SHPËRNDAJE

Helmi i gjarprit mund të vrasë me shpejtësi tumoret e kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë, pohojnë shkencëtarët. Por gjetja e dozës së saktë është si ‘të kërkosh ar’.

Një ekip biologësh në Universitetin e Kolorados Veriore janë duke provuar helmin toksik të qindra gjarpërinjëve në kërkimin e një kure për kancerin.

Ata thonë se ka mundësi të jetë terapeutike kundër sëmundjeve të njeriut pas kryerjes së hulumtimeve paraprake mbi qelizat kancerogjene të rritura në laborator.

Helmi i gjarprit është shumë toksik, dhe një kafshim i vetëm mund të vrasë në çast, transmetonIndeksonline.

Shkencëtarët pranojnë se përdorimi i helmit për të shkatërruar vetëm qelizat e kancerit pa qenë fatale për njerëzit do të jetë një sfidë.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën, dhe zbulimi për ilaçe të reja po vazhdon.

Helmi i gjarprit, ilaçet popullore të përdorura me shekuj, është bërë një interes për disa shkencëtarë sepse përmban një mori proteinash dhe kimikatesh.

“Captopril”, një ilaç i përdorur për presionin e lartë të gjakut, u krijua bazuar në strukturën e një peptidi të izoluar nga helmi i gjarprit.