SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sapo është takuar me ish-sekretaren e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright.

“Mirëserdhe përsëri Sekretarja e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright”, ka shkruar Haradinaj.

Ajo bashkë me ish-Presidentin Bill Clinton kanë ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.

Për ish-sekretaren është punuar edhe një bust në Prishtinë që do të zbulohet nesër.