SHPËRNDAJE

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, është shprehur tejet i pakënaqur me rastet e humbura ndaj Arsenalt.

Chelsea kishte raste të shumta deri në momentin kur pranoi gol, atëherë kur edhe u ndez takimi në Emirates për një dramë e cila përfundoi vetem me rezultat 2-2.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe gjithnjë është kështu kur luajmë ndaj tyre, gjithmonë kërkohet përkushtim i madh”.

“Ishte zhgënjyese sepse ne është dashur që të mos pranonim gol, por reaguam mirë”.

“Ne patëm aq shumë raste në pjesë të parë, por ishte ndeshje e mirë e futbollit”, potencoi belgu.

Hazard shtoi se nuk ka nevojë të ketë dilema për punën e penaltisë.

Sipas tij penaltia ishte dhe ekzistoi kontakti fizik pasi edhe ai edhe Bellerini luftuan për topin.

/presheva.com/