SHPËRNDAJE

Çmimi i karrierës ishte një përkrahje shpirtërore dhe morale për ata që janë kontribues sado të vogël në Preshevën tonë ka thënë kështu në studion e portalit preshevacom, veprimtarja Havçe Hasani.

Stereotipet, frika e dështimit dhe frika e paragjykimit të femrës shqiptare në shoqërinë ku jetojmë tani më nuk janë evidente. Sot nuk ekziston një frikë e tillë duke hequr barrierat e paragjykimeve për femrën intelektuale por shpesh herë një gjë e tillë po kalon limitet e njerëzores dhe keqpërdoret nga të dyja gjinitë ka thënë kështu zonja Hasani. Veprimtaria e secilit për të kontribuar në të mirën e vendit dhe kombit është obligim njerëzorë ku duhet trasuar rruga më e mirë për gjeneratat që vinë pas nesh ka thënë në intervistën ekskluzive veprimtraja preshevare, Havçe Hasani./presheva.com/