|
Ibrahim Kelmendi Vetėtima e Preshevės
A do tė ngeli ende
nė heshtje kjo vetėtimė me zemėr vigani, kjo figurė e nacionalizmit
shqiptar ? Kjo ngel nė ndėrgjegjen e intelegjencės preshevare nė
rradhė tė parė e mėndej instituteve historike shqiptare. Ideali dhe
vepra e tij, le tė ngeli njė udhėndriēim pėr gjeneratat e sotme dhe
tė nesėrme.
Eugen Shehu
Jo rrallė ndodh qė
jetėt e njerėzve tė lidhen nė mėnyrė tė ēuditshme me jetėn dhe fatin
e kombit tė vet. Kėto jetė herė largohen dhe herė takohen me njėra
tjetrėn , por kurdoherė si ata prenjtė kur shkrijnė dėborėrat,
bashkohen nė detin e quajtur atdhedashuri. Nė kėtė pikėtakim atdheun
dhe nacionalistin prof.Ibrahim Kelmendin i ka bashkuar kurdoherė jo
vetėm ideali i lirisė por edhe shpresa e madhe pėr njė Shqipėri tė
bashkuar, tė lirė dhe demokratike.
Fėmijėria
e Ibrahim Kelmendit kishte rrjedhur pėrmes lodrave tė pakta dhe
halleve tė shumta qė kishte vendlindja e tij - Presheva, por dhe
krejt atdheu shqiptar, pas pėrfundimit tė luftės sė Parė Botėrore.
Pushtuesit serbė, bullgarė e malazias, tė pėrkrahur prej fuqive tė
mėdha e tė pėrkėdhelur prej ėndrrės sė madhe tė carėve pėr daljen
nė Adriatik, sikur tė mos u mjaftonte copėtimi tragjik i shqiptarėve
mė vitin 1913, u ishin vėrsulur kufijve tanė duke ngritur nė sistem
dhunėn dhe barbarizmin mesjetar.Njėherazi nė trojet e pushtuara prej
tyre, gjenocidi qė veē kishte filluar, ravijėzohej qartė duke u
kujtuar shqiptarėve qė banonin nė trojet e tyre se pėrfundimi i
Luftės sė Parė Botrore kurrsesi nuk do tė kishte lidhje me luftėn nė
Ballkan. Fqinjėt cionistė nė kokėfortėsinė e tyre do tė ndikoheshin
me tė shumtėn e rasteve prej politikave shovene tė ditės duke i
dhėnė Europės dhe Botės tė kuptonin se toleranca dhe arsyeja ishin
tė huaja pėr ta.
Pas
mbarimit tė shkollės fillore nė Preshevė, Ibrahimi vendos tė
studjojė nė gjimnazin e medreses nė Shkup. Kurdoherė i qeshur, i
dashur me bashkėqytetarėt e vet ai do tu tregonte gjithė
dashamirėsve pėr ėndrrėn e kahmotshme tė veten, se si po sa tė
mbaronte gjimnazin do tė studionte arkeologjinė dhe historinė qė mė
pas ti tregoj popullit tė tij se toka jonė ėshtė e pasur jo
vetėm me minerale tė ēmuara, por mė sė pari ajo ėshtė e mbuluar tej
e kėtej me njė histori qė pak kush e ka nė Europė e mėtej.Dhe
ja fati sikur ta kish dėgjuar profecinė e tij, megjithėse nė kohė
dhe nė hapėsirė krejt tė largėt ja plotėsoj dėshirėn.
Irredentisti i Peruxhės
Studimet
universitare pėr histori i filloi nė Beograd. Megjithėse nxėnės i
shkėlqyer nė gjimnazin e Shkupit, dėshira e tij pėr historinė e
luftėrave ballkanike dukej se po daravitej nėn peshėn e
falsifikimeve.Veēmas historia e kombit tonė, masakrohej nėpėr
katedrat e ftohta tė Beogradit duke i kujtuar Ibrahimit mendimin e
gabuar sipas tė cilit tė mėdhenjtė gjithmonė kanė tė drejtė.Njė
mikut tė tij nė Universitet do ti thoshte njė ditė nė intimitet Historia
jonė flet ndryshe.Besa unė kam me i besue deri nė mortė kengėve dhe
rrėfimeve qė kam ndier pėr sė vogli nė Preshevė, e kurrė skam me u
hap rrugė pėrrallave tė shkjaut, atyre mbeturinave tė karpateve.
Pa disa
kėrkesave tė rreshtura largohet nga Beogradi dhe fiton tė drejtėn
pėr tė vazhduar studimet pėr histori nė Universitetin e njohur tė
Peruxhės nė Itali. Intuita e thellė, dėshira dhe vullneti pėr tė
studiuar, aftėsia pėr pėrvetsimin e shkencave filologjike bėnė qė
shumė shpejt preshevari Ibrahim Kelmendi tė rradhitej ndėr
shkencėtarėt mė tė mirė tė asaj kohe.Ndėrkohė duke shkelur edhe mbi
propagandėn antishqiptare se .kosovarėt janė vetėm pėr pushkė....
Tani, ai ka mundėsi tė hyje nėpėr bibliotekat dhe arkivat e pasura
duke hulumtar pėr ndriēimin skutat tepėr tė errėta tė historisė sė
popullit tė vet. Pėr hirė tė sė vėrtetės duhet thėnė se nė vitet
1920-30, Italia (natyrisht pėr qėllimet e mbrapshta tė saja)
pėrgaditi njė rradhė intelektualėsh krejt tė pavarur tė Shqipėrisė.
Ndėrkohė nė
Peruxha tė Italisė, Ibrahim Kelmendi bie nė kontakt me studentėt tė
tjerė shqiptarė qė aspironin rryma tė ndryshme politike.Veēmas, me
studentėt e krahut nacionalist, atdhetari preshevar do tė lidhej me
njė miqėsi pothuaj vėllazėrore me ta. Nė kėto lidhje bijtė e
Shqipėrisė martire pėrpos tė tjerave do tė kuptonin se furtuna e
rritjes sė fashizmit Italian natyrisht do tė fillonte sė pari nė
brigjet e Adriatikut.Tani Ibrahimin askush se pengonte tė shpreh
lirisht mendimin e vet.
Fytyra e
tij gjithmonė e qeshur do tė vėrehej teksa i tėrhiqej vėrejtja nė
organet drejtuese tė Universitetit pėr irredentizėm.Por djaloshi
preshevar nuk mund tė durojė gjatė, ai flet hapur, godet dhe injoron
fashizmin duke paracaktuar se shumė shpejt ushtarėt italianė do
ti lėnė kockat nėpėr dhera tė huaja.I pėrjashtuar nga Peruxha,
vitin e fundit universitar, Ibrahim Kelmendi e vazhdon nė Zagreb ku
dhe diplomon. Nėse pėr te, pėr njohuritė dhe dijet e fituara rrugėt
janė plotėsisht tė hapura nė Europė, por ky shpirtė atdhetarie
zgjedh pikėrisht rrugėn e ėndrrės fėmirore, vendlindjen, pėr tė
treguar historinė e lashtė dhe krenare tė pasardhėsve tė ilirėve.
Duke thirrur historinė nė atė periudhė dilemash dhe udhėkryqesh tė
Shqipėrisė, Ibrahim Kelmendi sė paku mbrojti breza tė tėrė
shkollarėsh me idealin e lirisė nė gjoks.
I kthyer
nėn qiellin e atdhetarizmit dhe patriotizmit shqiptar, do tė
caktohet tė punojė nė Liceun e parė nė gjuhėn shqipe tė hapur nė
Prishtinė nė fillimin e viteve 1940. Ka individualitetin dhe
seriozitetin e vet nė mėsimdhėnie por kėto nuk e pengojnė tė
ndėrtojė marėdhėnie krejt miqėsore me kolegėt e pėr mė tepėr me
nxėnėsit e vet.Bashkėpunon sidomos me drejtorin e atėhershėm tė
Liceut, Dr. Rexhep Krasniqin, njė nacionalist dhe patriot i flaktė,
lidhur me tezat kryesore tė historiografisė shqiptare.Kuptohet se
Liceu i Prishtinės nė fillimet e veta nuk kishte tekste tė tilla,
andaj prof.Ibrahim Kelmendi, duke studjuar shėnimet e Dr.Krasniqit
dhe duke biseduar me tė pėr periudha tė ndryshme, mundi tė formulojė
leksionet e para tė historisė sė kombit tonė tė ndiēuara kurdoherė
prej sė vėrtetės.Ajo ēka mbajnė mend studentėt shqiptarė tė
Prishtinės tė asaj kohe, ishte pikėrisht erudicioni i mahnitshėm i
prof.Kelmendit.Pėrpos kėsaj historia e Shqipėrisė do tė pėrmblidhte
brenda dimensioneve tė saj krejt viset arbėrore duke ngjizur nė
shpirtin e liceistėve dashurinė pėr trojet etnike.
Balli
Kombėtar dhe organizimi i rezistencės
Ajo ēka
ndodhi me shqiptarėt pas mbledhjes sė Mukjes nė vitet 1943-1944 do
tė ishte me tė vėrtetė e trishtueshme dhe dhimshme.Tė ndarė mes veti
prej njė ideologjie perverse, tė sfilitur prej skamjes dhe
varfėrisė, do tė ngriteshin armet kundėr njeri-tjetrit, duke haruar
kėsisoj thirjen e vjetėr tė gjakut. Ibrahim Kelmendi si shumica e
intelektualėve tė ndritur tė kohės, do tė gjendej nė rradhėt e
nacionalizmit shqiptar, tek Balli Kombėtar, i cili nė kėto momente
tė vėshtira kėrkon ti gjendet sa ma pranė Preshevės.Vetėdija e tij
nacionale tek e mbramja e ka kuptuar se para se tė kėrkoje histori,
atdheu kėrkon pushkė dhe zemėr qė tė mos ta shqyejnė tė tjerėt. Ata
qė e kėshilluan tė vazhdonte mėsimin nė Lice nuk i ndėgjoi.Kėshtu qė
nė orėn e fundit tė mėsimit nxėnėsve tė vet u tha Ndėgjonje
britmėn e tokės sonė.Kėrkohen jetėt tona.Ani se pak vite kemi mbi
supet, duhet me ja falė ato atdheut.Pak rėndėsi ka se ku do tė
luftojmė nė Kosovė a Shqipni, se Kosova dhe Shqipnia janė si mishi e
ashti .... tash pėr tash penda pushon por kėndon gryka e pushkės,ju
pasha me shėndet .. ti shėrbejmė atdheut me ndershmėri e trimėri
...
Krah mė
krah me nacionalistėt e tjerė tė Ballit , rrėmben pushkėn dhe
krismat e saja do tė dėgjohen pėrherė e mė fort nė Preshevė, Gjilan,
Budrikė , Bujanoc, Sharr e Drenicė si dhe nė gjitha trojet ku flitej
shqip. Miqtė dhe dashamirėt e quajtėn vetėtimė pasi sot nė mbrėmje e
gjejnė nė betejė, tė nesėrmen merrej me organizimin e ēetave
nacionaliste nė njė tjetėr vend apo atė mbrėmje dėgjoje pėr
prof.Kelmendin se dhjetra kilometra mė larg kishte rėnė nė pritė dhe
kishte dalur shėndoshė si molla.Sigurisht se populli e ruante se
populli trimat i mban nė gjirin e vet, veēmas ata qė luftonin pėr
flamurin tonė e jo pėr flamur tjetėr.
Lidhur me disa
beteja tė organizuara nė Preshevė me rrethinėn e saj, nė gazetėn
BESA qė dilte nė Stamboll nė korrik 1960, nėn titullin Kosova nė
Lutė prof Ibrahim Kelmendi shkruan ;....
Pėr luftėrat qė u bėnė mbrenda kėtyre 3 - 4 ditėve na nuk ishim tė
organizuem, pėr tė bamė njė organizim civil dhe ushtarak u mbajt njė
mbledhje nė Bashkinė e Preshevės , me 13 shtarė , nė tė cilėn pėrveē
meje mueren pjesė ; Petriti , Jetulla Seferi , Limon Staneci , Adem
Kamberi dhe Immer Rama .. Sherbimet kryesore u ndan nė kėto mėnyra;
Ademit ia dhanė kryesinė e Bashkisė, Limonit drejtimin dhe
organizimin e nėnprefekturave dhe mue mi lanė organizimin dhe
drejtimin e operacioneve ... Mbrenda 24 orėve pėrgadita listat e
vullnetarėve Ballistė pėr krejt rrethinėn e Preshevės, pėrveē disa
katundeve afėr Bujanovcit.Presheva kishte 300 vullnetarė,Rahovica
160, Miratoca 240 dhe kėshtu me rradhė edhe katundet e tjera qė janė
ma tė vegjėl, vullnetarėt i ndava nė grupet A dhe B.Si vijė kufini
pėr tė mbrojtė caktova udhėn e hekurit qė ishte lehtė pėr ta
mbrojtė.
Grupet ndėroheshin
ēdo dhjetė ditė.Nė kėtė mėnyrė udha ruhej prej depėrtimit tė shkjaut
dhe punėt e vjeshtės nė fusha kryheshin ...
Si
anėtarė i Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar pėr Kosovė pas
pėrforcimit tė mbrojtjes kufitare tė trojeve etnike, prof. Kelmendi
do tė kalojė me instruksionet e tija nė Karadak e Sharr, do tė
ndihmojė Mulla Idrizin e Xhemė Gostivarin, do tė marrė pjesė nė
betejėn e Ferizajit me rininė Nacionaliste sė bashku me prof.Luan
Gashin e Abdyl Hencin e nacionalistėt e tjerė.Por sidoqoftė atė ēka
smundėn do ta arrijnė bandat ēetniko-partizane sllavo komuniste,
mundėn ta bėjnė, tradhėtarėt e shitur tek komunizmi
ortodokso-sllav,sė bashku me ēetat maqedono-serbo-bullgare e kryen
misionin pėr tė cilin ishin dhe tė ngarkuar.Komandat e brigadave
ēlirimtare partizane tė ardhura nga Shqipėria, si ajo sulmuese e
divizionit tė 5-tė qė drejtohej nga komisari politik Ramiz Alia,
kishin dhėnė urdhėr tė rreptė dhe tė prerė qė tė luftoheshin
nacionalistėt e Ballit rreptėsisht, por edhe shfaqja mė e thjeshtė e
tyre.Kjo dihej se Titoja dhe Enveri veē me kohė kishin hartuar
luftėn vėllavrasėse duke paracaktuar nė kėtė mėnyrė tragjedinė
shqiptare nė emėr tė idealit bollshevik, ardhur prej stepave tė
largėta tė Lindjes dhe kjo murtajė do tė godiste pa mėshirė jo vetėm
idealin tonė kombėtar por edhe mijėra jetė tė pafajshėm shqiptarėsh.
Goditjet
pas shpine e nė gjumė mirrnin jetėt e nacionalistėve tė ndershėm e
atdhetarė qė rruanin folenė e shqipeve, ata ende su besohej se
preheshin nė besė prej vėllezėrve tė njė gjaku.Votrat shqiptare
laheshin nė lot e gjak, piskamat e foshnjave, sikurse thirnin nė
vetėdije, por ishte e kotė, ndjenjat e tyre shpirtėrore ishin tė
mbuluara me mllef antishqiptarizmi me ėndrra tė proletariatit, ku
pėr ta nuk kishte rėndėsi kombi dhe atdheu, se si zakonisht
komunistėt janė pa komb e atdhe.
Kėtė dhimbje
piskamė foshnje e kuptuan mė mirė nacionalistėt e tokės martire, me
dhimbje pėr ti tharė lotėt e zijės ata vendosin tė tėrhiqen.Vetėtima
preshevare, edhe pėrballė kėsaj mėnxyre nuk heshti. Ai endet lugjeve
e brigjeve tė tokės arbnore me pushkė nė krah, me shpresėn e pashuar
nė gjoks, me fjalėn hyjnore qė i delte nga buzėt.Me mjaft trima, tė
cilėt tė betuar deri nė vdekje e kanė kuptuar misionin e tyre pėr tė
cilėn i ka ngarkuar nacionalizmi, u jep besim pėr tė ardhmen.
Largimi
Komunistėt
i ndjekin.Dhe pėr ironi tė fatit, komunistėt serb e maqedon
bashkohen bashkarisht nė ndjekje tė ballistėve me njė komandė tė
vetme tė pėrbashkėt, pėr ti vrarė nacionalistėt me shpirtė tė
kulluar si ujėt e bjeshkėve. Jo rrallė, nacionalistėve tanė,
historia u ka rezervuar paradokse tė tilla.Pėr tė mos ngritur
pushkėn vėllezėrore tė njė gjaku prof.Ibrahim Kelmendi me urdhėr tė
Qėndrorit tė Organizatės sė Ballit Kombėtar, me dhimbje dhe pa
dashje lė vendlindjen dhe atdheun, pėr tė kaluar ditėt mė tė bukura
tė rinisė sė vet, nė kampet e refugjatėve politik nė Greqi.
Disa
vite mė vonė mė 1953, i plotėsohet kėrkesa dhe shkon nė Australi ku
menjėherė falė aftėsive tė tij fillon punėn si pedagog nė njėrėn
prej gjimnazeve tė Melburnit.
Prej tani jeta e
tij futet nė rrjedha tė tjera mė tė qeta, por gjithmonė me njė
dhimbje pėr fatet e atdheut tė rrobėruar prej ēlirimtarėve qė iu
shitėn sllavėve, andaj dhe prof.Kelmendi askurrė nuk do tė privonte
veten prej punėve tė mėdha.Merret me studime pėr etnogjezėn
shqiptare, hulumton nėpėr biblioteka, shkruan dhe boton mjaft punime
me vlerė si nė shtypin vendas ashtu edhe nė ate tė shqiptarėve tė
diasporės.Do tė ngrejė njė Komitet tė Ballit nė Australi dhe do tu
bėjė ballė lobeve sllavo-maqedonase atje, tė cilėt nuk do tė kenė
mundėsi ti kundėrvihen prof.Kelmendit i cili lidh njė miqėsi dhe me
nacionalistin tjetėr atje z.Hiqmet Ndreun nga Dibra qė mbante radion
e Melburnit.
Do tė jape
dėshminė ma tė mirė se kudo qė janė tė shpėrndarė shqiptarėt, nė tė
gjitha kontinentet e botės, mallin e vet pėr atdhe sua tret dot
asgjė.
Me sy nga
Presheva, me flakėn e pashur pėr lirinė e atdheut tė vet, nė
shtatorin e vitit 1979 ndėrron jetė, duke u treguar shqiptarėve se
gjurmet e tij, gjurmet e vetėtimės sė Preshevės janė nė ēdo vis ku
luftohet dhe jetohet pėr lirinė, bashkimin dhe prosperimin e kombit
shqiptar. A do tė ngeli ende nė heshtje kjo vetėtimė me zemėr
vigani, kjo figurė e nacionalizmit shqiptar ? Kjo ngel nė
ndėrgjegjen e intelegjencės preshevare nė rradhė tė parė e mėndej
instituteve historike shqiptare. Ideali dhe vepra e tij, le tė ngeli
njė udhėndriēim pėr gjeneratat e sotme dhe tė nesėrme. |
|