SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

Haziri ka theksuar se pa LDK-në nuk ka marrëveshje e as përfundim të bisedimeve.

“S’ka mundësi me pas as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet.

Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë”, ka shkruar ai në Facebook.

Veseli, kishte kritikuar partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje, të cilat sipas tij nuk po bëhen pjesë e dialogut me Serbinë, me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet.