SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj, priti sot në takim nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim, në kuadër të “Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë dhe përfaqësuesit e projektit të GIZ-it gjerman që kanë iniciuar këtë fushatë.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj ka falënderuar GIZ-in gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha, në veçanti zhvillimit të arsimit, duke thënë se Qeveria do të përkrahë çdo iniciativë që qëllim ka ngritjen e cilësisë në arsim.

Boris Scharlowski, udhëheqës i projektit GIZ CDBE, u shpreh i lumtur që kryeministri është ndër personat e parë që ka nënshkruar këtë peticion dhe për gatishmërinë e tij për tu marrë me këtë temë. Ai tha se janë tri nivele të ndryshme të kërkesave. E para arsimi të bëhet prioritet, duke përfshirë rritjen e buxhetit për arsim, e cila do të ndikojë në cilësinë më të mirë për arsimin fillor, tekste shkollore që janë në harmoni me standardet ndërkombëtare, arsim parashkollor, trajnim të drejtorëve të shkollave, përfshirje më të mirë të prindërve dhe të nxënësve dhe gjithpërfshirjen e nxënësve nga komuniteti pakicë.

Blond Shehu, përfaqësuesi i nxënësve, tha se takimi me kryeministrin ka qenë i rëndësishëm për ta, ku është folur për çështjet në arsim dhe për pengesat, duke shprehur besimin se së bashku me kryeministrin, si një dorë e vetme do arrijnë t’i kalojnë këto pengesa”.