Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Dëshmi për rastin e fshatit Isiuk

Naip Nuhiu u lind më 1932 në Isiuk. Është një nga dëshmitarët e gjallë që përjetoi masakrat që bëri Brigada XVI serbo-maqedonase. Tani jeton në Preshevë. Dëshmia e tij është si vijon.

Ardhjen e partizanëve në fshatin tonë e paralajmroi një farë Avdi Zuba, të cilin e kishin marrë me vete partizanët për t`ua treguar rrugën për në fshat. Atë partizanët e detyruan që të bërtiste nga fshati Sefer e të na lajmëronte ne tëmos trembeshim dhe të mos e lëshonim fshatin, se s`kishte për të na gjetur asgjë e keqe. Ai iu drejtua bacës Rexhë me këto fjalë, që më kujtohen edhe sot: “O , Rexhë, mos ikni prej katundi, se ne nuk ju bëjmë kurgjë!” Por kësaj thirrje nuk i besoi askush, kështu që burrat ikën e u larguan në mal, kurse në fshat mbetën vetëm pleqtë, gratë dhe fëmijët.

Për t`ua bërë me dije partizanëve se nuk do të donim të luftonim, por do të dorëzoheshim, vendosëm që ta ndrinim flamurin e bardhë, por meqëe flamur nuk kishim, atëherë në vend të tij ngritëm një peshkir të bardhë. Këtë veprim e bëmë pasi menduam se ata nuk do të çoin dorë në gra, pleq dhe fëmijë. Mirëpo u gënjyem ata nuk patën mëshirë për askend. Me flamur të bardhë, partizanët dolën që t`i pritnim mixha Rexhep, Mehmeti, Brahimi, mixha Daut, babai im, Hajrizi... Së pari në fshat erdhi një grup partizanësh për t`u bindur se nuk ekzistonte kurrëfarë rreziku.

Dhe kur u bindën, atëherë thirrën edhe komandën, kurse komandanti i tyre një farë Luba i Leranit, u dha urdhër që të vinin të gjithë lirisht. Atëherë pamë se fshati kishtë qenë i rrethuar nga të katë anët, sepse prej të gjitha anëve hynin në fshat partizanët, të shumtë me numër. Në fillim ata nuk bënë kurrfarë zullumi, përkundrazi, filluan të bënin muzikë e të hidhnin valle e në valle i shtinë edhe Avdi Zukën, Ramizin, Shefkiun e më vonë edhe Mehmetin. Pas kësaj ata filluan të vendosen nëpër shtëpitë e fshatarëve. Këshut në shtëpi të Memishit u vendos Shtabi, dhe në katin e parë e jo në atë përdhesë, ndërsa familja e tij, bashkë më të Bajramit, Brahimit, selimit u vendosën në shtëpinë tonë. Po në atë natë partizanët e vranë Memishin, Ramizin , Shefkiun dhe Isën.

Këta i vranë te ara e Jahës. Pra, njëherë i shtinë të hidhnin valle e pastaj i vranë! Tri ditët e ardhshme nuk vranë njeri. Këtë e di, sepse këto tri ditë baba im dilte lirisht t`i kuloste kafshët, e edhe unë dilja me të. Unë edhe i kam parë kufomat, por nga frika fillova të qas si të gjithë fëmijët e tjerë. Babai im së pari i qetësoi fëmijët e tjerë e mua më tha se prej fshatiti s`kemi ku të shkojmë, ndërsa atyre u është shkruar të vriten.
Ditën e katërt e burgosën edhe babën tim, e atëherë unë shkova te partizanët që ta kërkoja. Një serb i Mamajve të Strezovcit e dinte shqipen mirë e unë iu drejtova edhe e pyeta se ku e kam babën. Ai më tha të mos bëhem merak sa ai është gjallë në shtëpi të Memishit. Ai më çoi në këtë shtëpi ku e pashë babën, por pashë edhe se në të dy dhomat kishte shumë të burgosur. Një ditë u nisa nga shtëpia e mixhes Bajram dhe e çela derën.

Aty pashë Rufatin, mixhen Rexhë etj. duke u keqtrajtuar nga partizanët. Ata ishin vetëm në këmishë e done dhe partizanët ua shtinin këmbët në ujë të valë. Si më panë, partizanët më bërtitën e unë ika drejt e te lokja dhe i tregova se ç`kisha parë. Ajo filloi të më qetësonte dhe të ma hiqte frikën, por frikën nuk mund ta hiqja derisa partizanët u larguan nga fshati. Të burgosurit që i dërgonin në shtëpi të Zulfiut i priste vdekja e sigurt. Prej kësaj shtëpie ka shpëtuar vetëm mixha Riza, i cili ka ikur. Ka shpëtuar edhe Arifi i Stanecit, i cili ishte i burgosur në shtëpi të Memishit bashkë me djalin e tij, Xhavitin 17 vjeçarë, të cilin ia vranë, ndërsa Arifi i plagosur pak në kokë arriti të shpëtojë. Në këto shtëpi janë bërë tortura të papara. Në i pamë muret, pasi shkuan partizanët, që ishin të lyera me gjak.

Kjo brigadë në fshatin tonë qendroi rrafsh dymbëdhjetë ditë. Para se të tërhiqeshin së pari i tërhoqën të burgosurit e pastaj shkuaj edhe vetë. Të burgosur kishte gati nga çdo fshat i Karadakut, si: Stanec, Sefer, Shurdhan, Lezbali, Depcë, Gruhali, Lafet, Pidiq, Remnik, Gjykalar..etj. Numri i tyre sillej mbi treqind veta. Në mesin e të burgosurve gjendej edhe babai im. Çdo i katërti i burgosur kishte nga një rojë. Duke u larguar nga fshati, partizanët plaçkitën çdo gjë: kafshë, veshmbathje, ushqim, stoli etj. Atë që nuk mundin ta merrnin me vete, e shkatrronin siç ishin hambaret e grurit, që i derdhnin, kështu që pak shkuarjes së tyre ne që kishim mbetur gjallë mbetëm edhe pa ushqim e veshmbathje.

Pasi shkuan partizanët, menjëherë të nesërmen filluam t`i nxirrnim kufomat e të vrarëve, kështu që u dësht të presim derisa të merrej leje. Pasi i mor leja filloi menjëherë nxerrja e kufomave. Në këtë punë mora pjesë edhe unë. Ishte vështirë të nxirreshin kufomat, meqë ato ditë pat rënë shi. Në këtë punë mori pjesë edhe lokja ime Qazime, nëna Rexhës, mixha Rexhep e Daut, Ajazi (mendon Ajaz Memishin që dëshminë e tij e kemi botuar këtu. p.St@ff), Shabani, Sadriu, gruaja e Miftar Stanecit etj.
Pasi i nxorëm prej gropave, i renditëm në livadh. Nëse dikush prej katundeve të tjera e kishte dikë të vetin, ata i merrnin e i varrosnin në fshat të vet, kurse kufomat e tjera i varrosëm aty afër, si mundem. Kufomta të gjitha ishin të masakruara dhe ishte vështië të bëhej identifikimi, ngase fyturyt e tyre ishin të deformuara. I identifikuam në bazë të veshmbathjes. Në mes të të vrarëve kishe edhe fëmijë, e sidomos ka qenë prekëse kufoma e Sahit Asllanit prej Staneci, i cili e kishte të prë pjesën e epërme të kokës dhe e kishtë të nxjerrë njërin sy. Pastaj ajo e Nuhi Sylejmanit, të cilit ia kishin nxjerrë trutë jashtë, ajo e mixhes Qamil të cilit ia kishin prërë njërën këmbë.
Nxerrja e kufomave zgjati disa ditë dhe janë nxjerrë më se tetëdhjetë.

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.