SHPËRNDAJE

Gonzalo Higuain nuk është penduar aspak për vendimin që mori për t’u larguar nga Reali I Madridit. Sulmuesi argjentinas, I cili u ble nga Napoli për 40 milionë Euro u shpreh shumë I kënaqur me eksperiencën e re në “San Paolo”.

“Cdo ditë që kalon jam edhe më krenar për vendimin që mora. Jam shumë I kënaqur me jetën dhe njerëzit në qytetit tim të ri. Te Napoli jo vetëm që shënoj gola, por jap asiste për shokët e skuadrës si krijoj shumë hapësira në zonën kundërshtare. Besoj se kështu po kontribuoj për fitimin e titullit.”

Më pas një mesazh I argjentinasit për tifozët madrilenë.

“Në “Santiago Bernabeu” kurrë nuk e kanë thirrur në kor emrin tim, ndërsa në “San Paolo” në cdo ndeshje buçet emri im me një fuqi të pabesueshme”.

Një arsye më shumë në përshtatjen e shpejtë me fanellën e Napolit është pa dyshim prania në stol e Rafa Benitez.

“Ideja e Benitezit për lojën është edhe e imja. Luaj i gëzuar dhe bashkëpunoj shumë me pjesën tjetër të ekipit. Synojmë më shumë portën kundërshtare sesa të mbrojmë tonën”.

Higuain e mbyll prononcimin e tij duke deklaruar se nuk ishte Maradona ai që e bindi për të pranuar ofertën e Napolit, pasi vendimi ishte I tij dhe për këtë ndihet shumë I lumtur.