SHPËRNDAJE

Heroi i luftës Colin Thackery ka fituar  ‘Britain’s Got Talent 2019’.

89-vjeçari, i cili shërbeu në ushtri për 25 vjet, në fillim fitoj zemrat e adhuruesve kur ai mori pjesë në audicion me këngën “We’ll Meet Again” si një përkujtim për gruan e tij të ndjerë, Joan, me të cilën ai u martua në vitin 1950 para se të dërgohet në Kore.

Pasi mbërriti deri në finalen e së dielës, Colin u shpall fitues i shfaqjes nga Ant & Dec, pensionisti i Chelsea mbeti ‘i habitur’ me lajme.

“Kam mbetur pa fjalë për ndryshim, faleminderit shumë, të gjithë ju, të gjithë mbështetjen që kam pasur.”

Më parë në shfaqje ai deklaroi se ai mund të ‘vdesë i lumtur’ në qoftë se ai fitoi shfaqjen.

Colin tha: “Kam shërbyer për për mbretëreshën 25 vjet, të këndoj para saj do të ishte një ëndërr e vërtetë”.

Pas interpretimit të tij të ‘Love Changes Everything’ më herët në mbrëmje, gjykatësja Amanda Holden u shfaq për të parashikuar rezultatin, duke komentuar: “Ju jeni të pamposhtur. Ju jeni një zotëri, unë ju respektoj, ju më inspironi, të gjithë ju duan.

Colin kishte marrë mbështetjen e të gjitha moshave që nga fillimi i spektaklit.