SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Republikës së Kosovës, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë problem.

Këto komente, Haziri i ka bërë sot në konferencën “Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj”, të organizuar nga SHKMT “Jehona” me seli në Zvicër.

“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vet politik dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka te drejtë askush me e lanë anash e as me e injoru këtë problem”, ka thënë Haziri, përcjell lajmi.net.