|
Historia
mësohet për t'u mos përseritur më kurrë
Procesi gjyqësor i shekullit që po mbahet aktualisht
në Hagë, fillon një etapë të re në
të Drejten Ndërkombëtare. Protagonist kryesor në
ketë gjyq është i akuzuari Slobodan Milosheviq,
kryekriminel dhe ish president serb dhe jugosllav. Milosheviqi
është shumë i përzgjedhuri, i cili me të
ardhur në pushtet në vitin 86 ( të shekullit të
kaluar) së pari në nivel të Serbisë e më
vonë dhe të Jugosllavisë arriti të jetë
shembull eklatant , si një individ, me perpikëri mbeshtetet
në platformen që duhet realizuar me çdo kusht.
Ajo qka është interesant për shqiptaret ( e pse
jo edhe për Bashkesinë Ndërkombëtare) është
se ky njeri ishte vetëm një figurë shahu në
tërë atë lojë qindvjeqare të luftës
antishqiptare të udhehequr në formë institucionale
nga (pu)shteti Serb.
Prokurorja Carla del Ponte gjatë leximit të aktakuzes
në formë të qartë e fokuson qështjen
shumë komplekse të këtij gjykimi.Ajo akuzon Milosheviqin
për krijimin e Serbisë së Madhe të bazuar
në Memorandumin famkeq të ASHAS-së. Pra në
Hagë me të drejtë gjykohet një politikë
shfarosëse dhe hegjemoniste antishqiptare , e udhëhequr
dhe orkestruar mirë nga shteti Serb.Aktakuza e lexuar me
ketë rast, është udhërrefyese për shumë
deshmitarë se ku duhet përqendruar qështja gjatë
dëshmive në ketë tribunal nderkombëtar. Nuk
është aspak e rastit pse ky proces gjyqësor është
vleresuar si proces i shekullit.
Doktrina e shejt serbe për asgjesimin dhe dëbimin e
elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që
nga lashtësija, pra që nga momenti i ifiltrimit të
popullit sllav në këto anë, nëshek. XII. Përzënja
e shqiptarve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci u inspirua
nga Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njejtat forma
si pasardhësit e tij, duke masakruar popullaten shqiptare
dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet
e veta, për t'u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo
ide më vonë filloi të institucionalizohet në
qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor
i tyre.
Ilija Garashanin, përgaditi platformen në vepren famkeqe
"Naçertanje", e cila bazohej në programin
e shfarosjës dhe dëbimit ë shqiptarve me dhunë.
Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla, Qubrilloviqi,
Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi, Trajkoviqi, Milosheviqi
këto forma të luftës me shqiptarët etnik të
Kosovës arriten t'i adaptojnë, mvarësisht prej
rjedhave politike në botë, dhe vazhduan etnocidin që
mund të merret si shembull më flagrant i aplikimit të
fashizmit të heshtur që veproj në formë institucionale,
pa ndonjë reagim serioz nga jashtë. Kjo politikë
fashiste dhe shfarosëse
ndaj shqiptarëve, mund të jetë si moster e krimit
të organizuar shtetëror, gjithnjë duke u mbështetur
dhe vepruar në kuadër të institucionit. Urrejtja
patologjike e tyre ndaj një populli të pafajshëm,
e ka gjenezën thellë në shpirtin dhe qenjen e okupatorëve
karpatian.
Nikola P.Iliq në "Oslobodjenje juzne Srbije" shënon
më sa vijon: " Toplica ka pasur 18333 banorë, prej
të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë,
prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër
6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës
ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq
e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë. Sipas autores
Vidosava Nikoliq Stojanoviq ne veprën "Leskovac i oslobodjeni
predeli" faqe 143, thotë : "Leskovci gjerë
në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me
5000 banorë shqiptarë të konfesionit musliman.
Jovan Haxhi Vasiljeviq , jepë të dhënat se:
Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare,
2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. Në Kurshumli
ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe
60 shtëpi romësh.
( "Arnautska Liga", Beograd, 1908, faqe 15 ).
Të gjitha këto vise etnike shqiptare u pastruan nga
elementi jo sllav në format më barbare , çka
fletë edhe citati i Stefan. L. Popoviqit në vepren "Putovanje
po novoj Srbiji": "Derisa familjet shqiptare iknin dhe
tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës
jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran
rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri
te Vranja dhe Kumanova , shiheshin ëmijë të hedhur
dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja
ka qenë tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin
ngadal qerret nëpër borë, sepse saja ka pasë
pak. Disa fëmijë të hudhur, të humbur apo
gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë
të
enjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë
kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies". Akademik
Hajredin Hoxha, në emën e Disertacionit, Lubjanë,
1973, faqe 69, shkruan: "Ekziston lista se vetëm me
rastin e arritjës së ushtrisë serbe dhe malazeze
në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12777
shqiptarë"
Rjedha e kolonizimit të tokave shqiptare me elementin sllav
ne Jugosllavi , vërehet më së miri nga citati në
"Casopis za kulturo“ znanost Lubjanë, 1982, faqe
244 - 249. "Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë
në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua
në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 “
1924 si dhe atyre 1934 “ 1941. Në atë periudhë,
në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë
dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime
të reja sllave. Këto koloni u shpërndanë me
plan dhe sistematikisht në ambientet homogjene shqiptare,
në viset kufitare me Shqipërinë dhe në
pikat strategjike e komunikative të Kosovë. Për
shkak të prezentimit të drejtë të disa të
dhënave shkencore nuk u ribotua vepra e Dr.Millovan Obradoviqit.
( Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë, 1981.).
Aty përshkruhen në
mënyrë të qartë format e kolonizimit, koha
e ardhjës së serbëve dhe malazezve,vendet e kolonizuara
dhe pasuria e konfiskuar e shqiptarëve.Pushtetarët serb,
gjeneratë pas gjenerate, bazoheshin në platformën
e tyre, dhe gradulisht taktikën e tillë të asimilimit
dhe të shfarosjës së shqiptarëve e aplikonin
në të gjitha vendbanimet shqiptare. E gjithë kjo
shkaktonte revoltë dhe paknaqësi te popullata etnike
shqiptare, dhe ata doemos si kundërpëgjegje ishin të
shtyrë të vetëorganizohen në forma të
ndryshme, në mënyrë që të ruajnë
pragun e shtëpisë dhe tokën atnore. Gjithë
kjo trysni në shpirtin dhe qenjen shqiptare kishte në
anën tjeter
si reaksion homogjenizimin e shqiptarëve, sepse e ardhmja
paralajmëronte ditë të zeza për shqipëtaret
, ishte duke u rrezikuar qenja kombëtare. Pra, kombi shqiptar
ishte pre e aspiratave të okupatorve sllav dhe ishte në
rrezik të zhdukej nga faqja e dheut. Hapsira e tyre vinte
duke u ngushtuar për çdo ditë e më tepër.
Nje popull që nuk ka teritor është i denuar të
humbe nga faqja e dheut.
Pa tokë nuk ka komb.
Ky avaz vazhdoi edhe pas luftës së dytë botërore.
Edhe pse J. B. Tito deklarohet se: "zgjedhja e çështjës
kombëtare në Kosovë mund të arrihet vetëm
me formimin e Republikës Shqiptare të lirë dhe
në trojet e veta" ( Vepra e VI, vëllimi i VI, faqe
1 dhe 9, pjesë të shkëputura nga dokumentet e Konferencës
së V-stë, të Partisë komuniste të Jugosllavisë,
të mbajtur prej 19 - 23 tetor 1940, në Dubravë
afër Zagrebit ). Është me rëndësi vitale
të përmendet në këtë kontekst Konferenca
e Bunjajt, e mbajtur në fshatin Bunjaj të Malësisë
së Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë me 2 janar 1944.
Në dokumentin përfundimtar të kësaj Konference
shenohet : "Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit është
një anë, e cila popullohet në pjesën më
të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë,
dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë.
Prandaj, e ndijmë për
detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtetë
në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë
për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e
vetme për t'u bashkuar me Shqipërinë, për
shqipëtaret e Kosovës dhe tëRrafshit të Dukagjinit,
është lufta e përbashkët me popujtë e
tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe
shërbëtorve të tij. Sepse , kjo është
rruga e vetme për të fituar liria, kur të gjithë
popujtë, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë
që të deklarohen rreth fatit të vet, me të
drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje."
Pas Konferencës së Bujanit, sidomos, pas muajit nëntor
të vitit 1944, në prapavi dhe në mënyrë
perfide filloi vazhdimi i realizimit të planeve dhe programeve
serbomëdha të mbretërisë SKS për shfarosjen,
dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve, sidomos shqiptarëve
në Jugosllavi. Në këtë vit Vasa Qubrilloviq
përpiloi dhe ia dorëzoi qeverisësë Jugosllavisë
komuniste dy
programe për likuidimin dhe përzënien e shqiptarëve
nga Jugosllavia. ( Intervistë e Dr. Hakif Bajramit dhënë
Tribunës së Gazetarëve të pavarur të
Kosovës, Dielli nr.4, dt.19.gusht 1990, faqe 8. )
Pas vendosjës së gjendjës së jashtëzakonshme
në shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në
viset tjera të banuara me shqiptarë,
u bë mobilizimi i popullatës shqiptare dhe filloi të
jetësohet tradhëtia historike, kinse po punohet në
frymen e internacionalizmit
proletar, duke bërë masakra dhe vrasje masovike të
shqiptarëve të mobilizuar. Për këtë,
prap i referohemi Dr. Hakif Bajramit, i cili në njejtën
tribunë thotë: "Në bazë të dokumenteve
që ruhen në Beograd ( A. Sh. sekret, raport i
përgjithshëm 1 ( 1 6 1945 ), dhe në bazë të
dokumenteve tjera ( K. D. shkrimet. 93 ( 19-64, K“ 25 ),
ndër të tjera thuhet se në
Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7845 veta;
në Drenicë 4820;
në Tetovë 4100;
në Bihor 3820;
në Prishtinë 3675;
në Pejë 3540;
në Tivar 2629;
në Mitrovicë dhe rrethinë 1450;
në Podujevë 1670;
në Pazar 1410,
në Shkup me rrethinë 1450;
në Ferizaj mbi 1260;
në Prizren 1250;
në Tutin 900;
në Gjakovë 730;
në Gostivar 700;
në Rozhajë 735;
në Plavë dhe Guci 710;
në Rahovec 750;
në Kumanovë 780;
në Preshevë 690;
në Dragash 500;
në Kërqovë 490;
në Ulqin 515;
në Suharekë 320;
në Dubrovnik 120;
në rrugën Kukës - Shkodër 110;
në Trogir 80;
në Vërshac 30 dhe
në Deqan 30 vetë.
Të gjithë këta janë shqiptar të vrarë
gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre dokumenteve, më
1945 u vranë 42165
shqiptarë. Kjo është një gjë e tmerrshme.
Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri me 1912,
nga Toplica, Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janë përzënë
më shumë se 350 mijë veta, po nga kjo dhunë
në periudhën e viteve 1912 - 1914 nga viset e Kosovës
dhe të Maqedonisë për në Turqi janë shpërngulur
120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën
e viteve 1918 - 1941 për në Turqi dhe gjetiu janë
shpërngulur hiq më pak se 240 mijë shqiptarë
ndërkaq, në periudhën e viteve 1945 - 1950, në
vend të shpërnguljes janë vrarë afro 50 mijë
shqiptar, ndërsa , prej viteve 1950 - 1967 (dokumenti
A.V. 41-2-1 /34 - 1945 dhe 1956 dhe 1964) nga Jugosllavia janë
shpërngulur 412 mijë shqiptarë, turq dhe muslimanë.
Dhe kur krejt këtë e komentojmë me një fjali,
mund të përfundojmë se Qubriloviqi e ka "merituar"
dekoratën federative, të cilën e ka nënshkruar
edhe një shqiptar i quajtur Sinan Hasani.
Institucionet më të larta dhe personalitete shtetërore
, ishin ata që ishin drekt të implikuar ne realizimine
këtyre programeve
me përpikëri të madhe, kjo vertetohet nga thënja
në vijim: "Në fillim të prillit 1945, Tito
priti delegacionin e shqiptarëve të Kosovës dhe
të Rrafshit të Dukagjinit, të cilit i prinin Mehmet
Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ai, në këtë pritje shqiptarëve
në mes tjerash iu premtoi se : populli shqiptarë ( pra
edhe Tito, shqiptaret i quante popull - komb, e jo pakicë
kombëtare“ J.B. ), duhet ta dinë se çfarë
Jugosllavie po krijojmë ne dhe se si në këtë
bashkësi të re, e cila na ka kushtuar aq shumë
gjak, do të jetë e barabartë dhe do t'i ketë
të gjitha mundësitë që ta ndërtojnë
dhe zhvillojnë kulturen e vet, t'i ketë shkollat e veta
e ta përparojnë bujqësinë e vet. Populli shqiptarë
do të fitojë në Jugosllavinë e re të
gjitha ato që një popull e bëjnë popull".
Pas një kohe të shkurtër pason ploja tjetër,
citate nga po i njejti autor: "Kuvendi Krahinor i Kosovës,
si organ më i lartë i pëfaqësuesve të
popujve të Kosovës, në Prizren, në mbledhjen
e mbajtur më 8 - 10 korrik 1945, vendosi në formë
të "Rezolutës për aneksimin e Kosovës
me Serbinë federale". Në bazë të listës
së pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ftuar
në Kuvendin e Prizrenit, e cila, për çudi, deri
me tash nuk është publikuar në asnjë vend,
shihet se merrnin pjesë 142 delegatë
dhe mysafirë, edhe pse konsiderojmë se kjo listë
nuk është e plotë. Nga ky dokument, i cili duket
se qëllimisht është heshtur,
del se 33 pjesëmarrës janë shqiptarë, në
mesin e të cilëve nuk gjendet një pjesë e
madhe e delegatëve të Konferencës së Bujanit
( Dr. Jusuf Baraktari, Rilindja e datës 30 qershor 1990,
faqe 11 ).
Premtimi i J.B. Titos, i dhënë në mënyrë
publike dhe zyrtare nuk u mbajtë por përkundrazi: Prej
vitit 1943 e deri më 1946 u vranë, u mbytën, u
masakruan, u burgosen, u plaçkiten dhe u maltretuan në
mënyrat më barbare e më mizore shqiptarët,
sidomos vullnetarët që luftuan kundër armikut,
për t'i çliruar. Ushtria shqiptare, sidomos, vullnetarët,
prej tyre mbi 4500 u vranë nga oficerët dhe ushtarët
e Brigadës së X - të Malazeze - Serbe dhe aty -
këtu maqedonase, të prirë nga Svetozar Vukmanoviq
Tempo. Pastaj, më shumëse 3000 luftëtar janë
vrarë pas shpine e me tradhëti në Drenicë
dhe Llap nga
serbomëdhenjtë të prirë nga Pavle Joviqeviqi,
Dushan Mugosha, Petar Brajeviqi , Ali Shukriu,etj. ( Godisnjak
Arhiva Kosova, knjiga XVIII - XIX ).
Kontinuiteti i dhunës dhe terrorit shtetëror kriminal
vazhdon më tutje, me forma edhe më dinake.
Në fillim të vitit 1951 në vijën e tendencave
unitariste dhe nacionaliste të grupit frakcionist të
Aleksandër Rankoviqit, u
ndërmor aksioni për deklarimin e shqiptarëve, sidomos
nëpër qytete. Pas këtij aksioni, prej 97.954 qytetarëve
që më 1961 u evidencuan si turq, në Jugosllavi,
numri i tyre ( turqve) më 1961 u shtua në 259.536 ose
afro 60 % ( Dr.Hajredin Hoxha: Disertacioni i doktoranaturës,
i mbrojtur në qershor të vitit 1973, në Fakultetin
Filozofik, në Lubjanë) Në Jugosllavi janë
dëbuar për në shkretëtirat e Anadollit mëse
1.000.000 shqiptarë, nga të cilët, vetëm prej
vitit 1953 e këtej
369.000, të ndjekur e të persekutuar nga terrori i UDB-
së të Aleksandër Rankoviqit. ( Akademik, Mark Krasniqi,
Rilindja e datës 2 Qershor 1990.faqe 10 ).
Për etnicitetin e popullit shqiptarë në këto
troje janë shkruar shumë punime ku janë prezentuar
me forcën e argumentit të dhënat shkencore, ku
vertetohet se ilirët janë të parët e shqiptarëve
të sotëm dhe se kanë pasur një shtrirje të
gjërë në gadishullin Ballkanik. Invadimi i elementit
sllav në këto anë shenohet në shek. XII. Ja
se ç'thotë Akademik Mark Krasniqi:
Shkenca ka vëtetuar se me argumente arkeologjike, historike,
linguistike, etnologjike etj. se shqiptarët janë pasardhësit
e drejtëpërdrejtë të ilirëve, të
cilët shtriheshin në pjesën më të madhe
të Ballkanit, madje edhe në përëndim deri
në Istër dhe Veneto ( Itali ). Kështu pra, ne jemi
sot në ato troje ku kanë jetuar të parët tanë
me mijëra vjet pandërprerë. Do të thosha
këtu se shtrirja historike e ilirëve përfshin edhe
një pjesë të Austrisë, Hungarisë, Rumanisë,
Bullgarisë dhe Greqisë. Prandaj, sllavët janë
të vonë bile shumë të vonë në këto
troje, janë okupator me kuptimin e plotë të fjalës.
Historia e Kosovës nuk fillon me Nemanjiqët. Manastiret
ortodokse në Kosovë merren sot si"argumente"
për të treguar "lashtësinë" e popullatës
serbe në këto vise. Por shkenca e mirëfillt dhe
e vërteta historike i hedhë poshtë edhe këto
pretendime, sepse këto manastrire ( kisha ) siç janë
Graçanica ( Prishtinë ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka,
Lenishka, në Prizren ) nuk i ka ndërtuar
kral Millutin Nemanjiqi në shek. XIV, por ato janë aty
shumë më heret, nga koha e sundimit të Bizantit
( Greqisë ) në këto vise, kurse Millutini vetëm
ka bërë në to disa meremetime, shtresa e zbukurime.
Mandej studiuesi serb Pero Sljepçeviqi
shkruan se :"Është vertetuar se nga numri shumë
i madh i kishave të vjetra serbe, emri i të cilave është
shkruar në to serbet nuk kanë pasur fare traditë
të veten as në ndërtimatari, as në artin e
pikturës" ( Rilindja , e datës 2 qershor 1990,
faqe 10 ).
Periudha pas vitit 1981 i takon kohës kur serbet filluan
ti definojnë qartë objektivat e tyre drejtë realizimit
të synimeve dhe qerimit definitiv të hesapeve me shqiptarët
etnik të Kosovës. Nga gjithë ajo çka ndodhi
pas asaj kohe, shihej se në perspektivën e afërt
do të vie gjerë te ndeshja e paevituar serbo - shqiptare.
Burgosjet e aktivistëve politik shqiptarë dhe masat
drakonike që iu shqiptuan atyre gjatë proçeseve
të montuara politike, tregonin se e gjithë Kosova nuk
është asgjë tjetër veq se një kazamat
kolektiv. Paraqitja e Milosheviqit në skenën politike
jugosllave në vitin 1986, dukshëm e
përshpejtojë rjedhën e ngjarjeve.
Deklarata e tij në Fushë Kosovë, "se popullin
serb nuk guxon askush ta rrah", nënkuptonte në
anën tjetër se shqiptarët duhet te rrahen, dhe
atë fare pa mëshirë.Gjithashtu prononcimet e tij
ne manifestimin e Gazimestanit ishin shenje se popujt tjere jo
serb qe jetojne ne Jugosllavi duhet te behen gadi per t'u ballafaquar
me makinerine e tij vrastare,qka edhe u be me vone.
Në fillim të pranverës së vitit 1990, barbarët
serb bënë eksperimentin e parë në shkatërimin
masiv të popullatës shqiptare.
Në Kosovë u helmuan me mijëra të rinjë,
kryesishtë nxënës e në mesin e tyre kishte
edhe foshnje të enteve parashkollore.
Qeveria jugosllave dual me kumtesë zyrtare se në Kosovë
nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: "një inskenim
i pregaditur nga separatistët shqiptarë". Të
helmuarit u quajtën aktorë tëKanës ! Mjekët
serb thyen rëndë kodeksin dhe betimin e Hipokratit duke
refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë.
Si reagim ndaj këtijë raporti, në Zagreb, në
muajin qershor të vitit 1990, u mbajtë simpoziumi me
emër: "KOSOVA, SPROVË E NDËRGJEGJËS MJEKËSORE
". Në atë simpozium muarren pjesë shumë
ekspertë të mjekësisë nga e tërë
Jugosllavia. Nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë
u ftua një numër i madh i mjekëve shqiptarë,
ata prezentuan në mënyrë të denjë, me
mjaftë fakte shkencore , gjithë atë tragjedi që
ndodhi me rininë shqiptare. Nga Beogradi , ekipin prej tre
mjekëve e udhëhoqi Prof. Dr.Ljubomir Eriq, neuropsikiatër
me renome. Në këtë simpozium muarr pjesë edhe
Kryetari i komisionit të
dytë federativ për çështje të helmimeve
në Kosovë. Prof Dr. Dolenc, ekspert i Mjekësisë
Ligjore nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve
të këtij simpoziumi dolën në pah shumë
fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është
kryer një
helmim masiv i popullatës. Prof. Dolenc , i cili vetë
kishte nënshkruar raportin e dytë federativ, në
cilësin e kryetarit të komisionit, në mënyrë
publike u distancua nga ai raport duke u deklaruar se ai u përpilua
në shpejtësi, mbrenda 24 h dhe se kishte pasur presione
që të bëjë një gjë të tillë.
Diskutimi i Prof Dr. Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të
rrallë, u hudhë poshtë, nga se si thoshte ai në
Kosovë kishte induksion psikik masiv dhe se këtij induksioni
i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeqare. Prezentimi i rasteve
të helmimit të foshnjeve 3 - vjeqare nga entet parashkollore
të Kosovës, e detyroi atë të kapitulloi para
forcës së argumentit dhe të tërhiqet i turpëruar
duke belbëzuar : "Moram nesto da smislim" ( Më
duhet të sajoj diçka). Autori i këtyre rreshtave
ishte prezent në këtë simpozium në cilësin
e bashkëorganizatorit dhe anëtarit të kryesisë
së punës.
Argumenti më bindës në këtë simpozium
padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat
, i izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit
e Kosovës, nga ana e Prof Dr. Franjo Plavshiq, biokimist
nga Zagrebi. Këtyre
zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e nje mjeku franzez i cili
tha: "Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë,
gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000
nxënës ( më vonë ky numër u rritë
shumherë, shënim i autorit B.B.) me gaz deri tani të
pa identifikuar". Ky mjek gjatë qëndrimit në
Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike
gjatë analizave që i bëri në dy laborator
të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve
të helmuar nga Kosova. Sipsa tij, "ky krim është
bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët
ushtarak".
Pra ,gjerë në aktin final, kur filloi edhe lufta e
armatosur në Kosovë, në një gjendje aparthejdi
të egër, serbet në mënyrë permanente,
plaçkiten pasuritë e shqiptarve, shkatërruan
ekonominë, shkatërruan vlerat kulturore teshqiptarëve,
ndaluan shkollimin në gjuhën shqipe, dënuan me
mijëra shqiptarë me burg, vranë dhe masakruan numër
të madh të shqiptarëve
Miqëve tanë në botë duhet vazhdimishtë
të iu prezentojmë të dhëna të sakta për
të palarat e barbarëve serb, gjersa brezave të
rinjë të popullit tanë duhet vazhdimishtë
t'ia rikujtojmë historinë e përgjakur , e cila
më nuk guxon kurrsesi të përsëritet. Në
të kundertën, harresa e këtyre fakteve, për
ne shqiptarët do të ketë pasoja fatale. Se si duhet
vepruar kur kombi gjindet në rrezik të shfarosjes më
së miri e ilustron historia e popullit hebre. Ka shumë
ngjajshmëri holokausti hebre me holokaustin shqiptar, me
një dallim, te shqiptarët kjo ndodhi në interval
kohor shumë më të gjatë , afër një
shekull. Të edukojmë brezin e
rinjë që kurr nuk guxon të jetë i pa pregaditur
nga të papariturat e armiqëve të përbetuar
që vazhdimishtë ëndrrojnë për gllabërimin
e tokave shqiptare. Historia të na mësoj për të
mbajtur në mend dhe vepruar (ndoshta jo dhe hakmarrjen )
por jo për të përsëritur gabimet.
Nga e gjithë kjo përvojë e hidhur shekullore,
qartë shifet se kemi pasur një armik të pregaditur
mirë në çdo aspekt. Është punuar shumë
nga ana e armikut serb, sidomos në rrafshin diplomatik, që
para botës të prezentohemi si popull primitiv dhe pa
kultur. Popull që nuk e meriton lirinë dhe shtetin e
vetë. Të gjitha këto, janë bërë
me paramendim në mënyrë që në aktin final
, të mos ketë reagime nga jashtë. E gjithë
ajo makineri propaganduese serbe, dështoi falë forcës
së argumentit. Është iluzore të presim , siç
ndëgjohen disa zëra nga jashtë që të
vie gjerë te demokratizimi i Serbisë, dhe pastaj të
zgjidhet statusi i
ardhëshëm i Kosovës. Statusin e Kosovës e
kane percaktuar vete kosovaret me luften e tyre kunder Goliatit.
Populli serb i manipuluar dhe indoktrinuar, në raport me
shqiptarët , historikisht ka pasur qëndrim subjektiv.
Ky është rezulltat dhe produkt shpirtëror, nga
se prezenca e popullit etnik në trojet e veta, për çdo
okupator është kompleks i
pashëruar. Këtë më së miri e ilustron
fakti se opozita serbe ndodhet në të njejtat frekuenca
me pushtetin aktual serb sa i përketë çështjës
shqiptare. Pas gjitha këtyre masakrave të bëra
ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ende
nuk u dëgjua zëri i arsyes dhe distancimi publik nga
asnjë parti opozitare serbe dhe as nga individ intelektual.
Vlenë të rikujtojmë fjalimin e autorit të
romanit "Thika", liderin e SPO, Vuk Drashkoviq, në
mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 9.09.1990,
të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të
tjera tha: Kur të vijë në pushtet partia ime, secili
që në tokë të Rashkës ngre flamurin turk,
ustash, shqiptar ose cilindo flamur tjetër pos atij serb,
do të mbes pa flamur, pa duar dhe pa kokë. Ky mendim
"demokratik" u përsërit edhe në Fushë
Kosovë, më 29.9.1990. Ne nuk kemi asnjë arsye të
presim apo të gëzohemi
për demokratizimin e Serbisë. Nëse kjo gjë
ndodh ndonjëherë, atëher kjo është e
mirëseradhur për vetë serbet, ne mund të llogararisim
në fqinjësi të mirë.
Ndihma e pakursyer e Bashkësisë Ndërkombëtare
për të realizuar paqen në Kosovë, ishte në
një formë dhe revision i veprimeve të pa drejta
që u bënë dikur gjatë historisë dhe që
e sollën popullin shqiptar në këtë gjendje.
Për këtë ndihmë jemi shumë koshient dhe
mirënjohes. Makineria kolosale ushtarake e Paktit Veriatlantik
dhe lufta vetëmohuese e popullit tanë shporri okupatorin
sllav.
Përkrahja historike e Bashkësisë Ndërkombëtare,
bëri që afro 1 milion shqiptarë të kthehen
sërish në vatrat e tyre . Për fat të mirë,
kësaj radhe nuk u përsërit Nishi, Leskoci, Prokuplja
Nuk u përsërit migrimi i dhunshëm i llojit të
viteve 50-ta.
Serbia, si shtet që bëri invadim mbi këtë
tokë, mban obligimin e dëmshperblimit material dhe moral
për gjithë atë se çfar bëri.
Kriminelet e luftës duhet përgjegjur para drejtësisë.
Enigma e quajtur zhdukje e më se 3000 personave te pafajshem,
dhe tash pas 3 viteve është barrë dhe dhembje e
familjarve të atyre njerezve si dhe mbarë popullit kosovar.
Manipulimet qe bëhen në emër të ardhmërisë
së Kosovës , e të cilat nuk përshkojnë
me synimet e këtij populli, mund të shtyjnë Ballkanin
në tragjedi të dimenzioneve të papara. Bota demokratike
është e interesuar për një Ballkan të
qetë dhe pa trazira. Koha e kolonive agoi në shek. XX,
shekulli i ri duhet të jetë shekull i zgjidhjes se drejte
te qështjes shqiptare.
Dr. Besnik R. BARDHI,
Qershor,2002
|
|