SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të pashembullt aktin e rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptar në Novi Sad të Serbisë.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane”, ka shkruar i pari i Qeverisë.

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.

Ndryshe, të hënën të rinjtë 19 vjeçarë G. B. dhe Ç. M. me shtetësi shqiptare janë rrahur brutalisht natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës në rrugën “Futoshka” në Novi Sad.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ata kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe njëri është në rrezik për jetën.