SHPËRNDAJE

Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi ka shënuar ditën e saj. Me këtë rast u bë edhe hapja e ekspozitës me 17 veprat e skulptorit preshevarë që jeton dhe vepron në Kalabri, Hevzi Nuhiu.

Veprat e tija të gdhendura në gur e dru ishin vendosur në hollin e bibliotekës Mehmet Jusufi në Preshevë.

Nikoqiri i këtijë evenimenti kulturorë, drejtori i bibliotekës, Reshat Neziri në fjalën e tijë përshëndetëse foli për punën që bën biblioteka dhe për prioritetet që do ti kenë vitin vijues.

Neziri ka përgëzuar skulptorin Nuhiu për punën e tijë artistike që bën ku njëherit ka ndarë mirënjohje në shenjë falemderimi për prezanrimin dinjitoz që na e bën neve preshevarëve kudo që shkon me veprat e tija në skulpturë.

Në këtë manifestim janë lexuar edhe komentet dhe kritikat artistike që janë bërë për veprat e Hevzi Nuhiut nga emra rë njohur të elitës shqiptare dhe asaj italiane. Për ekspozitën në natyrë dhe veprat me të cilat e bëjnë të veçantë skulptorin tonë ka folur edhe gazetarja Arditë Behluli e cila përcjell në vazhdimësi punën e skulptorit si në Itali dhe vendet ballkanike.

Sipas tyre Hevzi Nuhiu na bënë krenarë të gjithëve sepse përmes veprave të tija arstistike ai rifreskon memoriet e tona duke na sjellur gjenezën e të parëve tanë, historinë, të kaluarën, të bukurën që na rrethon e që na frymëzon për të ecur përpara.

Mysafirët prezent ishin të mahnitur me veprat e skulptorit Hevzi Nuhiu.Në këtë eveniment të ftuar ishin dashamir të artit, krijues letrarë dhe mysafirë institucional.

Po këtë ditë u promovua edhe romani me titull Përsëri mars e autores Albina Idrizi.

Për librin foli kryetari i shoqatës së shkrimtarëve Feniks, Bilall Maliqi.

Poashtu botimin e librit e përshëndetën edhe shkrimtarë të tjerë prezent duke uruar autoren që të na sjelle edhe libra të tjerë./presheva.com/