SHPËRNDAJE

Heynckes pret ndeshje të madhe nga Lewy në “Santiago Bernabeu” kundër Realit.
Robert Lewandowski nuk është aspak në formë. Ai nuk shënon në Champions League për katër ndeshje me radhë, për çka edhe është vërshuar nga kritikat.

Por, trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, thotë se Lewa ka mbështetjen e tij të plotë, duke ia rikujtuar Realit se është ai që iu ka shënuar katër gola në një ndeshje dhe ka eliminuar ekipin e Jose Mourinhos në vitin 2013 nga Championsi kur ishte pjesë e Borussia Dortmundit.

“Lewandowski e ka mbështetjen time të plotë. Çdo sulmues ka faza në të cilat nuk mund të shënojë gola. Por, mos harroni, ai ka shënuar katër gola kundër Realit me Dortmundin kështu që askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër”, u shpreh Heynckes.