|
Historia
e shkurtër e Preshevës
Treva e Preshevës në
kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca
e Dytë Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën
sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm.
Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e
Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për
t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa
më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto
kështjella ishin kalaja e preshevës si dhe ca të
tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në
shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin
Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek
X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë
Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë
gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek.
XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë
të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin
1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit
të krishterë të përhapur nga romakët.
Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre
trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si
rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia
e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve
nga ana e barbarëve të ardhur nga azia.
Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që
d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th
FUSHA E PURRINJËVE.
Rilindja Kombëtare
Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë
qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë.
S'bashku me bashkëkombasit e vet anëembanë trojeve
shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të
dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e
Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj
pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme
si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e
Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme
të viteve 1908, 1910, 1912 etj.
Arkeologji
Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krojojë
instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë
kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme
për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin
e vet kombëtar. Kështu një ndër këto
me vlerë jashtëzakonisht të madhe është
edhe muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë
muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve
që flasin për kulturën dhe të kaluarën
e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate
që i takojnë kohërave të lashta parahistorike,
në keramikë, armë, filigranologji etj.
Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë
viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia
e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë
gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë
viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian
Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur
edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta).
Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme
që i takojnë periudhave të lashta parahistorike
rreth 3500 vjet p.e.s
Presheva nën sundimin Osman
Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan,
ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit.
Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse
e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë
së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një
pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të
Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica
etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është
fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra
dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë.
P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga
rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer,
malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve
(Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët
e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina
e Leskovcit.
Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të
këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve
të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër
turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e
rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit
dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës
çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen
Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në
Pçinjë ku atje edhe vdiq.
Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme
të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës
të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës,
Bujanocit dhe të Medvegjes.
|
|