| Masakrat
në komunën e Bujanocit
Bujanoci
Tërnoci i madh
Nasalca
Lluçani
Turija
Breznica
Breznica e poshtme
Pribovci
Dobrosina
Letovica
Bujanoci
Të likuiduar
1. Emin Ismaili, i njohur me emrin Gandi, u likuidua në
tetor të vitit 1944 te Uji i Thartë, afër kishës
së Lilancës. Ka qenë organizator dhe dashamir i
sportit. Me moshë ishte 40 vjeç. Varri nuk i dihet.
2. Qamil Ismaili, vëllai i Gandit, në tetor të
vitit 1944 u masakrua te uji i thartë, afër kishës
së Liliancës, në moshën 20 vjeçare.
Varri nuk i dihet.
3. Jonuz Hajrullahu, këpuctar u likuida në tetor të
vitit 1944 te uji i Thartë, afër kishës së
Liliancës, në moshën 43 vjeçar. Varri nuk
i dihet.
4. Zarif Shabani (gjellëbërës) u likuidua në
tetor të vitit 1944 te Uji i thartë afër Liliancës
në moshën 45 vjeç. Varri nuk i dihet.
Këta serbosllavët i morën prej shtëpie dhe
i dërguan te uji i thartë afër kishës së
Liliancës, ku i masakruan dhe i likuiduan në më
më brutale. Fajtor kryesor për likuidimin e tyre ka
qenë Diça Malli nga fshati Llopardicë, komuna
e Bujanocit (Sipas kujtesës së Hasan Imerit, i lindur
më 8 tetor 1919 në Bujanoc, me profesion berber, tani
në pension dhe të Nijazi Bektashit, i lindur më
20 qershor 1933 në fshatin Nasalcë, jeton në Bujanoc
prej vitit 1964.
Tërnoci
Të likuiduar
1. Muharrem Islam Osmani, në tetor të vitit 1944 në
Vranjë në msohën 30 vjeçare. Varri nuk i
dihet.
2. Abdulla Ibrahim Zeqiri i njohur me emrin Dulla i Himës,
u likuidua në tetor të vitit 1944 në Vranjë
në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet.
3. Asllan Ibrahim Rexhepi u likuidua në moshën 30 vjeç.
Varri nuk i dihet.
4. Tefi Abdyrrahman Selimin u likuidua në moshën 40
vjeçare. Varri nuk i dihet.
5. Xhefer Sulejman Selimi u likuidua në moshën 48 vjeç.
Varri nuk i dihet.
6. Shasivar Murtezi i njohur me emrin çaça, u likuidua
në moshën 58 vjeçare. Varri nuk i dihet.
7. Ilmi Mustafë Arifi u likuidua në moshën 41
vjeç. Varri nuk i dihet.
8. Sadri Isuf Saqipi, u likuidua në moshën 33 vjeç.
Varri nuk i dihet.
9. Arif Ali Arifi, i njohur me emrin Lika, u likuidua në
moshën 47 vjeç. Varri nuk i dihet.
10. Xhemail Shaban Fazliun, në tetor të vitit 1944
e morën prej shtëpie dhe besohet se është
likuiduar në Dubnicë, afër Vranjës në
moshën 62 vjeç. Varri nuk i dihet.
11. Alush Rasim Shabanin në tetor të vitit 1944 e morën
nga shtëpia në Gjilan dhe i humbi çdo gjurmë.
Supozohet se e kanë likuiduar. Në moshë 35 vjeçare.
Varri nuk i dihet.
12. Jonuz Mehmet Jonuzin e likuiduan në nëntor të
vitit 1944 në Gjilan në moshën 35 vjeç.
Varri nuk i dihet.
13. Pashë Galip Ramizin e likuiduan në nëntor
të vitit 1944 në Gjilan në moshën 35 vjeçare.
Varri nuk i dihet.
14. Xheladin Halil Xhelilin e likuiduan në nëntor të
vitit 1944 në Mal të zi të Shkupit në moshën
24 vjeçare. Varri nuk i dihet.
15. Jonuz Ademin në nëntor të vitit 1944 e morën
prej shtëpie dhe e likuiduan në moshën 35 vjeç.
Varri nuk i dihet.
16. Ramadan Aqif Selimin – Terzia në gushtë të
vitit 1946 e mori UDB`ja prej ushtrisë në Zagreb dhe
e dërgoi në UDB`në e Maqedonisë në Shkup
ku e likuiduan mizorisht. Më moshë ishte 26 vjeç.
Varri nuk i dihet.
17. Ilmi Sherif Hetemin e likuiduan në tetot të vitit
1944 në Mal të Zi të Shkupiut në moshën
24 vjeç. Varri nuk i dihet.
18. Zejnulla Hajdin Hebibin e likuiduan në shtator të
vitit 1944 te ura e Mustafës në Bujanoc, sot afër
xhamisë, në moshën 32 vjeç.
19. Ramadan Hajdara Nuredinin e likuiduan në tetor të
vitit 1944 te Kodra e Madhe në moshën 50 vjeç.
Varri nuk i dihet.
20. Nuhi Hajdar Nuredinin elikuiduan në tetor të vitit
1944 në fushtë të Tërnocit, në moshën
47 vjeç. Varri nuk i dihet (Ramadani dhe Nuhiu ishin vëllezër).
21. Xhafer Halil Fejzullahun e likuiduan në tetor të
vitit 1944 te Kodra e Madhe, në moshën 33 vjeç.
Varri nuk i dihet.
22. Vehbi Ismail Sylejmanin elikuiduan më 25 nëntor
të vitit 1944 afër shkollës “Muharrem Kadriu”.
Ka qenë kryetar i Këshillit nacionalçlirimtar.
E vranë çetnikët Velimir i fshatit Levosojë,
i njohur me emrin Vela dhe Gjorgje Kadiça i Osllarës.
Në moshën 32 vjeç.
23. Ali Veli Jonuzin e likuiduan në tetor të vitit
1944 te kodra e madhe, në moshën 36 vjeç. Varri
nuk i dihet.
24. Sadri Alishanin nga lagja Gash e likuiduan në tetor
të vitit 1944 te kodra e madhe në moshën 40 vjeç.
Varri nuk i dihet.
25. Avdi Demirin nga mahalla Terzi e likuiduan në tetor
të vitit 1944 te kodra e madhe, në moshën 22 vjeç.
Varri nuk i dihet.
26. Sali Aslan Selimin e likuiduan në tetor të vitit
1944 te kodra e madhe, në moshën 28 vjeç. Varri
nuk i dihet.
27. Mustafë Memet Xheladinin e likuiduan në tetor të
vitit 1944 mbi shtëpit e mahallës së Terzive, në
moshën 34 vjeç. Varri nuk i dihet.
28. Qemajl Nazif Hamidi u vra prej minave në prill të
vitit 1945 në fushë të Tërnocit. Më moshë
ishte 17 vjeç.
29. Veli Baki Limani u vra prej minave në nëntor të
vitit 1945 në fshatin Reptovë. Më moshë ishte
27 vjeç.
30. Zejadin Sherif Haliti (çekërr) u vra prej minave
në prill të vitit 1945 në fushë të Tërnocit.
Me moshë ishte 14 vjeç.
31. Isuf Feta Arifi në dhjetor të vitit 1944, komandanti
i brigadës IV Maqedonase e lidhi për shtylle dhe e vrau
me automat para masës së popullit. Më parë
e rrëhën tërë natën dhe të nesërmen
e tubuan fshatin që të shikonte vrasjen. Të njejtën
ditë prej tubimin morën 80 fshatarë dhe i dërguan
në Bujanoc, ku i morën në pyetje dhe i torturuan
fizikisht dhe psiqikisht. Prej tyre ndanë nëntë
veta dhe i dërguan në Vranjë (janë të
evidencuar te likuidimet). Isuf Arifi ishte me moshë 42 vjeç.
32. Xhemail Rashit Demirin nga lagja çuvadar e likuiduan
në nëntor të vitit 1944 në fshatin Ropotovë
në moshën 17 vjeç.
33. Diliman Fejzullahun nga lagja Gash, më 1912 e morën
nga oborri i shtëpisë dhe e shpunë në mëhallën
Strukar, ku e vranë në moshën 22 vjeçare.
34. Hajdar Nuredinin nga lagja Strukar në vitin 1912 e vranë
në shtëpi të vet, në moshën 50 vjeç.
35. Zenun Sejdiun (Pulanin) e vranë më 1912 në
shtëpi të vet në moshën 51 vjeçare.
36. Zeqir Rrahman Salihun nga lagja Strukar e vranë më
1912 në oborr të shtëpisë së vet, në
moshën 49 vjeç.
37. Ahmet Dacin nga lagja Strukar e vranë më 1912 në
oborr të shtëpisë së vet, në mohsën
48 vjeç.
38. Ramiz Demiri nga lagja Steke e vranë më 1912 në
oborr të shtëpisë së vet në moshën
52 vjeç.
39. Axhi Osmanin nga lagja Steke e vranë më 1912 në
oborr të shtëpisë së vet, në moshën
55 vjeç.
40. Raqip Sulejman Avdiun nga lagja Steke e vranë më
1912 në oborr të shtëpisë së vet në
moshën 50 vjeç.
41. Bashkëshortën e Raqip Sulejmanit nga lagja Steke
e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë
së vet, në moshën 46 vjeçe.
42. Shaban Raqip Sulejmanin nga lagja Steke e vranë më
1912 në oborr të shtëpisë së vet. Prej
një shtëpie i vranë të zotin Saqipiin, bashkëshortën
e tij dhe të birin e Saqipit, Shabanin.
43. Kurtali Xhemshit Arifin nga lagja Tole e likuiduan në
gushtë të vitit 1943 në kufti të fshatit Breznicë
të Bujanocit, në moshën 29 vjeç.
44. Habim Avdi Ramadanin nga lagja Xhaferi e likuiduan në
gusht të vitit 1943 në kufti të fshatit Breznicë
të Bujanocit në moshën 25 vjeç.
45. Dalip Ramiz Dobërçanin nga lagja Strukar e likuiduan
në gusht të vitit 1943 në kufi të fshatit
Breznicë të Bujanocit, në moshën 27 vjeç.
46. Fehmi Jahi Zahiri nga lagja Strukar e likuiduan në korrik
të vitit 1945, duke kryer shërbimin ushtarak në
Kaçanik, në moshën 27 vjeç. Është
varrosur në Gazi-babë të Shkupit.
47. Qamil Asllan Adilin në gusht të vitit 1946 e vrau
UDB`ja në moshën 21 vjeç.
48. Shaban Emin Qazimin, i lindur më 1958 e vranë te
Zabeli i Strukarëve në moshën 24 vjeç. E
vrau pylltari Luba i Vlladiçin Hanit.
49. Hevzi Zejnullah Sulejmanin, i lindur më 1924 në
moshën 20 vjeç ushtria serbe e ndezi mullarin me bar
te livadhet e Shtekëve dhe e hodhën në zjarr. Familja
e tijë emigroi në Bursë të Turqisë.
50. Nasjet Shukri Selimi, i lindur më 24 shkurt 1966 në
Tërnoc, në moshën 26 vjeç e vranë më
10 nëntor 1992 te komanda e garnizonit, afër hotelit
Grand në Prishtinë. Nasjeti ishte duke kaluar rrugës,
por e vranë me pretekst se e kishte sulmuar rojën e
komandës me armë të ftohtë dhe roja shtiu
me automat. Atë ditë Nasjeti shkonte të merrte
diplomën në Fakultetin e Bujqësisë në
Prishtinë dhe t`i blinte rrobat e dhëndërrisë
për dasmë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyeshëm
dhe prejardhjen e kishte nga një familje intelekutale. U
varros në mënyrë madhështore kombëtare
dhe fetare. Pas vrasjës së Nasjetit në moshën
26 vjeç, familjen e tij e arrestuan dhe e mbajtën
në burgun e Prishtinës 24 orë. Për vrasjen
e Nasjet Shukri Selimit i japin të dhëna Galip Beqiri
nga fshati Tërnoc dhe Emrulla Lutfiu, po ashtu nga fshati
Tërnoc.
51. Shaip Kamber Shabani në vitin 1944 e plagoi gjylja e
topit te vendi Reka e Tërnocit dhe pas 20 ditësh, në
moshën 35 vjeçare vdiq në spitalin e Prizrenit.
Nasalca
Të likuiduar
1. Kadanexhik Ajet Shananin e likuiduan në maj të vitit
1912 afër fshatit çerkez, te gropa e gëlqerës
afër xhadës së vjeter, në moshën 16 vjeç.
E motra thotë se ishin afruar që ta shpëtonin,
sepse ai përpushej nëpër qëlqere, por më
kot, sepse ai vdiq me mundime tepër të mëdha.
2. Bushat Qazimi e likuiduan gjermanët në dhjetor të
vitit 1944 në Beograd, sepse iu ndihmonte partizanëve
dhe luftonte kundër tyre. Me moshë ishte 26 vjeç.
Varri nuk i dihet.
Të vrarë
1. Sabedin Asllani u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi
fshatin Lluçan, te Shkozat, ne moshën 60 vjeç.
E vranë sllavo-komunistët ortodoksë.
2. Fejzulla Saliu u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi
fshatin Lluçan, te Shkozat, ne moshën 58 vjeç.
3. Isa Fejzulli u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi
fshatin Lluçan, te Shkozat ne moshën 45 vjeçare.
4. Lutfi Nuredini u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi
fshain Lluçan te Shkozat ne moshën 35 vjeçare.
5. Ali Xhemaili u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi
fshatin Lluçan te Shkozat, ne moshën 62 vjeçare.
6. Bektash Halimi u vra në prill të vitit 1944 në
oborr të shtëpisë së vet, në moshën
62 vjeç.
7. Mirije Misim Xhemaili për pak e pësoi më 18
nëntor të vitit 1944 kur disa sllavokomunistë tentuan
ta përdhunonin duke shtënë me pushkë në
kokë të saj. Mirija jetoi shtatë ditë pas
plagosjes së rëndë dhe vdiq duke lënë
dy fëmijë jetimë, djalin Xhemail dhe vajzën
Xhevrije Xhemaili. Vajra e saj Xhevrija jeton në Kumanovë.
8. Asllan Din Rrahmani u vra më 14 shtator 1944 te Pusi
i Levasojës, në moshën 30 vjeç.
9. Bejzad Fejza-Salihu u vra më 15 shtator 1944 te Ura e
Erebicës (Ura e Thellëzës) në moshën
26 vjeçare.
10. Riza Selim Ismaili u vra më 13 shtator 1944 ne çerenec
te vorret e Shkijëve afër Samolicës, në moshën
50 vjeç.
11. Adem Kamber Ademi u vra në nëntor 1944 te Kodra
e Madhe, ne moshën 30 vjeç. U varros në fshatin
Dobrosinë.
12. Xhemail Haliti u vra më 13 tetor 1943 në Surdilicë
në moshën 20 vjeç.
13. Serjan Sulejmani u vra në janar të vitit 1945 te
fshati Lisiçevë ndërmjet Kragujevcit dhe Kralevës,
në moshën 30 vjeç. E vranë policët
sllavokomunistë. Evarrosën në Lisiçevë
pa ceremoni fetare. Kufoma e tij ndejti shtatë ditë
pa hyrë në dhe dhe kur e varrosën në shpinë
ia gjetën thikën që ia kishin ngulur, rrëfen
Belul Sulejmani.
14. Fejzi Imer Salihu u vra në dhjetor të vitit 1944
në fshatin Lluçan, te shkozat në moshën
60 vjeç.
15. Ahmet Zeqir Agushi u vra në nëntor të vititi
1944 në fshatin Vërban, në moshën 50 vjeç.
U varros në fshatin Nasalcë.
16. Selim Ramizi më 7 janar 1945 duhej të ekzekutohej
duarlidhur por iku dhe shpetoi rastësishtë prej plumbave
sllavokomunistë.
Të rënë në frontin e Sremit
1. Fejzi Beka u vra në prill të vitit 1945 në
Sllavonska Pozhega. Ka qenë luftëtarë i Brigadës
VII sulmuese Shqiptare.
Të plagosur
1. Kadri Ismaili në janar të vitit 1945 në Budrovc
u plagos në Këllk. Me moshë ishte 14 vjeç.
2. Belul Sulejmani i lindur më 15 janar 1923 u plagos më
15 prill 1945 në Sllavonska Pozhega në këmbë
të majtë. Plumbin e mbajtin në këmbë
15 vjet.
Të keqtrajtuar
1. Mejdi Ahmet Bektashin në dhjetor të vitit 1944 e
morën nga shtëpia dhe tentuan të likuidonin. E
rrahën, e torturuan dhe ia thyen krahun e djathtë. UDB`ja
e mbajti 24 orë në fshaitn Dobrosinë, por e shpëtoi
serbi Zhiko i Prronit të madh, i cili jeton në stacionin
hekurudhorë të Preshevës.
Të arratisur
1. Nijazi Xhemaili më nëntor të vitit 1944 iku
në Kroaci, më vonë u arratis në Amerikë
dhe prej atje në Turqi. Jeton në Bursë.
2. Rexhep Rexhepi në nëntor të vitit 1944 iku
në Kroaci u arratis në Amerikë, por edhe ky emigroi
në Turqi dhe jeton në qytetin Bursë (Sipas kujtesës
së Belul Sylejmanit i lindur më 15 janar 1923 në
fshatin Nasalcë dhe të Sulejman Kamber Ademit i lindur
më 12 shtator 1919 në fshatin Nasalcë, jeton në
Bujanoc që nga viti 1964).
Lluçani
Të likuiduar
1. Shefki Ramadinin në vitin 1912, në moshën 23
vjeç, e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje.
Varri nuk i dihet.
2. Dehar Fejzullahu në vitin 1912, në moshën 22
vjeç, e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje.
Varri nuk i dihet.
3. Sulejman Hisa në vitin 1912 në moshën 19 vjeç
e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje. Varri nuk
i dihet.
4. Dehar Isenin e likuiduan në nëntor të vitit
1944 në moshën 26 vjeç. Varri nuk i dihet. Besohet
ta ketë likuiduar UDB`ja e Preshevës në fushën
e Miratocit.
5. Ramadan Ahemitnë e likuiduan në nëntor të
vitit 1944 në moshën 30 vjeç. Varri nuk i dihet.
Besohet ta ketë likuiduar UDB`ja e Preshevës në
fushën e Miratocit bashkë me Dehar Isenin.
6. Zejadin Selimin më 7 janar të vitit 1945 e morën
dy policë serbë dhe rrugës për në Bujanoc
e likuiduan në moshën 29 vjeç. Varri nuk i dihet.
7. Fakri Limanin e likuiduan më 22 janar 1945 në fshatin
Bushtran të Preshevës, më saktësishtë
midis Bushtranit dhe Brodosellcës, në moshën 24
vjeç. Varri nuk i dihet.
8. Xhelil Bajramin e likuiduan në tetor të vitit 1944
në Prçinjë, në moshën 18 vjeç.
Varri nuk i dihet.
9. Jonuz Limanin e likuiduan më 7 janar 1945, nja 300m mbi
fshatin Lluçan, te mullinjtë Binak, në moshën
30 vjeç.
10. Rexhep Amidi, 40 vjeç.
11. Sali Veseli, 19 vjeç.
12. Esat Bajram Ibrahimi, 39 vjeç.
13. Rashit Fejzullahu, 35 vjeç.
14. Kurtesh Murat Bajrami, 34 vjeç.
15. Sali Raqipi, 19 vjeç.
Shtatë personat e lartpërmendur, nga numri 9 deri në
nurmin 15 u vranë të Mullinjtë Binak, nja 300 m
mbi Lluçan nga Brigada XVI. Në këtë grup
ishte edhe Fehmi Jakupi, i cili i zgjidhi duartë, iku nga
rreshti i personave që i pushkatuan dhe shpëtoi.
16. Musa Selimin e likuiduan në shkurt të vitit 1945
në fshatin Lluçan, në moshën 27 vjeç.
17. Shain Selimi (babai i Musa Selimit) vdiq nga torturat e partizanëve
sllavokomunistë në shkurtë të vitit 1945 në
fshatin Lluçan, në moshën 66 vjeç.
18. Lutfi Selimin (djalë i Shainit dhe vëlla i Musa
Selimit) e vranë më 1945 në Llojan në moshën
40 vjeç.
19. Faik Jakupin e likuiduan në nëntor të vitit
1944 në Bujanoc në moshën 41 vjeç.
20. Mejreme Mehmetin nga lagja Dikullarë e vranë në
shtator të vitit 1944 në Lluçan në moshën
8 vjeçe.
Të plagosur
1. Nexhibe Demirin e plagosën në gusht të vitit
1944 në Lluçan te lumi i Tintarit në moshën
48 vjeçe.
2. Barije Demirin e plagosën në moshën 30 vjeç.
3. Merheme Demirin e plagosën në moshën 35 vjeçe
( Të trija u plagosën në Lluçan) (Sipas
kujtesës së Isuf Isufit, i lindur më 15 maj 1930
në fshatin Lluçan ku edhe jeton dhe sipas kujtesës
së Elmije Sabedinit, e lindur më 3 mars 1929 në
fshatin Tërnoc, e cila flet për të plagosurit nga
serbosllavët).
Turija
Të likuiduar
1. Murat Halitit i humbi gjurma në Jemen, ku më 1913
e kishte dërguar Turqia. Me moshë ishte 22 vjeç.
Varri nuk i dihet.
2. Shukri Ahmetin e likuiduan forcat e PSKçK`së në
tetor të vitit 1944, në moshën 24 vjeç.
Varri nuk i dihet.
3. Evzi Mehmetin e likuiduan në gusht të vitit 1944
në Lluçan, buzë lumit Moravë, në moshën
20 vjeç. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së
Sadulla Ebibit, i lindur më 12 korrik 1898 në fshatin
Turi të rrethit të Bujanocit.
Breznica
Të likuiduar
1. Vesel Sejdiun e likuiduan në prill të vitit 1945
në plevicën e vet. E vrau OZN`ja në moshën
70 vjeç. Varri nuk i dihet.
2. Hasan Ruhanin e likuiduan në nëntor të vitit
1944 në vendin e quajtur Ushi, në moshën 40 vjeç.
3. Adem Jonuzin e likuiduan në nëntor të vitit
1944 në vendin e quajtur Ushi në moshën 50 vjeç.
4. Emin Emerllahun e likuiduan në nëntor të vitit
1944, në Ushi në moshën 45 vjeç.
5. Musli Zenën e likuiduan në nëntor të vitit
1944, në Ushi në moshën 36 vjeç.
6. Asllan Abazin e likuiduan në nëntor të vitit
1944 në Ushi në moshën 51 vjeç.
Vrasja e Osman Shabani Sylejmanit
Më 1996 nga Bujanoci për në Klenikë u nis
me mikrobusin e vet "Mercedes" taksisti Osman Shaban
Sylejmani dhe nuk u kthye më. Rrugës në çekliçki
Zabel, atë e vrau mizorisht serbi Nebojsha Jovanoviq.
Nebojsha shtiu dy herë me armë zjarri në kokën
e Osmanit. Kur vërejti se Osmani ishte ende gjallë,
ai ra disa herë me dru në kokë. Të nesërmen
më 2 shkurt 1996, krimineli Nebojsha për t`i zhdukur
gjurmet e krimit, mori dy litra naftë, letra dhe dru dhe
e ndezi kufomën e Osmanit. Meqë kufoma ishte ngrirë,
ajo u dogj sapak në anën e majtë, ai mblodhi sërish
krënde e dru dhe e mbuloi kufomën, duke vjedhur unazën,
orën e dorës, këpucët dhe mikrobusin.
Familja e Osmanit vuri në dijeni organet për zhdukjen
e tij. Krimineli Nebojsha Jovanoviq, i lindur më 11 tetor
1973 në fshatin Sejac, komuna e Bujanocit, u kap dhe u hodh
në gjyq. Para gjyqit të Vranjës më 14 maj
1996 dhe 17 maj 1996 katili Nebojsha jo vetëm që nuk
u pendua, por tregoi fytyrën e kriminelit dhe gjakpirësit
të vërtetë: ai deklaroi se Osmanin nuk e ka njohur
fare dhe se me të nuk ka pasur asnjë ngatërresë,
porse e kishte vrarë nga qejfi për të vrarë
shqiptarë, se ai nga 20 vjet burg të dënimit nuk
do ti mbante 20 ditë dhe se do të dërgonin në
Kosovë tek do të vriste shqiptarë të tjerë.
Të plagosur
1. Habib Haliti u plagos më 1944 në Kozarnik, në
moshën 32 vjeçare.
Të burgosur
1. Lam Ruhani i njohur me emrin Lam Breznica i lindur më
12 qershor 1912 u dënua në Nish më 1948, në
gjyqin ushtarak me 10 vjet burg, pa të drejta qytetare 3
vjet. I mbajta 5 vjet, thotë xha Lam Breznica, por më
shumë kam vuajtur nën hetime se sa në burg.
2. Saqip Ramë Zymberi i lindur më 2 tetor 1950 u gjykua
më 8 dhjetor 1985 në Vranjë dhe u dënua 4
vjet burg, që e vuajti në Nish. U lirua më 8 dhjetor
1989.
3. Imer Limani i lindur më 18 shkurt 1965, u gjykua në
Vranjë dhe më 27 nëntor 1990 u dënua një
muaj burg.
4. Bajram Selmani, i lindur më 26 maj 1989, u dënua
më 8 gusht 1963 në Vranjë me një muaj burg.
5. Aqif Arifi i lindur më 24 janar 1969 u gjykua në
Vranjë dhe u dënua 3 muaj që i vuajti gjithashtu
në Vranjë.
6. Ramiz Kadri Arifi, i lindur më 9 shkurt 1955, u dënua
më 27 maj 1969 me 5 muaj burg, që i mbajti në Vranjë,
ku edhe u gjykua. Më 25 mars 1983 Ramiz Arifi u dënua
për herë të dytë me 7 vjet burg, që e
vuajti në burgun e Nishit.
Breznica e poshtme
Të burgosur
1. Sadik Avdil Sadiku prej vitit 1947 deri më vitin 1950
është keqtrajtuar dhe burgosur disa herë nga tre-katër
muaj nga pushteti i atëhershëm sllavokomunist.
Pribovci
Të likuiduar
1. Ali Nezir Sadiku në moshën 23 vjeç u likuidua
më 1914 në Simitli të Bullgarisë. Varri nuk
i dihet.
2. Shefki Ali Sadiku u likuidua në maj të vitit 1945
në Ferizaj. Më vonë Shefkiut ia likuiduan edhe
djalin në moshën 31 vjeç.
3. Hysen Fejzulla Sylaj në moshën 20 vjeç qe
i likuiduar në vitin 1946 në ushtri. Varri nuk i dihet.
Të vrarë
1. Shaip Tahir Murati u vra në shtator të vitit 1943
te Prroni i keq në fshatin Qestelinë, në moshën
16 vjeç.
2. Hasan Ali Fetahu, i lindur më 1918 u likuidua në
gusht të vitit 1944 në Novosellë, në moshën
26 vjeç.
3. Adem Ramiz Demiri i lindur më 1922 u likuidua në
nëntor të vitit 1944 në fshatin Laçiç.
4. Hal Murat Tahiri, i lindur më 1918 në nëntor
të vitit 1944 u plagos rëndë në Gjilan dhe
rrugës për në shtëpi vdiq.
5. Ramadan Mahmut Sherifi, i lindur më 1917 në nëntor
të vitit 1944 pasi u plagos , vdiq rrugës për në
shtëpi.
Të plagosur
1. Hasan Nezir Sadiku i lindur më 1902 u plagos në
korrik të vitit 1944 afër fshatit Sedllarë. Me
moshë ishte 42 vjeç.
Të burgosur
1. Shefki Habib Sulejmani i lindur më 1957 u burgos më
1981 dhe gjyqi ushtarak në Lubjanë e dënoi 5 vjet
burg. Me moshë ishte 24 vjeç (Sipas kujtesës
së Ramadan Ismailit, i lindur më 12 gusht 1928 në
fshatin Priboc, jeton në Bujanoc që nga viti 1963).
Dobrosina
Të likuiduar
1. Liman Asan Emini u likuidua më 1912 në Selanik në
moshën 22 vjeçare. Varri nuk i dihet.
2. Sulejman Saliu u likuidua më 1912 në Mishë,
në moshën 23 vjeç. Varri nuk i dihet.
3. Latif Ademi u likuidua më 1912 te Kodra e Ligit të
madh duke ikur për në Shkup. Me moshë ishte 24
vjeç. Varri nuk i dihet.
4. Hamdi Sulejman Hajdari u likuidua në nëntor të
vitit 1944 te Balli Tërahan në moshën 28 vjeç.
5. Rexhep Sulejman Hajdari u likuidua në nëntor të
vitit 1944 te Balli Tërahan, në moshën 26 vjeç.
Këta dy vëllezër i vranë pjesëtarët
e brigadës XVI, komandant i së cilës ishte Bllazha
Jovanoviqi.
6. Nuhi Liman Shaqiri u likuidua në tetor të vitit
1944 te fshati Levesovë, në moshën 45 vjeç.
7. Muharrem Shaban Iseni, i lindur më 1922, u likuidua në
tetor të vitit 1944 në të hyrë në Bujanoc,
në moshën 22 vjeç.
8. Bajram Isuf Bajrami u likuidua në tetor të vitit
1944 në të hyrë në Bujanoc, në moshën
45 vjeç.
9. Ismail Halil Rexhepi u likuidua në tetor të vitit
1944 në fshatin Nasalcë në moshën 50 vjeç.
10. Dalip Lim Bajrami i lindur më 1926 u likuidua në
janar të vitit 1945 afër Gllovcit në Drenicë
në moshën 19 vjeç.
11. Tahir Adem Aliu u likuidua në prill të vitit 1941
te Molla e Kuqe, në moshën 50 vjeç.
Të plagosur
1. Sulejman Liman Shaqiri u plagos në tetor të vitit
1944 në fshatin Osllarë, në moshën 48 vjeç.
Lam Breznica
Të burgosur
1. Ukshin Shaban Neziri në janar të vitit 1945 u dënua
në Nish me 20 vjet burg. Vdiq prej torturave fizike në
burgun e Nishit, në moshën 49 vjeçare.
2. Fadil Mustafë Rexhepi u burgos më 1987 dhe u dënua
6 vjet burg në gjyqin ushtarak te Beogradit. Një vjet
burg e vuajti në Beograd kurse 4 vite në Valevë
(Sipas kujtesës së Elmi Sylejmanit i lindur më
2 gusht 1922 në fshatin Dobrosinë, jeton në Bujanoc
që nga viti 1970 dhe te Bajram Hasanit, i lindur më
15 mars 1937 në fshatin Dobrosinë, jeton në Bujanoc
që nga viti 1965).
Të plagosur në frontin e Sremit
1. Evzi Ibrahim Bediu i lindur më 1922, u plagos në
prill të vitit 1945 në Shid, fronti i Sremit, në
moshën 23 vjeç.
Letovica
Të likuiduar
1. Ferat Rrahim Rrustemi u likuidua më 1916 në Kërçovë,
në moshën 25 vjeç. Varri nuk i dihet.
2. Ahmet Latifi u likuidua më 1916 në Kërçovë,
në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet.
3. Durak Halimi u likuidua më 1916 në Kërçovë,
në moshën 23 vje4. Varri nuk i dihet.
4. Ismail Veli Ismaili u likuidua në janar të vitit
1944 në Konçul në moshën 25 vjeç.
5. Musa Ibrahim Sinani u likuidua në janar të vitit
1944 në Miratoc në moshën 19 vjeç.
6. Ramadan Selman Zymberi u likuidua në janar të vitit
1944 në Vranjë në moshën 50 vjeç.
7. Ramadan Idriz Idrizi u likuidua në janar të vitit
1944 në Vranjë në moshën 51 vjeç.
8. Ilmi Jahi Fetahu u likuidua në tetor të vitit 1944
në fshatin Raincë, në moshën 20 vjeç.
9. Beqir Sulejman Beqiri, u bra nga mina në shtator të
vitit 1944 në fshatin Lluçan, në moshën
17 vjeç.
Të rënë në frontin e Sremit
1. Shefki Osman Latifi u likuidua në prill të vitit
1944 në Shid, fronti i Sremit, në moshën 20 vjeç.
Të burgosur
1. Bejtualla Mustafë Memeti në maj të vititi 1945
u dënua në Vranjë me 20 vjet burg. Burgun e mbajti
në Nish (12 vjet). Me moshë ishte 30 vjeç.
Terrori serbollav në fshatrat e komunës së Preshevës
|