SHPËRNDAJE

Me rastin e promovimit të monografisë të krijuesit Hevzi Nuhiu, përgaditur nga autori Gjulio Palanxhe, i cili para ca kohësh është botuar, e ku është përfshirë jeta dhe vepra e artistit Nuhiu ka dhënë vlerësim profesional edhe Prof. Dr. Hivzi Muharremi, Kritik dhe teoreticient i artit.

Skulptori, Hevzi Nuhiu i takon brezit të mesëm të artistëve pamor, ku jeton dhe vepron në Itali në San Demetreo Corone. 500 km. larg qytetit të Kozencës. Krahinë ku sot prania e ngulmimeve arbrëshe është më e madhja në Itali. Që nga mosha fëmijërore ka treguar interesim ndaj artit dhe gjithnjë deri me sot është aktiv me krijimtarinë e tij skulpturale. Lindi në vitin 1956 në Preshevë, ku e kreu shkollimin fillor dhe atë te mesëm-gjimnazin. Ndërsa Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Akademinë e Shkupit.

Është pjesmarrës në shumë ekspozita si në ato personale, poashtu edhe kolektive brenda dhe jashtë vendit. Me disa prej tyre ai ka ekspozuar përkrah artistëve të mirënjohur si: Gutusso, Ibrahim Kodra, Spatari, Rinocoti etj. Për artin e tij kanë shkruar shumë kritik, artist, letrar sinë Kosovë ashtu edhe në Itali. Është laureat i disa shpërblimeve si : “Premio Calabria Produce” me 1990, Cmimi Ndërkombëtar “Skanderbeg” më 1993, dorëzuar nga kardinal Tonini Esilio në ceremoninë e organizuar në Sallën e Pinakotekës së Kampidolios.

Sipas autorit Gjulio monografia është konceptuar përmes 6 kapitujve:

Të ndryshme

Intrigantet

Prezentet

Forma e vëllime

Fekondimi Ditet

Në kapitulin e parë “Të ndryshme”, autori Nuhiu kryesisht i trajton imazhet nga zhanret e ndryshme artistike, duke filluar nga fusha e muzikës-baletit kombëtar, figurave në pozime nudo nërelievinstruktural të drurit me një elegancë të ritmit muzikor, mandej vazhdon me kompozimet “Nëna me fëmiun”, me lojën ekstravagande të figurave grupore në sipërfaqen njëdimensionale relievore të strukturës së drurit, në portretet e shumta ekspresivo-surreale e deri të format abstrakte të kompozimeve të kapitullit, -të ndryshme.

NË kapitullin “Intrigantet”, kryesisht shpërfaqet fryma abstrakte e formave dhe implementimi i elementit të ngjyrës, e cila i bëhet pjesë përbërse e kompozimit, vecanërisht të relieveve nga cikli “Varriacionet”.

Ngjarjet, imazhet në këtë fazëekskluzivisht trajtohen nga nënqielli shqiptar. Në kapitullin e tretë të titulluar: “Prezentet”, krijuesi Hevzi Nuhiu bënë një kthesë të dukshme në opusin e tij krijues. Nga trajtimi i figurave relievore në hapësirën kompozicionale, kalon në trajtim të figurave gjithnjë nudo në pozita të nduarnduarta dhe materiale të ndryshme për sendërtim të këtyre veprave. Figurat gjithnjë e vazhdojnë rrugëtimin drejtë abstrakcionit me një ngërthim të brendshëm psikologjik dhe të optimizmit për praninë e tyre në këto hapësira të trevave iliro-pellazge.

Në kapitullin e katërt “Forma e Vëllime”, kompozimet gjithnjë e më shumë arrijnë një shtegtim të plotë drejtë lirizmit dhe avansimit që nga portretet e deri të format kompozicionale-abstrakte, në një hapësirë tredimensionale kunë disa vepra figura nudo vetëm evokohet, ndërsa realizimi i imazheve dhe përmbajtjeve figurale e përfiton elementin e ri të vëllimit që ndikon në shpërfaqjen e tredimensionalitetit skulptural-kompozicional.

Në kapitullin e pestë“Fekondimi”, nëtërësi i ndërrohet qasja rreth realizimit të veprave skulpturale.Padyshim, është një lartësim si në aspektin përmbajtësor po ashtu edhe kreativ. Është shumë më inventiv dhe i paperseritshëm sinë skalitje të materialit të drurit, mermerit apo në modelim të formave kompozicionale e që, padyshim, kulmon në fazën e fundit tëkrijimtarisë së titulluar “Ditet”në prezantim të “duo” të figurave në skalitje të materialit të drurit.

Në fund do thënë se monografia në aspektin metodologjik është një botim gjithëpërfshirës duke filluar nga hyrja e deri te citimet e autorëve të ndryshëm të cilët e kanë përcjell zhvillimin e krijimtarisë artistike të autorit, krijuesit Hevzi Nuhiut.

Me respekt,

Prof. Dr. Hivzi Muharremi, Kritik dhe teoreticient i artit.