SHPËRNDAJE

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se baza e programit të bujqësisë është agrobiznesi.


Ai ka thënë se kur e ka marrë drejtimin e komunës e kishte gjetur atë me 300 mijë euro dhe ka arrit ta rrisë në dy milionë për subvencione në bujqësi.

“Industria e përpunimit të ushqimit po zhvillohet”.

“Planifikojmë rritjen e vendeve të punës me trend për çdo vit”, ka thënë Haziri në Magazina Lokale.

Më tej ai ka folur edhe për projektin e autostradës për Gjilan.

“Nëse qeveria e ka votuar me shumicë dhe komisioni i buxhetit e ka miratuar me shumicë, atëherë e keni prek projektin e autostradës. Autostrada ka impakt regjional i afron shqiptarët e Kosovës Juglindore që i afron me korridorin e kombit”, ka thënë ai.

“32 % e popullsisë së Gjilanit jetojnë në Evropë. Ata meritojnë që të kenë qasje më të lehtë”.

Ai më tej ka thënë se ka siguruar të gjitha mjetet për projektet e reja dhe të vetmet mjete që kanë mbetur të sigurohen janë ato për impiantin e ujërave të zeza.