SHPËRNDAJE

Kampioni i trefishtë i Formula 1, legjendar Niki Lauda, vdiq të martën në moshën 71-vjeçare.

Austriaku kaloi momentet e fundit të jetës me bashkëshorten e tij të dashur, Birgit Wetzinger.

Edhe pse kurrë nuk i pëlqente të zbulonte detaje rreth jetës private në publik, ai dikur u zbuloi gazetarëve se si ajo i kishte shpëtuar jetën në vitin 2005.

Ish-piloti i garave me vetura të shpejta ishte në lidhje romance me stjuardesën e avio-kompanisë që vetë e themeloi, Air Luada. Ajo ishte atëherë vetëm 26 vjeçare gjersa Niki kishte plotë 56 vite. Megjithëse ishte periudhë e shkurtër kur ishin njoftuar, ajo vendosi t’i dhuronte veshkën e saj.

Gjegjësisht, transplantimi i mëparshëm i organeve dështoi. Në vitin 1997, vëllai Florian i dhuroi atij një veshkë, por trupi i tij e hodhi poshtë. Lauda zbuloi se djali i Lucas po bënte teste, por doli se ai nuk mund të ishte një donator dhe pastaj e dashura e tij, Brigit i ofroi ndihmë.

“Brigit tha se do të bënte testin, kështu që e pyeta përse dhe ajo u përgjigj sepse donte ta bënte këtë. I thashë asaj se sapo kishim filluar lidhjen dhe nuk desha të sakrifikonte kaq shumë për mua. Por, veshka e saj ishte ideale për transplantim”, zbuloi një herë në Lauda.

Brigite nuk ishte e frikësuar, ajo thjesht e bëri atë. “Po e bëj për ty sepse unë të dua”, mësohet t’i kishte thënë zeshkania.

Pas disa muaj përgatitjesh, Lauda ishte lutur që transplatimi të ishte i suksesshëm pasi që ishte i frikësuar. Ai u lehtësua kur gjithçka shkoi mirë.

Në vitin 2008, Lauda dhe Brigit u martuan në një ceremoni sekrete në Vjenë. Vetëm miqtë më të afërt dhe anëtarët e familjes morën pjesë në dasmë. Nga martesa e lumtur, çift mori ka dy fëmijë, binjakët Mia dhe Max.