SHPËRNDAJE

Haxhi (Robin) Krasniqi ka arritur fitoren e radhës pasi që sonte në raundin e shtatë me nokaut mposhti boksierin ganez, Emmanuel Danso.

Boksieri shqiptar pas disfatës që kishte pësuar një vit me parë nga Nathan Cleverley, është rikthyer fuqishëm në ring, duke treguar luftë të fortë kundër Danso-s të njohur me nofkën “Taysoni” i Ganës.

Boksieri i lindur në Junik, ndaj ganezit ka treguar boks cilësor, derisa në rundin e shtatë Krasniqi e nokautoi ganezin dhe në këtë mënyrë boksieri shqiptar fitojë njërën ndër sfidat më të rëndësishme në karrierën e tij të bujshme në boksin profesionist.

Krasniqi tani arrin në kuotën e 41 fitoreve (16 me nokaut), dhe 3 humbje, deri sa për Danso-n kjo ishte humbja e parë, sepse ishte i pamposhtur deri më tani me 20 fitore.

Krasniqi më këtë fitore bën hapin e madh në garë për titull të kampionit.