SHPËRNDAJE

Haxh

 

Në shumicën e traditave të feve të mëdha, posaçërisht në krishterizëm, islam dhe hinduizëm, gjejmë pelegrinazhin e vendeve të shenjta. Ithtarët e besimeve përkatëse besojnë se në ato vende ke ndodhur diçka shumë e rëndësishme për fenë e tyre dhe shoqërinë:
Aty lindi ose vdiq themeluesi i atij besimi, ose ka ndodhur një ngjarje mbinatyrore, ose në një vend është ngritur një faltore,
e kështu e ngjashme.
Fjala Haxh, në kuptimin etimologjik do të thotë:
’’ Orientimi i njeriut për vizitë vendeve të shenjta ’’

Vendet më të njohura të Pelegrinazhit – Haxhillëkut
Në të gjitha besimet e përmendura ekziston nga një qendër universale për haxhillëkun;
– Për Hebrenjtë dhe të Krishterët është Jerusalemi.
– Për Krishterët romak është Roma.
– Për Hindusët është Ganga
– Budistët në Shiri Lankë , dhe
– Për Muslimanët është Qabja në Mekë.

Motivi dhe koha e Haxhillëkut
Motivet e Haxhillëkut jkanë të llojllojshme. Por sido që të jetë, Të shkosh pikërisht në atë vend dhe në këohën e caktuar do të thotë të identifikohesh me kuptimin shpirtërorë, i cili me shekuj shëndrit në atë vend dhe nga simbolet e tij.
– Në Krishterizmin romak, vizita e vendeve të shenjta bëhet për shkak të shëruarit ( i ashtuquajtur ekzorcizëm ). Të sëmurit besojnë se vizita e këtyre vendeve në të cilën ka ndodhur ndonjë mrekulli edhe atyre do ti ndihmojë dhe do të shërohen në mënyrë të çuditshme.
– Te Hebrenjtë, vizita e vendeve të shenjta bëhet në kohën e Pashkës – që të përfitohet Zoti që e nxorri këtë popull nga robëria, dhe sipas tyre që e zgjodhi ndër popujt më të mirë të njerëzimit.
– Te krishterët tjerë, vizitohet Betlehemi, qytet afër Jerusalemit, dhe ate në ditën e Kërshëndellave, që është vendlindja e pëjgamberit Isa a.s. dhe ata për këtë arsye e konsiderojnë këtë vend si të shenjtë.

– Kurse te Muslimanët motivet e Haxhit janë të shumta.
Definicioni i Haxhit sipas terminologjisë islame është: ’’Udhëtimi i besimtarit në Qabë, për të kryer: adhurime të caktuara në kohëra të caktuara dhe në vende të caktuara ’’.
Motivet e Haxhit sipas islamit janë se:
Besimtari këtu kryen një urdhër të Zotit të tij ,pavarësisht a ka dobi prej kësaj apo jo.
Pastrimi i besimtarit nga të gjitha mëkatet e tija me anë të pendimit që e bënë në ditën e arafatit
Përfitimi i shpërblimeve të shumta ( sevapeve ) me anë të adhurimeve gjatë veprimeve të Haxhit.

Punët Kryesore të Haxhit islam dhe simbolikat e tyre janë:
1- Nijeti ( vedosja ), dhe ai është: Nijeti publik që besimtari e vendos shkuarjen në Haxh nga vendi i tij, dhe Nijeti para Allahut nga Mikati – jashtë Medines ( vendi i caktuar për nijet para se të hyhet në Mekë).
2- Veshja e Ihramit – petkut të bardhë. Kjo bëhet pasi që haxhiu pastrohet, pastaj e veshë ate , i falë dy rekate namaz dhe e bënë nijetin. Kjo veshje kështu simbolizon çveshjen e njeriut nga çdo gjë e kësaj bote dhe barazinë mes njerëzve, sepse të gjtihë vishen njejtë, gjithashtu simbolizon vdekjen kur njeriu çvishet nga të gjitha veshjet e kësaj bote dhe ka me vete vetëm qefinin
3- Tavafi – ecja apo vrapimi rreth qabes shtatë herë. Kjo bëhet më së paku 4 herë nga shtatë ecje. Dhe qëllimi i këtij adhurimi është: përngjajshmëria me melaqet në veprimet e tyre të cilat bëjnë Tavaf në qaben tjetër që gjendet në qiellën e shtatë. Haxhiu aq sevap fiton gjatë tavafit, sa që melaqet nuk mund të arrijnë ta shkruajnë gjithë atë sevap.
4- Vrapimi në Safa dhe Merva – vend afër Qabes – Këtu përkujtohet vrapimi i gruas së pejgamberit Ibrahimit a.s. me të birin e saj Ismailin për të gjetur ujë për foshnjen e saj, ku pastaj Zoti e shpërbleu për durimin e saj me ujin e zemzemit.
5- Qëndrimi në Kodrën e arafatit – Simbolika e këtij qëndrimi është se këtu është vendi ekskluziv për pranimin e pendimeve dhe lutjeve, e nëse besimtari aty bënë pendim – tewbe – dhe më parë ka kërkuar falje nga të tjerët për gabimet ndaj tyre, pranimi i pendimit është i sigurtë dhe i falen të gjitha mëkatet. Mëkati i parë që mund ta e bëjë besimtari pas këtij pendimi është nëse dyshon në pranimin e pendimit të tij.
Gjithashtu simbolizon ditën e kijametit ku të gjithë njerëzit aty kanë një qëllim, një veshje dhe janë të barabartë.
6- Gjuajtja e shejtanit me gurë – Me anë të këtij veprimi njeriu i shpallë luftë dhe armiqësi të përhershme djallit dhe nuk do t’ia bëjë atij qejfin kurrë.
7- Prerja e Kurbanit – Pas të gjitha veprimeve me sukses, njeriu meriton të manifestojë dhe atë duke përgatitur ushqim për vete dhe duke i ushqyer të varfërit, dhe këtë e bënë në shenjë falënderimi Zotit për mundësinë që i dha atij për këto të mira.
Dhe disa veprime të tjera që kryhen por janë më pak obligative.

Prej veprimeve që i bën haxhiu gjatë haxhit, është vizita në Medine, xhaminë dha varrin e Pejgamberit Muhamedit a.s.
Kjo vizitë nuk është pjesë e haxhit, por është një veprim për të cilin Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush më viziton pas vdekjes time, është sikur të më ket vizituar gjatë jetës time”.
Nga kjo kuptohet se haxhiu me këtë mund ta merr gradën e sahabeve.

Gjatë haxhit kryhet edhe Umreh,, e cila kryhet gjatë kohës së haxhit por edhe jashtë kohës së haxhit.
Umreh,, nënkupton vizitë përshëndetëse Qabes me disa veprime që i përngjajnë veprimeve të haxhit.
Veprimet e Umres janë: Veshja e Ihramit, Tavafi, Vrapimi mes Safasë dhe Mervas, dhe Prerja e flokëve.
Veprimet e Umres kryhen brenda një dite.

Mr. Ragmi Destani