SHPËRNDAJE

kishe pyetur, zotrote, si erdhi deri te ndarja e Aidës nga Fadili. Këtë ngjarje e kam prekur edhe një herë më parë, por mungesa e kohës dhe konsideratat që kam për natyrën e skenës epike,më detyruan ta veçoj nga ngjarjet tjera dhe t’ i kthehem më vonë. Mos harro se, duke shkruar për komeditë, tragjeditë e dramat që luheshin dyzet vjet më herët, unë jam i shtrënguar të ndjek një rend të caktuar kronologjik; përndryshe, egziston mundësia që brumi i këtij rrëfimi të derdhet si lava e një vullkani që s’ njeh shtigje apo gardhe.

Që komuniteti ynë do të copëtohej në sekte e tarafe, e dija me kohë. Synimet që na ndanin nga njëri tjetri ishin më të fortë se ato që na bashkonin. Ne flisnim shqip, kishim respekt për normat fetare e morale që kishim trashëguar nga të parët, por ishim rritur në treva të ndryshme dhe solidariteti ynë ishte i natyrës së prapë: resnjarët mbaheshin me resnjarë, kosovarët me kosovarë, turqelinjtë me turqelinj, pijanecët me pijanecë, kumarxhinjtë me kumarxhinj dhe serbofilët me serbë, kroatë e maqedonas.

Pas zhgënjimit që kishim përjetuar në Odense,mosmarrëveshjet, nënvleftësimet dhe përbuzjet u thelluan edhe më shumë.Ajo s’ dukej në pamjen e jashtme, por ziente nga brenda.Tani kishim hyrë në dhjetordhe ditët ishin të zymta, herë-herë pa asnjë rreze dielli, ndërsa netët ishin të gjata e të përshtatshme për çaj rusi.Për ta nënvizuar pakënaqësinë e tyre kundrejt Sami Dashit, që kishte bërë çmos të na siguronte një klub zyrtar e jo privat, jugofilët,tani të nxitur edhe nga Selman Patoku, filluan t’ i shmangen lokalit dhe të mblidhen nëpër shtëpitë private. I pari që filloi mekëtë praktikë antishqiptare ishte Ibrahim Cfilaka. Ai kishte edhe dy vëllezër tjerë në Malme, si dhe disa kushërinj e kushërira të martuar meAçikgjozëe Turqisë. Më në fund, simpatizerët e shokut Tito vendosën t’ i shtrëngonin radhët dhe në vazhdën e asaj ndërmarrjejei futën edhe disa nopranë që s’ kishin as idenë më të vogël për çka bëhej fjalë. Ne tjerët, që rregullisht e hapnim ”Shkollën e pasditës” s’ kishim opcion tjetër pos të mblidhemi në zyrën e seksionit ”Shote Galica” dhe t’ i afronim shqiptarët e Kosovës me emigrantët e Shqipërisë, muhaxhirët e Turqisë dhe të gjithë tjerët që ishin përkrahës të një shoqate të pavarur shqiptare. Ishte dhe një taraf i tretë që as donte kulturë, as donte Shqipëri, as donte identitet kombëtar. Anëtarët e tij ishin të lodhur nga jeta dhe s’ kishin ideal më të lartë se t’ i thenin gjunjët prapa hoxhë Kadriut dhe një ditë të pushonin n’ atë lëndinën e pasheshuar që ua kishte siguruar Nevzati përtej ”Murit Kinez”.

Unë jetoja gjithnjë në Lund. Edhe pse punën e kisha në Malme, çdo mëngjes e çdo mbrëmje duhej ta merja trenin lokal.Zakonisht ai ishte plot e përplot me studentë e nëpunës që shkonin ose ktheheshin nga institucionet e tyre. Tani që rrugët ishin veshur me drita dhe shitoret ishin mbushur me mallëra egzotike, të gjithë hynin e dilnin nga treni me qese në duar. Mjerisht, dhjetori vazhdonte të jetë i ngrysur, thuase donte t’ i pasqyronte ethet e para të një krizeekonomike, e cila s’ dukej vetëm në rënien e vlerës monetare, por edhe në xhepat e zbrazët të qytetarëve suedezë. Sa herë që kisha ndonjë punë në Postën lokale, duhej të zbrisja nën urë dhe të merja ashensorin që ngjitej në Qendër. Sapo dilja përballë qoshkut të Qenanit – një shqiptar ky nga fshatrat e Resnës – para meje çfaqej një radhë e gjatë njerëzish që prisnin para Arkës së Sigurimit dhe i dorëzonin dëftesat e papunësisë. Ata tjerët, gjegjësisht ”punëtorëve e inkuadruar në botën e jashtme”, për të cilët kujdesej Zyra e Mirëqenies Sociale, rrinin në Epa dhe pinin kafe. Më në fund, socialdemokratia e kishte përjetuar një disfatë elektorale dhe po i lëpinte plagët e dyfytyrsisë së vet.

Si rëndom, pjesën më të madhe të kohës së lirë e kaloja në zyrën e Seksionit të Rinisë, ku kishim kostumet kombëtare, instrumentet, si dhe adminstratën e Shoqatës. Tani që Ditën e Flamurit e kishim kremtuar me miqët e Shoqatës së Miqësisë,mua më prisnin me dhjetra punë, të cilat sa ishin të rëndësishme, aq edhe banale.Paraditet i kaloja në shkollë, duke i ndihmuar ata fakirët e vegjël shqiptarëmegjuhën suedishte, matematikë, dituri natyre e dituri shoqërie, ndërsa pasditet i kaloja në lokalin që kishim huazuar nga zonja Bauth për t’ i aktivizuar ata që s’ kishin ku thenin qafën, pos në supermarketin Epa. Këtë punë, ç’ është e drejta, duhej ta bënin vetë prindërit e fëmijve, por ata shtireshin se janë të pashkollë dhe s’ dinin si t’i ndihmonin fëmijët e tyre.

Të përditshmet ishin plot me lajme të trishta.Mbretëresha Alije al Hussein, bashkëshortja e dashur e Hysenit të Jordanisë, u shtrua në një spital të Anglisë.Me sa duket, ai xhuxhi donte përsëri të martohej me ndonjë bukuroshe arabe dhe Alija, që ishte femër e qytetëruar dhe kishte studjuar në shkollat më të mira angleze e amerikane, e ndiente veten të poshtruar. Përndryshe, asaj s’ i mungonte gjë dhe ishte e respektuar për meritat personale. Duke qenë se mbreti kishte edhe dy gra tjera ligjore,njëra princeshë arabe dhe tjetra nëpunëse angleze, shtypi suedezi njoftonte lexuesit e vet se froni i atij shteti të rreckosur arab shumë shpejt do të qëndronte në dispozicionin e një bukuroshe tjetër angleze apo amerikane. Kishte edhe lajme tjera, porardhacakët jugosllavëpak mërziteshin për dyzetvjetorin e mbretit Harald apo grevat që zhvilloheshin në Kairo. Në pritje të kohëve më të mira, shumica e republikanëve suedezë kërkonin një debat rreth rolit të Karlit të Gjashtëmbëdhjetë.Këtë herë erdhi deri te ai debatii shquar që u zhvillua në parlamentin suedez,me ç’ rast shumica e deputetëve deklaruan se ishin për ruajtjen e monarkisë, ndërsa dhjetë përqind ishin kundër.

Papritmas ia behën dhe shirat. Ato na izoluan edhe më shumë prej njëri tjetrit dhe e vetmja mënyrë për të komunikuar ishte kur flisnim në telefon. Sipas lajmeve që merja nga Bahrija,motrat gra kishin prerë e kishin qepur funde,pantallone, këmisha të bardha e shami të kuqe për fëmijët dhe mateshin ta përfundonin kursin e rrobaqepsisë.Por si do bënin vitin tjetër?Drejtoratit Shtetëror s’ na kishte premtuar gjë. Në pamundësi të bëja më shumë, i premtova ta shkruaj një lutje të re dhe të kërkoj vazhdimin e atij aktiviteti. Përndryshe, marrëdhëniet e mia me burrat ishin bërllok.Gjatë ternéut të Danimarkës e kisha parë se jo vetëm Ajet Abdyl Latifi, por dhe Ismet Xhela, Bahri Zujferri, Fadil Cfilaka, Hajdar Reçi e disa anëtarë tjerë të kryesisë kishin dalë nga binarët e Shoqatës. Kjo, mbase, ishte arsyeja pse i shmangeshim njëri tjetrit, me shpresa se plaga që na kish hapur ai “pijaneci i Kallkandásë” do të mbyllej gjatë Krishtlindjeve dhe ne, n’ agun e vitit tjetër, përsëri do të afroheshim me njëri tjetrin. Sipas fjalëve të Arsimit, Ismet Xhela ishte penduar dhe s’ kishte sy të më dilte përpara.Tani ai ishte angazhuar me mish e me shpirt t’ ua mësonte pianon kroatëve të vegjël. Mjerisht, falë paraveqë mirte prej tyre, Ismet Xhela kishte filluar të pinte dhe sa herë që fliste me Arsimin, ishte tapë.Ai s’ dukej i lumtur dhe, për të qenë e keqja më e madhe, gruan e kishte me barrë.

Në njërën nga ato ditë më ranë vesh se Nevzati kishte ndërmend të themelonte një klub futbollistik dhe ai do të quhej “Prespa Birlik”. Tani ai ishte si pula në grurë,sepse këshilli i Kishave të Pavaruara i kishte miratuar një shumë prej 110.000 kronash për veprimtari fetare.Më në fund, edhe Kuvendi komunal kishte filluar ta merte më seriozishtdhe i kishte rekomanduar një truall që gjendej përballë hipodromit të Malmes.Është e vërtetë se trualli kushtonte dhjetëfish më shumë se ndihma e miratuar për veprimtari fetare, por qerrja kishluajtur nga vendi dhe një arkitekt danez kishte filluar nga puna. Ai qeni kishte kërkuar 100 000 korona për ta bërë projektin e xhamisë, por Nevzati – si përfaqsues dhe firmosës i Bashkësisë– ia kishte shtuar edhe vetes një shumë të madhe. Ai kishte mësuar nga çifuti Ahmet Kjel Magnusson, që bashkëjetonte me një të krishterë afgane, se më mirë ishte të merrej me fese ta mbushte Malmen me kokainë dhe kurrë të mos e bënte gjumin rehat.Këtu mundej t’ i ngatërronte paratë e veta me ato të Bashkësisë dhe të fitonte trefish, katërfish më shumë, për pa i rënë në gjurmë as Policia, as Zyra Tatimore. Fjala vjen, ai poatë vit i kishte huazuar Bashkësisë 25 000 korona dhe ata lekë i kishte deklaruar si “dhuratë”, por me të ardhur ndihma e Kishave të Pavaruara,i nxori të gjitha nga kontoja, edhe ate, me kamatë. Dhe pse të mos i nxirte?Ata karbaleshët resnjarë mendonin se ai ishte hajvan dhe do t’ i financonte projektet e tyre me bukën e gojës, por gabohenshin. Aq i ngathët s’ ishte Nevzati.Që nga dita kur Bashkësia Islameishte pranuar si anëtare e Kishave të Pavarura, ai e kishte blerë një dosje të trashë dhe shkruante çdo çerek ore që harxhonte për besimtarët myslimanë.Njëherë s’ ndiente nevojë tapërmendte borxhin që ia kishin myslimanët, por do vinte dita kur do t’ ua qepte buzët me gjilpërë duhani.

Herë pas herëlakonte edhe në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira. Krejt në kundërshtim me epokën kur përpiqej t’ ua mbushte syrin atyre hardallëve të Izbishtit, tani vishte rroba më të rehatshme.Me sa duket, pas romances së gjatë me kandidaten Lena, e shoqja ia kishte futur këmbët në një këpucë. Ajo ishte suedezedhegjykatësit i kishte vendas, ndërsa Nevzati s’ ishte veçse një kokëtul shqiptar me biografi të leckosur. E dinte aimirë se, potë donte Silvia, do ta nxirte fyshek nga vilaqë kishte ndërtuar me lekë të morfinës. E dinte ai poashtu se, po të donte Silvia,do ta detyronte të paguante alimentacion për tre fëmijët që kishin bashkë.Kjo s’ ishte zgjidhje e mirëdhe,për ta mbytur hilenë me pambuk, ai e kish ulur kokën e ishte kthyer në stelën e vjetër. S’ bëhej kiameti semerte një pushim të vogël dhe propagandën ia lente Alixhanit, vëllaut të madh, dhe Zarifit, mikut të tij.

Nevzatiishte njeri praktik.Pa marrëparasysh se ç’ thoshin ata qyqanët e Gajres apo Bellacërkës, ai përpiqej për bukën e tij. Lokalin që ia kishte besuar Zarifit e paguante me lekët e Bashkësisë Islame.Qiranë tjetër, të cilën iakishte premtuar Zyra e Mirëqenies Sociale për pleqët që s’ kishin ku rrinin,e lente në konton e fondit të Qendrës Islamike që gjithnjë ishte vetëm letër.Asmiku i tij, Zarif Kranja,s’ ishte i humbur.Në bodrumin e një klubi futbollistik që egzistonte vetëm në kokën e Nevzat Shakiroskit, resnjarët mundeshin të pinin kafe dhe tëhanin byrekë të ngrohtë.Çdo të premte, para se të shkonin në xhami, ata ia dorëzonin Zarifit një grusht me para. Zarifi I ndante ato para në dy pjesë: njërën ia jepte Omer Lutfiut, imamit të ardhur nga Kopenhaga,ndërsa tjetrën ia dorëzonte Alixhanit, që funkciononte si kryetar i”fondit” për Qendrën Islamike. Për të qenë një shtet i lirë, demokratik dhe pa korrupcion, Suedia ishte eldorado.Ai ishte kryetar, sekretar dhe arkatar i dy organizatave. Ai i mbante çelsat e kutisë postale, ai mbante vulën e Bashkësisë Islame dhe ai kishte të drejtën e firmosjes.Çdo qindarkë që hynte në konto ai mundej ta nxirte pa ndërhyrjen e askujt. Kjo s’ do të ndodhte sikur prespanët të mos ishin prespanë.Por ata ishin njerëz të urtë dhe s’ e kishin zakon ta poshtronin njeriun që përpiqej për të mirën e tyre. Përderisa kryetari ua kishte sjellë maketën e një xhamie  dhebënte çmos për ta paguar truallin e saj, ata s’ kishin arsye ta shqetësonin me pyetje të kota. Tek se kishte dalë në ballë të asaj fushate, ai dinte ç’ bënte dhe prespanët duhej ta ndihmonin si myslimanë – e jo si armiq – të fesë islame.

Në javën e kreshmeve të dyta u martuan edhe motrat Terzia.Prindërit e tyre ishin nga Elbasani, por ato vetë ishin rritur në Ohër.Tani që Arza, njëra nga motrat, ishte martuar në Malme, ato kishin ardhur të çmalleshin me të dhe, eventualisht, ta provonin fatin e tyre.Si Lejla, ashtu dhe Zana, ishin elegante, kishin mbaruar një shkollë gjimnazialedhe kishin qenë aktiviste të dalluara të Shoqatës ”Kliment Ohridski”; mjerisht, duke qenë se ishin shqiptare,s’ kishin mundësi ta vazhdonin shkollimin.Zana, më e vogla nga motrat, vinte shpesh herënë Shkollën e pasditës për t’ i marrë mbesat dhe, herë pas here, kuvendonte me ne.As ajo, as motra më e madhe, s’ kishin ardhmëri në një vendbanim të cilin bullgarët e Maqedonisë e kishin marrë falas nga shqiptarët.Por fati rritet nën hien e të Madhit Zot. Ai s’ varet nga lidhja farefisnore, fustanet e shtrenjtë, kushërinjtë e largët apo vendet e panjohura. Përkundrazi, herë pas here,ate që s’ e bën tezja, axha apo burri i motrës, e bën rastësia.

Tre muaj më parë, deri sa po sorollatesha nëpër Rusengord dhe prisja nxënësit e mi nga Kosova, në klubin e Shoqatës ”Vëllazërimi” erdhën dy të rinj,të cilët, me ndihmën e dajës së tyre, ishin punësuar në ”Plotman” dhe ”Kockums”.Si të rinj që ishin,ata kishin dalë të pinin kafe me Sami Dashin, të cilin e kishin edhe bashkëvendas. Asnjëri s’ kishte ndonjë idé të saktë mbi proporcionet e qytetit Malme apo numrin e lagjeve të saj. Aq më pak dinin se dyqind metra më tutje, në po atë pallat ku gjendej klubi i ”Vëllazërimit”, jetonin edhe dy vajza të bukura, që shpesh herëkalonin atejpari.Ato s’ kishin të ardhura,por parazitonin nga lekët që ua jepte Arza, kur i dërgonte të blenin ndonjë qumësht, kos apo majë të kafes.

Një pasdite, deri sa po nxitoja në drejtim të klubit, m’ u kujtua gjyshja Azize dhe vendosa t’ ia bëj një surprizë. Më pëlqente shqipja e saj e pastër dhe mënyra si i formulonte mendimet. Mos tjetër, ajo ishte plakë dhe s’ dinte gjë për Shoqatën e Miqësisë apo telashet që kisha përjetuar ca kohë më parë. Sikur ndieja nevojë t’ i harroja ato që na kishin ndodhur në Odense.

Ngjita shkallët përpjetë dhe mora më të majtë. Duke kaluar pranë dritares,vura re se Gjyshja s’ ishte e vetme, por tani ishte vonë dhe s’ mundesha të kthehem prapa. I rash ziles dhe ndjeva një siklet të lehtë që po i shkoja në një vakt kur kishte ”mysafirë” te shtëpia. Fatlumnisht, ajo që ma hapi derën ishte Zana, motra më e vogël e zonjës Arza.

” Po ti ç’ bën këtu,” e pyeta me sy të habitur. ”Mos do t’ ia vjedhësh Gjyshes Azize zanatin?”

” Eh, ajo është pus dhe s’ të dëfton gjë,” tha Zanaduke e hapur gojën vesh më vesh.

” Mospo vij në kohë të papërshtashme,” i pëshpërita. Gjithnjë i gatshëm të ikja prapa.

” Jo, jo. Po pi çaj me Lejlën,” ma ktheu. ”Hyni brenda, se s’ ka jabanxhinj.”

” Vetëm nja dhjetë minuta,” u arsyetova unë.

Gjyshja Azize ishte si zamabaku në ujë. Ashtu e vogël, me flokë të krehur nën shami, këmishë të bardhë e çitjane të zeza, kishte hedhur një batani mbi supe dhe po dëftonte mbi rininë e saj në brigjet e Gjolit të Madh. Lejla ishte më e madhe se Zana, por në fytyrën e saj kishte diçka tejet të njomë shqiptare. Diçka që kisha parë para se të ballafaqohesha me rrezet e diellit.

” Kam ardhur të ma rregullosh ditën,” i thash duke ia puthur dorën dhe duke ia vënë në prehër një qese me sheqerka belge.

Ajo më shpoi me sytë e saj dhe më ftoi të ulem.

” Ty të lumshin këmbët,po s’ kam si ta zbukuroj ditën,” ma priti me zë të lartë. ” Unës’ kam shkuar në shkollën e atyre karagjozëve që therren me thika dhe nxjerrin flakë nga goja. Unë di të shikoj në kafe dhe të dëftoj nëse ke ndonjë rrugë e gjatë.”

” Jo, faleminderit,” ia ktheva. ” S’ka shumë kohë që jam kthyer nga Danimarka. Ani, si ke qenëme shëndet? Si po ja çon?”

” Të them se jam mirë, nuk jam,” tha Gjyshja, duke më prekur me një shikim të largët, të papranishëm. ” Të them se jam keq, nuk jam.”Kam rritur katër kurva dhe të gjithave ua kam larë bythën me ujë të ngrohtë, po sot po jetoj si qyqe.Është e vërtetë se kjo shtëpi s’ ka të sharë, po unë po bie e po ngrihempa më pyetur njeri qysh jam gdhirë.Po jeton Azizja në një burg që s’ ka zaptie dhe, të mos ishin këto shtrigat që vijnë e ma bëjnë një çaj, do të ngordhja nga mërzia.Mba mend fjalët e plakës, se do të duhen një ditë… Njeriu yt s’ është për të qenë, se pret vdekjen tënde që ta zaptojë shtëpinëdhe t’ i therrë delet e babait… Ndërsa i huaji të bëhet shok edhe vëlla…Po zotrote si ke qenë?”

” Mirë, falemnderit, mirë,” ia ktheva me zë të butë. Dhe për t’ iu shmangur temave të palezeçme,vazhdovamë tutje. ” Po dëgjoj se t’ u kanë shtuar klientët…”

“ Po nxjerr ngapak, po nxjerr,”e pranoi plaka.“ Tani s’ po vijnë vetëm shqiptarkat… Po vijnë greket, jugosllavet, rumunet dhe turqeleshat e Danimarkës… Dhe të gjitha po më sjellin nga pak… Bereqaversën… Vezë,stofëra, triko, pandofla, çokollata…Unë çokollatat i dua shumë, se kam mbetur pa dhëmbë, po tani m’ u kanë neveritur.Aq shumë po më sjellin këto resnelikat, sa po matem ta hap një dyqan e t’ ua shes arabëve.”

“ Pse jo,” e nguca.“ Podeshte, bëhemi ortakë dhe hapim një dyqan sëbashku. Zotrote hedh fall, unë shes çokollata. Mjerisht, edhe ajo dardhë ka bisht, se duhet të punësojmë dikë që na bën çaj, duhet të paguajmë tatime dhe duhet të kemi avokat. Leri pastaj ata të Mirëqenies Sociale, që do ta presin asistencën…”

” As që vjen në pyetje,” deklaroi plaka. ” Me ata jam shumë e kënaqur… Ua bëftë Zoti bruz, se më kanë dhënë një shtëpi që s’ e ka patur as Ismet Pasha. Ti s’ e di, po unë rroj me çaj mali dhe gjithë natën shkoj në banjo… Atje ku isha, çohesha vakt e pa vakt dhe ua nxirja gjumin të tjerëve… Këtu jam rehat… Ça do të pish, çaj apo kafe?”

” Kamardhur për kafe,” i thash.

Ajo e preku Lejlën me bastun.

” Çou dhe na bëj dy kafe,” e urdhëroi plaka.

Lejla ngeci në pragun e derës.

” Si e doni kafen, suedeze apo turke?” më pyeti.

” Për mua turke, motër, se suedezet më kanë mbirë në bark,” i thash.” Gjyshës bëja si ta dojë.”

” Edhe unë e pi turke,” tha gjyshjaduke e hapur kutinë e cigareve. ” Po njihesh me këto goca apo kjo është hera e parë,” më pyeti.

” Me Zanën jam parë në shkollë,” i shpjegova.“ Për Lejlën kisha dëgjuar, por s’ e kam takuar deri sot.”

“ Të dyja janë të rralla, po një Zot e di si e kanë fatin,” tha gjyshja duke më spërkatur me një shikim të papranishëm.” Erdhën budallaçkat për një muajdhe mbetën për jetë. Inshallah marrin burra të mirë, se zor është të jetosh në kurbet. Mos bën vaki t’ i njohësh burrat e tyre?”

Jo, s’ i njihja.Ndryshe nga ”punëtorët e inkuadruar në botën e jashtme”, që gjithë ditën endeshin nëpër Qendër dhe ia dinin njëri tjetrit zorrët e barkut, unë s’ merja ndihmë nga Zyra Sociale, që t’ i njihja të gjithë.Rusengordi s’ ishte lagje autentike e Suedisë Jugore, por një elaborat ku duhej të hynin kryekuq e kryetrashë e kryezinj të racave të ndryshme, të cilët më së mbrami duhej të dilnin kryebardhë dhe të flisnin suedisht. As e dija mecilët ishin fejuar, as i njihja ata djem nga afër. Por kjo s’ më pengoi t’ i pyesja.

” Unë jam parë me Zanën, po kjo s’ më ka thënë gjë,” i thash plakës. “ Po si quhen ata fatbardhë që do të martohen me to?Ku janë me shtëpi?”

Zana embuloi fytyrën me dorë dhe uli kokën.

” Bezbeli do t’ i njohësh, se ata po e njohin Sami abin, shokun e zotrote,” tha ajo. ” Avdushi, ai që do martohet me mua, ka zënë punë në Plotman, ndërsa Nebiu punon në Kockums. Janë nipër të Çajanëve dhe kanë ardhur para nesh në Suedi.”

Aha. Tani e kisha të qartë.

“ Ajo që thua, qëndron. Mjerisht, s’ di më tepër se aq,” i thash Zanës.“ Unë i kam takuar në klubin e Shoqatës dhe më kanë qerasur me kafe, por s’ më kanë dëftuar për fejesën tuaj. Mbase s’ po bëj mirë që po ju uroj para kohe, po zemra ma do të jeni të lumtur e të trashigohi me djem e me vajza e me nipër e me mbesa. Aq më tepër që jeni nga Shqipëria dhe po lidheni me Gjakun tuaj.”

“ Shumë faleminderit,” thanë të dyja.

Lejla na solli kafet dhe, pasi vuri filxhanat mbi tavolinë, më dëftoi se të gjithë resnjarët flisnin mirë për Shoqatën “Vëllazërimi”. Ato, madje, disa here ishin matur të vinin e të vallëzonin me Grupin e Këngëve e Valleve, por duke qenë se asnjëri nga burrat s’ I mernin grate me vedi, edhe ato kishin çuar dorë nga dëshira e tyre.

“ Dhe s’ kishte si të vinim, se sapo ishim fejuar dhe burrat do të na ndanin pa u marrë,” shtoi ajo. “ Vërtet keq, po kështu jemi ne, myslimanët. S’ i lëshojmë gratë nëpër shoqata.”

Ajo kishte të drejtë, po unë s’ isha i gatshëm të pajtohem. Ne, kosovarët, ishim më liberal dhe më pak të ngarkuar se shqiptarët e Maqedonisë.

“ Jo të gjithë kosovarët mendojnë si resnjarët e turqellinjtë,” i thash. “ Shqiptarët e Kosovës kanë filluar të emancipohen. Gratë e tyre janë takuar javë për javë dhe kanë qepur këmisha, funde, shamia e flamuj të popullit shqiptar.Pse s’ merrni kontakt me Xheljanen e t’ i bashkangjiteni?”

Zana e tundi kokën në shenjë dëshpërimi.

” Tani është vonë,” tha me keqardhje. ” Nga java e ardhshme fillon një taksiratiri. Ne duhet të lajmë, të fshijmë, të pjekim kafe e të presim mysafirë.”

” Ke të drejtë,” i thash dhe brofa në këmbë. ”Sidoqoftë, unë ju dëshiroj lumturi e mbarësi në jetë dhe faleminderit për kafen.”

Nuk jam i sigurtë se cilën ditë filloi dasma e motrave Terzia, sa veta ishin të ftuar dhe ku e bënë dasmën, por e marr me mend se dasma e tyre s’ ka qenë e bujshme si tjerat, edhe ate, për dy arsye: si Avdushi, ashtu dhe Nebiu, sapo kishin ardhur në Suedi dhe s’ kishin ndonjë shoqëri të madhe. Me përjashtim të dajallarëve, që iu shmangeshin “punëtorëve të inkuadruar” ata s’ kishin shokë të tjerë pos Sami Dashit,Emin Abdiut dhe dy tre shqiptarëve tjerë.

Pak ditë pas asaj dasme,qytetit i hipi një jorgan i trashë mjegulle dhe unë, kundër dëshirës time, harrova se egzistonte dielli. Çdo ditë ikja dhe kthehesha menatë. Ndonjë punë e hajrit s’ më priste, sepse dhjetori, që nga kreshmja e parë e deri te kreshmja e katërtë, është organikisht i lidhur metema fetare, por aktivitetet e pasditës vazhdonin si rëndomt. Jo vetëm ne, të mëdhenjtë, por edhe fëmijët, që ishim femijë, ndienin nevojë të shiheshim n’ atë bodrumin tonë dhe të këndonim e vallëzonim sëbashku.

Një pasdite të tillë, deri sa po i prisja fëmijët në lëndinën e veshur me gjethe të mështeknave,para syve m’ u çfaqën dy burra të njohur: hoxhë Kadriu dhe Fadil Cfilaka.Si rëndom, Kadriu kishte veshur kostumin e tij ngjyrë livando dhe, ndonëse djal i ri, dukej i lodhur dhe plakur para kohe, ndërsa Fadili ishteakull , thua se sapo kishte dalë nga Këshillit krahinor. Edhe atë ditë, si çdo ditë që vinte me të shoqen, ai e kishte veshur një xhaketë të errët me vija, pantallonte gri, kollaretë kuqe dhe një palë mokasina ngjyrë vishnje. I pari, me një feste të bardhë në kokë, seç i dëftonte Fadilit, por fytyra e këtij tjetrit s’ dinte të qeshej. Ai dukej i vrarë, i trishtuar, dhe për ato dhjetë e sa ditë që s’ e kisha parë, kishte rënë shumë në peshë. Nga sytë e tij shpërthente një dëshpërim i ftohtë si faqja e akullit.

Unë ia zgjata Nazmijes çelësat dhe e luta të shkonte brenda. S’ isha i prirur të kuvendonim para saj.

” Shyqyr që të ra ndër mend se jam gjallë,” i thash Kadriut prej sëlargu. ” E ke lënë shpirtin peng te Nevzat Dallanguzi dhe kurrë s’ po të bie ndër mend të kalosh këtejpari.”

” Qebesa, ke të drejtë,” e pranoi hoxha duke vënë dorën në zemër. ” Ani qysh ke qenë? A po të lodhin këta zogjët e malit?”

” Këto i ka jeta,” i thash dhe e mora ngrykë. Pastaj ia zgjata dorën Fadilit. ” Po ti, o Fadil Cfilaka? Si ke qenë? Si i ke të shtëpisë?”

” Mirë, o mirë,” ma ktheu ai. Atij s’ i pëlqeu vendi ku kishim ndenjur dhe, për t’ ua lëshuar rrugën fëmijve, më hoqi nën degët e një vadhëze të zhveshur nga gjethet. Pastaj, pasi pa që fëmijët u zhdukën brenda, e nxori kutinë e cigareve dhe ma dha një përgjigje që ishte poaq e shkurtër sa vdekja. “ Çdo gjë mori fund, o vëllau im. Çdo gjë mori fund…”

Kjo s’ ishte e vërtetë.S’ guxonte të jetë e vërtetë.

“ Qysh… Mori fund,” e pyeta pa të keq, me një trastë gurësh në fyt. “Ju jeni prindër… Jeni shqiptarë… Dhe duhet të mbahi me njëri tjetrin?”

“ Çdo gjë mori fund,” tha Fadili, këtë herë me një këmbëngulje të theksuar.” Ajo që ishte gruaja ime ka ikur në shtëpinë e një qeni italian dhe po jeton me të… Mua ma kishte shtruar ndryshe… Donte të ndahej gjoja sepse kishte nevojë për studime por,brenda kohës, e kish gjetur Italianindhe i kish zhgarkuar rrobat në picerinë e tij… Se harrova të them… Ai qeni jeton në Halmstad, ka një piceri dhe është i ndarë nga e shoqja… Mashkull ideal për një rrugaçe si kjo e imja, që s’ ka parë tjetër veçse kampe të refugjatëve…”

Bënte ftohtë dhe unë, pjesërisht nga ato që m’ i tha Fadili, dhe pjesërisht nga ato që s’ i kuptoja si duhet, ndjeva një acar të mprehtë në gjoks.

“ Kjo s’ është normale,” i thash. “ Ju keni vënë kurorë, keni një fëmijë sëbashku dhe jeni një gjak. Këto s’ duhet të shkilen aq lehtë…”

“ Asaj s’ i ha palla për atë punë,” ma ktheu ai.“Ajo është arapkë dhe do të martohet me të. Se t’ ishte suedeze, do të kalonte ca kohë dhe do të pendohej pastaj, por kjo do të martohet. Ndryshe,s’ e lente banesën,mobiljet dhe peshqeshet që na kanë falë miqët e farefisi. Të gjitha i ka lënë për atë mutin italian.”

Hoxha Kadriue tundi kokën si fidane e sapombjellë.

” Hej, Allahu ia theftë qafën,” mallkoi ai. ” Po si s’ i vjen keq për djalin e ngratë, mor burrë,” tha duke e nxjerë një psherëtimë nga gjoksi.

Fadilit iu mbushën sytë me lotë.

“ S’ i hëngri palla për të,” tha nëpër dhëmbë. ” S’ka një javë që i dola para, i kërkova falje, e luta të flasim si njerëz, po kot. Mirë që e paske kuptuar gabimin tënd, më tha, se këtu e tutje s’ kam pse flas me ty… Kam folur pastaj edhe me Asimin, babanë e saj,dhe ai – për hatër të djalit – e ka lutur si Shën Mërinë, po s’ kishte vesh për të. Veshët e saj janë hapur vetëm për ate që e ka futur në krevat dhe po ia mbush çiften me saçma…”

Asnjëri s’ i gjenim fjalët që na duheshin. Kadriu, që kishte jetuar gjatë kohë në Kuvejt, e kishte vështirë t’ i mbërthente ndjenjat e asaj femre që gjoja ishte myslimane.Unë, pra, edhe pse s’ e artikulloja habinë me zë të lartë, s’ e kuptoja dashurinë e Fadil Cfilakës. Me sa mend priste që e shoqja, sikur t’ ishte suedeze, do shkërmoqej me një tjetër dhe pastaj do t’ i shkonte prapa? Shumë më i arsyeshëm më dukej qëndrimi i ish zonjës së tij.

” El hiqmirilah,” tha Kadriu.” E paska zemrën të forte.”

Fadili e ndezi një cigare të re.

” Mori fund,” thaai. “ Tek se ka hyrë me një tjetër në krevat, çdo gjë ka marrë fund. Herën e fundit e kisha edhe Gentin me vete. E prita para shkollës, i kërkova falje, e luta të ketë mëshirë për djalin, por ajo, në vend se ta miklonte me dorë, më turr si ulkonjë.A je ti shqiptar, më tha.Ku e ke krenarinë kombëtare? Unë jam grua e huaj tani. Me sa mend po ma sjell djalin, kur e di që po jetoj me një tjetër? Pse s’ shkon n’ Kosovëdhe ta gjesh një grua? Një grua që të respekton e të do ma shumë se unë?”

” A bash ashtu të tha,” u habit Kadriu.

” Bash qashtu, qebesa.Pa pikë e pa presje.”

Ajo i kishte thënë edhe më shumë, po Fadili s’ kishte forca të na dëftonte. Shi për atë arsye edhe neve na kishin ngecur fjalët në grykë të gurmazit.

“ Po tani qysh do t’ ia bësh?” e pyeta.

“ Do të vij në Malme,” tha ai.“ Këtu kam kushërinjtë dhe Genti do ta ketë më lehtë…Ja, sa dolëm nga zyra e atyre të Banesave Komunale…Shkrova një kontratë me ta… Mjerisht, shtëpia që ma dhanë s’ do të lirohet para janarit,ndërsa unë kam plaçka dhe dua të vij sa më parë. Mund ta marrësh me mend…Jo Krishtlindjet, jo festa e Vitit të Ri, jo kremtja e Ujit të Ftohtë, po gjithëçka po më shkon në nerva…”

Ai s’ e mbaroi fjalinë, se i kërceu Kadriu në fjalë.

” Ma bëj hallall, po vetë i kam fajet,” tha hoxha, duke m’ u drejtuar mua. ” Ky njeri është në hall… Deri dje kishte një grua, kishte një shtëpi dhe kishte bekimin e të Madhit Zot… Po tani ia do puna të shpërngulet nga Halmstadi, edhe ate, një orë e më parë, që ta lë djalin këtu dhe të shkojë në Kosovë…  Po plaçkat, ama, duhet t’ i përplasë diku, se s’ lihen nëpër banesa të huaja. Për ate kemi ardhur te ti. Mos bën vaki të ket ndonjë dhomë ku mund t’ i vëmë plaçkat e këtij mikut?”

U mendova pak. Atë lokal s’ ma kishte lënë babai dhe mbaja përgjegjësi për mirëqenien e tij. Megjithate, Fadili ishte në hall dhe unë s’ mundesha ta leja në baltë.

” Më duket se ka,” i thash Kadriut.“ Këtu janë tetë salla dhe nja tri prej tyre janë plot me karrige, tavolina, dërrasa të bardha e mjete tjera mësimore. Ne mund t’ i mbledhim plaçkat në njëklasë– dhe aty e çova zërin – por s’ marr përgjegjësi nëse dikush e then dritaren dhe ia vjedh të gjitha. Mos sillni gjëra me vlerë, se nukkompenzon njeri. Kjo është një shkollë e dalë nga funkcioni dhe askujt s’ i dhimbsen bankat që ka brënda.”

Ai s’ dukej aq i shqetësuar.

“ S’ ka gjë,” tha Fadili.“ Edhe nëse m’ i vjedhin, s’ bëhet kiameti. Mua m’ është shembur shtëpia dhe, prapëseprap,jam gjallë; jo më nëse ma vjedhin një kolltuk apo karrige të kuzhinës. Mbasi paska vend, do t’i sjell palçkat një sahat e më parë, se pastaj duhet të shkoj në Kosovë.E pata një grua gjysmëshqiptare dhe, ndoshta për fajin tim, s’ u bëra rehat.Tani duhet ta gjej një tjetër, se s’ jetohet me xhelozi. Zgjidhje tjetër nuk kam…”

” Ikme zemër të bardhë, se gjithçka bëhet mirë,” i thash.

 

( vazhdon )

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi