SHPËRNDAJE

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetari i LDK-së nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ai ka thënë se në raport me Luginën është bërë padrejtësi historike, të cilën Kosova duhet të bëjë përpjekje maksimale ta zgjidhë.

Po ashtu Hziri ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kjo ide e tij, për asnjë çmim, e pavarësisht qëndrimit zyrtar që mban LDK-ja e Isa Mustafës, sot përballë kësaj çështje.

“Kjo është padrejtësi që iu është bërë shqiptarëve atje duke mbetur nën Serbi dhe Kosova e ka për borxh të bëjë përpjekje maksimale për t’ua zgjidhur problemin. Dallimet që sot ekzistojnë në Kosovë rreth kësaj çështje bëhen kryesisht për inate politike”, tha Haziri, për Pista.