

Kryetari i AAK-së ka thënë se ai vazhdimisht ka respektuar dhe respekton ende raportet me Amerikën.

“Por është për të diskutuar se si i gjykon dikush marrëdhëniet me Amerikën. Qortimin ta jep edhe dikush në shtëpi. Por kjo nuk nënkupton prishje të raporteve”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.