|
Presheva
në disa shkrime dhe udhëpërshkrime
Hekurudha
Vranjë-Preshevë është e hapur, sikur që
është e njohur në pranverë të vitit 1888.
Nëpër viset që kalon hekurudha prej kufirit turk
deri në Shkup nuk janë aq tërheqëse. Udhëtari,
së pari kalon nëpër luginën e lumit Binaç,
e cila në jug kufizohet me malin Rujan (970m). Pastaj hekurudha
vazhdon në jug, lë pas në lindje malin Kosharnik
(950m). Pastaj hekurudha vazhdon në jug, lë pas në
lindje malin rujan, ndërsa në perendim Karadakun dhe
më pastaj kalon nëpër luginen e Moravës dhe
Banjkës. Mali Rujan nuk është i lartë, por
Karadaku ngritet deri më 1.593m. Mali i Karadakut është
i dendur dhe nëse shikohet nga hekurudha duket shumë
i gjallë dhe i bujshëm. Majet në veri janë
më të ulëta (1011m), ndërsa në jug janë
më të larta (1552m e 1535m).
Gjatë udhëtimit u takova me arbanasë, turq, e
serbë, me të cilët bisedova gjatë për
këtë vise. Të parin që e pyeta ishte nga Bilaçi
dhe në mesin e arbanasve, nuk ishte arbanas por fliste gjuhen
shqipe. Atëherë nuk është për t`u çuditur
kur udhëpërshkruesi Han thotë dhe shkruan se në
fshatin Bilaç jetonin “bullgarë” dhe “arbanasë”.
Lugina nëpër të cilën kalon hekurudha Vranjë-Shkup
është shumë e gjërë. Ajo i afrohet malit
në lindje deri në Tabanovc, ndërsa në perendim
mbetet larg nga Karadakut. Para dite pamja e malit është
shumë pjellore, por nuk punohet sa duhet. Një bashkëudhëtarë
më tregon se këto vise janë të banuara me
shqiptarë: Osllara, Shoshaja, Gare, Kurbali, Gruhali, Strazha,
Ljojani, Vaksinca, Belanovci, Sllupçani, Opaja, Llopati,
Orizare dhe Presheva.
Në stacionin hekurudhorë të Preshevës më
ra në sy se kishte më shumë binarë dhe binarë
kthyese të hekurudhës. Si duket Porta e kishte zgjedhur
stacionin e Preshevës për bazë në rast të
luftës me Sërbinë. Me ndihmn e kësaj hekurudhe
do të mund Turqia te Presheva të mbledhë ushtrinë
kundër Sërbisë.
Menjëherë pas Preshevës, hekurudha kalon nëpër
çukark, ku gjendet bifukacioni i Detit të Zi dhe Detit
Egje, edhe pse këtë udhëtari nuk e vëren nga
treni. Në veri rrjedh Moravica kah Morava, në realitet
kah Danubi, në jug rrjedh Banja kah Vardari në Detin
Egje.
Banorët e çukarkës vërtetojnë se në
breg e që shihet në jug-perendim të fshatit ishte
vendosur shatori i sulltan Muratit, kur shkoi për në
Kosovë. Sipas udhëpërshkruesit Han në Tabanovc
jetojn arbanasit. Udhëpershkime të vitit1890
Presheva siç është e njohur që nga kohërat
e vjetra është e vendbanim-qytezë. Gjithashtu edhe
pas rënies së Preshevës nën sundimin turk
më 1455, ajo mbetet qytezë. Më 1489 Presheva është
qendër e vilajetit. Edhe më vonë mbetet dhe mban
funksionin e vendbanimit-qytezë, më shumë si kasaba
dhe pallankë.
Në fundë të shekullit XIX kazaja e Preshevës
(turqisht Preshova) në pikëpamje administrative ishte
në kuadër të Sanxhakut të Prishtinës,
në përbërje të vilajetit të Kosovës.
Në krye të kazasë së Preshevës kishtë
qenë kajmekami ( kryeprefekti i rrethit). Ai quhej Ihsan-Beg.
Kazaja e Preshevës kishte organet e pushtetit, kuvendin (meclis),
gjyqin e shkallës së parë për punët e
qytetarëve, drejtoratin e financave, komisionin për
regjistrimin e tatimit (vergi), ofiqarinë, këshillin
arsimor, filijalën e bankës bujqësore, shërbimin
tatimor, drejtoratin e borxheve të përgjithshme, administratën
komunale, administratën e rezhisë.
Kasaba Preshova ishte qendër e kazasë. Qyteza kishte
3 mahalla, 600 shtëpi. Si kaza Preshova kishte 122 fshatra
(kura) në realitet 6.958 shtëpi (hane). Kazaja kishte
popullatë muslimane dh të tjerë, 22.224 meshkuj
(zeker), 20.024 femra (inassi) që gjithsej ishin 42.248 banorë.
Në Preshovë kishte 600 shtëpi, 2 xhamia, 1 godinë
shteti, 1 qendër telegrafike e postare, 1 stacion të
policisë, 1 depo për dhjetëshen (osur), 1 banjo
komunale publike (hamam) e të tjerë. Në brendi
të kazasë së Preshovës kishte rreth 500 dyqane,
disa stacione (istasyon), 1 shkollë tetëvjeçare
(rusdiye), 13 xhamia, 3 xhamia të vogla (mesxhida), në
vend ka 2 shkolla muslimane “sibjan” me 364 nxënës
dhe 4 shkolla te tjera “sibjan” me 138 nxënes.
1. Emri Preshova sipas mendimit të autorit vjen nga fjala
turqishte që do të thotë: “Presh” (presh,
bot. Allium porrum) dhe “ova” (fushë); fushë
e preshëve. Nga Skender Rizaj, Kazaja e Preshevës gjatë
viteve 1896/97.
Ardhja e ushtrisë turke në Kosovë, sipas disa
burimeve behët nëpër Moravë e që e perjashton
Kaçanikun. Në rrugën e ushtrisë turke Qustendil-Kosovë,
kur përmendet Morava, atëherë saktë mund të
dihet marshuta e ushtrisë turke. Edhe diç tjetër,
princi Llazar nuk deshi që ta presë ushtrinë tuke
në Kosovë, por Kosovën dhe shtetin e vet deshi
ta mbrojë diku në mes të Moravicës dhe Rekës
së madhe. Kështu gjatë viteve 1389-1454 rruga përgjatë
Moravicës deri në Novo Bërdë ishte skenë
e përleshjeve të shpeshta të këtyre dy ushtrive.
Beteja e parë më 1389 në mes të ushtrive,
turke dhe serbe që ishte hyrje e Betejës së Kosovës
saktë nuk dihet ku ndodhi. Mirëpo, ky vend do të
ishte diku para Moravës, në hyrje të luginës
së Moravicës, ndoshta aty ku në hartën e Shtabit
gjeneral është shënuar Kula-Han ( në rrugën
prej Kumanovës në Moravë) ose vetë në
luginën e Moravicës, te Presheva, e cila përmendet
qysh prej kohërave të lashta dhe përmendore të
ndryshme dhe në të cilën edhe sot gjenden mbeturinat
e jetës arkaike. Më këtë betëjë
prej 1389 në luginën e Moravicës, princi Llazar
humbi Anamoravën e Vranjës.
|
|