SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot Majlinda Bregun, sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me mision nxitjen e bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta në vendet e Evropës Juglindore. Haradinaj me këtë rast tha se shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon, që garanton rrugëtim të përbashkët dhe më të shpejtë drejt strukturave të BE-së.

Në takim me Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me mision nxitjen e bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta në vendet e Evropës Juglindore, bashkëbiseduam për rrugën integruese të rajonit tonë dhe u njoftova me prioritetet e vitit 2019 e RCC-së për Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon, që garanton rrugëtim të përbashkët dhe më të shpejtë drejt strukturave të BE-së”, shkruan Haradinaj në Facebook.