SHPËRNDAJE

Komuna e Medvegjës shumë shpejt pritet të bëhet me një muze etnografik i cili do ta prezantojë historinë dhe etnokulturën e banorëve shqiptarë të asaj ane.

Muzeu do të ketë qendrën në Tupallë të Medvegjës dhe do të quhet Muzeu etnografik “Brahim Curri”.

Objekti i muzeut është gati dhe ai do të hapet sapo të kompletohet me artefaktet e nevojshme për funksionim. Ideatori dhe financuesi i këtij muzeu Muharrem Salihu, nga kjo komunë, ka thënë për portalin preshevacom se qëllimi i hapjes së këtij muzeu është për të ruajtur historinë dhe trashëgiminë kulturore të kësaj ane.

“Qëllimi i themelimit të këtij muzeu është thjesht ta kujtojmë të kaluarën dhe historinë tonë të dhimbshme, në mënyrë që të evitojmë përsëritjen e saj”, thot Salihu. Ai tha se për funksionimin sa më të mirë të këtij muzeu pret edhe ndihmën nga institucionet e trashëgimisë në Kosovë dhe Shqipëri.

Pak kohë më parë hapësirat e këtijë muzeu i ka vizituar edhe skulptori preshevarë që jeton dhe vepron në Kalabri të Italisë, Hevzi Nuhiu i cili ka shprehur gadishmëri e tijë për të ndihuar këtë muze.

Në takimin me ideatorin Salihu ai ka konfirmuar se do të sigurojë veshjen kombëtare arbëreshe nga zonat e Kalabrisë.

Vlen të përmendet se në periudhën në vijim përmes asociacioneve dhe shoqërisë civile po realizohen takime dhe konsulta të përbashkëta me Tiranën dhe Prishtinën për të siguruar edhe veshjet e tjera kombëtare si nga Çamëria, Labëria, zonat e Kosovës dhe nga trevat shqiptare në Mal të Zi./presheva.com/