|
Kush
ishte Ibrahim Kelmendi?
Pas kapitulimit të ish Jugosllavisë ajo iu nda Gjermanëve
dhe aletaëve të tij. Në këtë ndarje Presheva
me rrethinë iu nda Mbretërisë bullgare. Kjo ndarje
tregoi se trojet shqiptare ndërruen një sundim me tjetrin,
mirëpo popullata e Kosovës Lindore ende kishte në
kujtesë të freskët egërsirat e njeriut por
edhe të tjetrit se ndaj çështjes shqiptare kishin
një qëllim, e ky ishte eksploatimi, shkombtarizimi,
zhvendosja dhe zhdukja fizike.
Duke pasur parasysh momentin historik, popullsia shqipatre e
Preshevës dhe e tërë Kosovës Lindore, në
mënytë të prerë dhe të vendosur, vendosi
të bëjë vetorganizimin në mbrojtjen e trojeve
të veta shekullore dhe në instalimin e pushtetit të
vet origjiner si të drejt historike dhe legjitime. Nga ky
opinion popullsia e kësaj ane, në krye me patriotët
dhe popullatën në përgjithësi, ku I. Kelmendi
zinte vend të shquar, bëri luftë popullore, kombëtre
e çlirimtare, thjesht për liri dhe të drejta
tjera njerëzore, duke mos rrezikuar në asnjërën
mënyrë asnjë popull e komb tjetër. Mu për
këtë, duke u nisur nga ky postulat, autori me plot të
drejtë thotë se lufta e shqipatrëve “është
thjesht kombëtre pa mbështetje në ndonjë politikë,
ideologji, mendim e interes të huaj”. Këtë
luftë të turmave më të gjëra popullore
nuk ka të drejtë kërkush ta quej ndryshe, pos luftë
e shenjtë çlirimtare. Sipas karakterit, mëyrës,
qëllimit, kjo luftë nuk dallohet prej të gjitha
luftërave antifashiste që kanë bërë popujt
tjerë të Evropës. Gjatë luftimeve plotësisht
janë respektuar normat e Konventave ndërkombëtare
që vlejnësot e asaj dite. Kur them këtë mendoj
në trajtimi human e njerëzor ndaj robëve të
luftës, të plagosurve, seksit femëror dhe ndaj
kombeve tjera. Gjatë luftyës shtator- nëntor 1944
shqipëtarët nuk banë kurfarë hakmarrje ndaj
kurrkujt, nuk masakruan kurrkend, as nuk plaçkitën
kurrkend, por iu përmbajtën rregullave të luftës
dhe traditës shqiptare në përgjithësi. Kurse,
pushteti i ri komunist, pior sa erdhi, mënjëherë
ndërrmori aksione të hakmarrjes, masakrimeve të
papërshkruara për botën e civilizuar: në Sopot,
Isauk, Gosponicë, e sidomos në Gjilan që qe bërë
kasaphane e gjallë për popullatën shqiptare të
pafajshme që vetëm donte të jetonte i lirë
në truallin e vet. Nuk e respektuan normat elementare njerëzore
u vranë pa gjyq e gjykim, por me pasione të ulta çnjerëzore.
Në emër të luftimit të kundërshtarëve
të pushtetit të ri, të tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve
të okupatorit fashist, ata çdo dit, pa kurrfarë
procedure gjygjësore ku mundnin dhe mbërrinin vrisnin
shqipëtraë, burgosnin, sekuestronin pasurira të
ndryshme etj.
Kaptina e katërt përmban temat politike, të cilat
janë radhit sipas një kronologjie të kohës,
që bëjnë fjalë mbi ecuritë politike në
jugosllavi e Shqipëri, e në kuadër të tyre
sfidat e popullatës shqiptare në përgjithësi.
Kërkojmë ndjesë nga lexuesit se në disa vende
ka përsëritje të disa shënimeve dhe mendime,
që diku-diku përputhen edhe tekstualisht. Këtëpërsëritje
i kemi lënë për arsyje se punimet janë bërë
në kohë të ndryshme dhe janë publikuar në
gazeta dhe revista të ndryshme, dhe nuk kemi dashur që
punimet e hartuara si tërësi t’i shkaktojmë
për të mos humbur origjinalitetin e punimeve në
fjalë dhe të mos vijmë në kundërshtim
me autorin.
BIOGRAFIA
Ibrahim Kadriu- Kelmendi rrjedh nga një familje qytetare,
intelektuale dhe arsimdashëse. Stërgjyshi Ahmetiishte
hoxhë dhe imam i xhamisë së epërme të
Preshevës, e edhe gjyshi Osmani kishte vazhduar si imam i
të njejtës xhami. Të dytë ishin hoxhallar
mjaft të ngritur, sa që ishin marrë edhe me shkrime.
Gjyshi Osmani kishte dy djem: Sylejmanin dhe Shaipin. Të
dy kishin kryer shkollën fillore. Sylejmani kishte vazhduar
traditën familjare dhe kishte tarshiguar profesionin e imamit
në të njejtën xhami, deri në Manastir. Pas
kryerjes së shkollës së mesme vazhdoi studimet
e drejtësisë në fakultetin juridik (Hukuk-që
ishte hapur më 1845) të Univerzitetit të Stambollit,
të cilat i kreu gjithashtu me sukses. Ai ishte intelektuali
i parë prej krahinës së Preshevës që
mbaroi fakultet. Pas kryerjes së fakultetit, kthehet në
vendlindje dhe me plot sukses ushtroi profesionin e avokatit.
Si avokat ishte i çmuar dhe i respektuar në gjithë
rrethinën e Moravicës. Posedonte njohuri dhe kulturë
të gjërë në çdo pikëpamje, për
këtë fitoi edhe titullin “efendi”.
I ati ishte martuar me Naxhijen- amvise nga Presheva që
rridhte nga një familje qytetare patriarkale nga familja-
mahalla e Budumëve që supozohet se ka ardhur nga Budumi.
Nga jeta bashkëshortore kishin katër djem: Osmani (1901),
Abdulahu(1904), Tefiku (1909) dhe Ibrahimi (1916). Në fillim
të 1916, nga pushteti bullgaro-serb ishte shtrënguar
dhe detyruar që menjëherë brenda natës ta
lërë Preshevën. Duke mos pasur mundësi dhe
kohë të mendohet, ai kishte marrë me vete vetëm
djalin e madh Osmanin, që aso kohe kishte qenë 15 vjeç,
dhe përkohësisht ishte shpërngul në Turqi.
Pas tri vitesh, babë e bir brenda pesë ditësh gjetën
vdekjen, nën rrethana të pa njohura deri sot, pos që
ka supozime se janë të varrosur në _________.
Ibrahim Osmani ka lindur më 16.04.1916. në Prëshevë,
pas tre muaj largimi të jatit ër në Turqi, kështu
që ai kurrë nuk pati mundësi t’a shihte të
jatin dhe të njejë dashurinë dhe kujdesin prindëror.
Sikurse tërë popullata shqipate e asaj kohe që
ishte e pa mbrojtur, e persekutuar dhe e syrgjynosur, edhe familja
e Ibrahimit ishte shtrënguar për t’u shpërngulur
në Turqi. Pasi ishin përgatitur për shpërngulje
kishin shitjen e pasurisë edhe shtëpinë, mirëpo
pas ndryshimeve politike që ishin bërë në
Turqi me ardhjen e Kemal Ataturkut (ndryshimet nhë sferën
e fesë), e sëbashku me djemtë që ishin ende
të mitur, kishin qenjë të detyruar të pezullonin
shpërnguljen për Turqi. Kur kishin parë se ndryshimet
në turqi nuk janë të përkohshme, definitivisht
kishin vendosur të mbesin në vendlindje, domethënë
në vatrat shekullore të të parëve të
vet. Meqenëse kishin shitur tërë pasurinë
e patundshme, përsëri qenë të detyruar që
të bëjnë riblerjen e një pjese të pasurisë
për të filluar jetën normale sikurse të tjerët
në rrethana ekonomike, shoqërore dhe politike që
kanë mbretëruar në ish Jugosllavinë.
Në kohën e ish Jugosllavisë struktura arsimore
e popullatës në përgjithësi ka qenë shumë
e pavolitshme, kurse tek shqipëtarët ka qenë tejet
e pavolitshme. Në kohën e Turqisë osmane ne rrethinën
e Preshevës kishte vetëm shkolla fetare private, kurse
mësim laik thuajse nuk kishte fare. Në vitet e fundit
të Perandorisë turke në Preshevë ishte hapur
një shkollë fillore në gjuhën serbe. Kursepas
konstituimit të Mbretërisë sërbe, kroate dhe
sllovene, pushteti hapi shkolla katërklasëshe në
tërë vendbanimet e mëdha. E këso shkolla në
gjuhën serbe ishin hapur edhe në fshatrat e mëdha
të Preshevës, që aso kohe ishte rreth. Mëimi
në gjuhën amtare të shqipëtarëve, turqëve,
muslimanëve dhe pakicave tjera nuk kishte, sepse pushteti
ishte kundërshtar i rreptë për shkollimin e gjithë
pakicave e sidomkos ndaj shqipatrëve, gjuhës, kulturës
dhe shqiptarëve në përgjithësi. Megjith se
mësimi zhvilohej në gjuhën serbe, tek popullata
shqiptare filloi të zgjohej interesim për shkollim të
miirëfilltë, d.m.th. laik, pos ati fetar. Numri i nxënësve
që vijonin shkolat fillore gjithnjë rritej, por kuptohet
nuk ishte as përafërsisht i nivelit të duhur, sepse
ishte prezente tardita konservatore ndaj arsimimit laik, dhe frika
nga ndikimi i shkollës së huaj; por edhe gjuha serbe
ishte pengesë e madhe, sepse një numër i madh nuk
e njihnin fare gjuhën serbe. Edhe sjelljet diskriminuese
të kuadrit arsimor ndaj shqipatrëve ishin pengesë.
Pasi një numër i të rinjëve shqiptarë
kishte kryer këto shkolla fillore, te një numër
i këtyre nxënësve që mbaruan këtë
cikël u paraqit nevoja dhe interesimi për vazhdimin
e shkollimit të mesëm! Shkollat e mesme ishin të
ralla, kryesisht nëpër qendrat e mëdha, dhe në
gjuhën serbe, d.m.th. për sërbët, kroatët
dhe sllovenët, kurse për shqiptarët, muslimanët,
turqit dhe pakicat tjera nuk mund të bëhej fjalë.
Për shkak të gjendjes shumë diskriminuese ndaj
pakicave kombëtare, instuticioneve ndërkombëtare
vazhdimisht bënin presion tek qeveria e ish Jugosllavisë
që të ndërmerrte hapa konkrete në përmirësimin
e gjendjes së pakicave, sidomos në arsim.
Pas presioneve të vazhdueshme të institucioneve ndërkombëtare
më 28. Prill 1924 Mbreti nxorri Dekretin mbi themelimin e
Medresës së madhe të Mbretit Aleksandër I,
me seli në Shkup (1).
Në aktin e themelimit theksohet se qëllimi kryesor
i kësaj medrese ishte progarmi i ideologjisë serbomadhe
të regjimit te joserbët: mes muslimanëve, shqiptarëve,
turqëve, dhe gjith pjesëtarëve e pakicave tjera
të konfesionit islam. Kjo shkollën ishte një sintëzë
e gjimnazit real modern dhe mësimit teologjik islam. Me themelimin
e saj dëshirohet që aty të zhvillohet ideologjia
nacionale serbe dhe që nxënësit e saj të bëhen
bartës të politikëës serbomadhe dhe shërbyes
të denjë të regjimit.
Ibrahim Osmani pasi e mbaroi shkollën fillore në gjuhën
serbe në Preshevë (1926-1930), menjëherë në
vitin 1930 regjistrohet në Medresen e madhe në fjalë
në Shkup. Shkollën e mesme e mbaroi me sukses dhe në
afat (1938). Në atë kohë Medresea e madhe qe afirmuar
si shkollë me renome, që jipte nxënës të
aftë. Kjo shkollë që ishte menduar aty të
mbretërojë ideologjinë borgjeze serbe, ndodhi e
kundërta. Ajo ishte vatër e shumë rrymave të
ndryshme ideologjike dhe politike si në mes të kuadrit
arsimor, ashtu edhe në mes të nxënësve. Vetëm
një numër i vogël iu përmbajt projekteve të
mjerë të regjimit; një numër i konsiderueshëm
ishin të frymëzuar, nën ndikimin e partisë
komuniste. Në radhën e simpatizuesve të Partisë
komuniste Jugosllave kishte mjaft shqipëtarë (edhe nga
Presheva) që ishin edhe aktivistë të pasionuar.
Ibrahimi nuk ra as nën ndikimin e rrymës shtetërore,
as komuniste, otiqevce e as panislamiste. Edhe ishte preokupuar
me çështjen kombëtare shqipatre. Vazhdimisht
interesohej për problemet dhe sukseset e nxënësve
shqipëtarë. Në orët e korepeticionit që
mbaheshin prej orës 19 deri në ora 21 nxënësit
e klasave të klarta u ndihmonin nxënësve të
klasave të ulta në pavarësimin e materies. Këto
orë Ibrahimi me Adem Selimin-Gllavicën në mënyrë
diskrete i shfrytësonte në mësim e alfabetit shqip,
respektivisht shkrimin dhe leximinshqip(2). I këshilloninshokët
më të ri që korospondencën me familjen ta
mbajnë në gjuhën shqipe. Të gjithë këta
nxënës që kishin mësuar shkrimin dhe leximin
nëpër këto orë të korepeticionit, në
vitin 1941, kur Kosova iu bashkue Shqipërisë ishin inkuadruar
si nëpunës të shtetit të parë shqiptar
të formuar në Kosovë.
Pas kryerjes së Medresesë në vitin 1938 u regjistrua
në Universitetin e Beogradit- degën e historisë.
Bvitin e parë e kreu në Shkup, vitin e dytë dhe
të tretë në Beogard, kurse semestrin e VII në
Perugji të Italisë dhe tetin në Zagreb ku u diplomue
në shtator të vitit 1942.
Gjatë shkollimit, ai gjithnjë kishte treguar interesim
dhe dëshirë për leximin e librave të fushave
të ndryshme. Paranë e fundit e shfrytëzonte për
blerjen e librave. Shpesh kishte bërë edhe punë
fizike për të blerë libra, ose mjete tjera të
mësimit. Si student kishte pasur dy maqina shkrimi. Kështu
kishte krijuar bibliotekë personale mjaft të pasur.
Pushteti komunist i Jugosllavisë në vitin 1945, në
dy rastet e bastisjes tërë bibliotekën e kishin
plaçkitur dhe sekuestrue.
Pas mbarimit të studentëve Ibrahim Osmani Kelmendi
( prej atëherë e ndërron mbiemrin në Kelmendi),
më 01.11.1942, punësohet në Shkollën Normale-
Dega licceale “Sami Frashëri” në Prishtinë
si profesor i historisë. Falë aftësisë dhe
rezultateve shumë të mira në punë, që
në vitin 1943 emërohet zavendës drejtori i Shkollës
Normale “Sami Frashëri në prishtinë dhe rektor
i Konviktit të të njejtës shkollë.
Me bindje ishte antifashist (3), dhe si i tillë ishte zgjedhur
kryetar i Rinisë së Ballit Kombëtar të Kosovës.
Bashkë me drejtorin Ahmet Gashin, ashtu si i përket
udhëheqësit të shkollave për ruajtjen e integritetit
të shkollës dhe kujdesi prindor në mbrojtjen e
jetës së nxënësve, duke rrezikuar edhe veten,
energjikisht intervenoi tek gjermanët për shpëtimin
e nxënësve, pavarsisht nga bindja dhe përcaktimi
politik i tyre, nga arrestimi, që mund të çonte
në internim, e ndoshta likuidim fizik. Ishte anëtaraktiv
i kreut më të ngushtë të Komitetit të
Intelektualëve të Lidhjes së dytë të
Prizrenit, dhe si i tillë qe caktuar për këshilltar
të Komitetit të rinisë nacionaliste shqiptare.
Ishte në organin drejtues të Komitetit demokratik Shqiptar.
Pas paralajmërimit të tërheqjes të okupatorit
bullgar nga Presheva, në gusht të vitit 1944 kthehet
në Preshevë dhe merr organizimin dhe drejtimin e operacioneve
për mbrojtjen e territoreve të Kosovës lindore
prej forcave partizane serbo-maqedonase etj. Ishte anëtarë
i Shtabit të Zonës së IV të Mrojtjes kombëtare
të Kosovës. Kur Kosova lindore qe marrë prej partizanëve
serbo-maqedonas e tjerë, ai i mbeti besnik idealeve të
veta, besnik dhe i paluhatshëm njësive vullnetare që
kishin zgjedhur vdekjen më parë se jetën nën
robëri të Jugosllavisë. Së bashku me Mulla
Idrizin, Adem Gllavicën dhe Luan Gashin, drejtëpërsdrejti
me pushkë në dorë mori pjesë aktive në
të gjitha përleshjet në Anamoravë, ferizaj,
Gjilan, Malësi të Preshevës e Drenicë me forcat
partizane.
Kur u pa se lufta ishte e pashpresë, vendosi të braktisë
atdheun, dhe kështu me shokët më të ngushtë
më 15.11.1945 le atdheun dhe doli në greqi. uDhëtimi
për në greqi ishte i vështirë dhe me plot
rreziqe dhe zgjati deri më 29.11.1945.
Në greqi jetoi 7 vjet. Aty kaloi një jetë të
vështirë dhe shpeshherë i kanosej rreziku nga partizanët
grek. Në Greqi studioi dhe me sukses e mbaroi fakultetin
e gjuhës greke. Prej Greqisë u vendos në hamburg
të Gjermanisë. Aty qëndroi dhjetë muaj prej
nga emigroi në Melburn të Australisë ku qëndroi
deri në fund të jetës.
Në Australi ai punoi si profesor në shkolla të
ndryshme. U muer me punë shkencore nga lëmi i historisë
dhe me politikë. Bashkëpunoi me të gjitha gazetat
që botoheshin nga komuniteti shqiptar në diasporë:
“Albania” të Bostonit, “Albania”
të Romës, “Përpjekja e Jonë”të
Nju Yorkit, “Flamuri” i Ballit Kombëtarë,
“Besa” të Stambollit, Koha e Jonë, Rinija
Kosovare në otën e lirë të Nju Yorkut etj.
Shkroi këto punime: Ilirët në Protohistori- Origjina,
kultura dhe përhapja e tyre; Prej Mytheve deri në Butmir;
Pak fjalë për të kaluarën e shqipëtarëve;
E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi;
Përbamja ethnike dhe historike e Kosovës; Kosova në
luftë; Të mësuem me u ba fqinjë të paduruem;
Kosova në luftë me komunizmin; Perspektiva e imperializmit
serb; Tito në mes të fortunës; Klika Hoxha- Shehu
nuk është për Kosovën shqiptare; Jugosllavinë
duhet me e njoftë Mozaik e paharmoni; Një shtyllë
e Kosovës quhet Preshevë, etj.
Ka shkruar edhe një mori promoriesh të ndryshme politike,
dhe u ka dërguar qeverive të ndryshme të fuqive
të mëdha botërore, Organizatave ndërkombëtare
të ndryshme për intervenim në mbrojtjen e të
drejtave elementare njerëzore të shqiptarëve të
Jugosllavisë.
Sipas disa burimeve ka lënë në dorëshkrim
shumë punime.
Vdiq më 24.01.1979. në melburn të Australisë.
Nuk ka lënë pasardhës.
|
|