SHPËRNDAJE

Platforma e votuar sot në Qeverinë e Kosovës në lidhje me dialogun e Kosovës dhe Sërbisë do të dorzohet në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj është shprehur se dialogu aktual në mes Prishtinës dhe Beogradit është konsumuar dhe tash sipas tij, do të insistohet për tu mbajtur një dialog final.

“Presim që Kuvendi ta kalon dhe të kemi transparencë në këtë platformë”, ka thënë ai.

Haradinaj gjithashtu ka shtuar se: “Aty shihet fokusimi në rend dhe ligj. I jepet peshë të arriturave të fundit. Nga bisedat që kom pasur vet me zyrtarët e BE-së. Kosova e ka kaluar mesataren e kërkuar. Do te kemi edhe një vlerësim në maj, ku do të testohet gjendja. Unë e kam bukur të sigurt dhe bukur të qartë se javët që vinë do të konfirmohet lajmi për liberalizim”.