| Presheva
gjatë shekujve
Guri i shupum-monumenti
kulturor-historik që ka një vlerë shumë të
rëndësishme të trashëgimisë kulturore
iliro-shqiptare është Guri i shpum, që u përballoi
kohës së luftërave pushtuese. Ky monument kulturo-historik
shtrihet në anën e majtë të lumit të
Kurbalisë, dikur në skajin perendimor të qytetit
të vjetër të Preshevës.
Krijimi natyroro-gjeologjik, me shenja të punës së
njeriut, mendoj se është shfrytëzuar për ritale
nga dardanët para depërtimit romak. Këtë dëshmojnë
edhe enët funerale të gjetura në oborrin e faltorës.
Pas pushtimit romak, u shëndrrua, në bazilikë,
merr formë katërkëndëshe dhe te rrumbullakët
(rotonde). Në anën e kundërt të hyrjes kryesore
me apsida (apsis-mbështjellës, hajrk) ka qenë vendi
i ngritur në trajtë gjysmërrethi për klerikë.
Në arkitekturën e kishave gradualisht është
formuar stili bizantin i posaçëm, i cili duke u mbështetur
në bazilikat e vjetra romake për kryq të kishës,
kishte kryqin bizantin.
Gjatë kërkimeve në thellësi prej 30 cm, kemi
arritur të gjejmë pjesë të afresakave, që
kanë rënë nga muret. Në një copë
të afeskës së gjetur gjendet shkronja “R”
që mëndoj se është inicial i piktorit që
punoi.
Gjendjet në guri janë bërë 20cm, kurse muret
janë lyer prej 5 deri 10cm, për të rrafshuar gurin
për përgaditjet e afreskave.
Kupola ka sipërfaqe prej 3m katrorë, me lartësi
1.2 metra, nuk ka shenja të afreskave, gjendjet janë
të vogla me dimensione prej 20-30cm.
Materiali hulumtues ruhen në muzeun e Shkollës Fillore
“15 Nëntori” në Preshevë. Duke mbështetur
në burimet materiale dhe në elementet tjera kulturore,
mendoj se Grui i shpum ka qenë faltore ilire që i shërbente
popullsisë vendase të Qytetit të vjetër të
Preshevës, gjatë shekullit të pest p.e.s.
Luftërat mbrojtëse kundër romakëve, Bizantit
dhe depërtimi i sllavëve në tokat tona, penguan
zhvillimin ekonomik, kulturorë dhe lidhshmërinë
iliro-shqiptare në terretorin e Preshevës. Kjo është
ruajtur në toponimet e vendbanimeve, si Ili-ncë, Ilincë,
Ili-on vend prejt të cilin shihen të gjitha anët,
N`ujincë, Zhunicë, Zhunice-vend n`ujë, Maxhere-
maxhel; vend ku mbahet mielli, gatuhet buka. Toponimi i malit
në fshatin Gare, Bigaherc- biga hec- biga në rrota të
karrocës ecën etj.
Në shekulllin e tetë, emri ilir zavendësohet me
emrin arbëresh, i cili rrjedh nga emri i fisit Albanoi. Rrënja
e këtij emri ështe Arb gjegjësishtë Alb. Prej
saj formohet emri Arbër, Arban, Arbëresh. Në shekullin
e njëmbëdhjetë ky emër përhapet dhe emërton
tërë popullin, latinisht Arbaneses ose Albaneses.
Presheva për herë të parë përmendet
si zhupë në vitin 1381 në kartë e despotës
Jetvokija dhe te birit Konstantin Dejanoviçit kur kisha
e Rahovicës i bashkangjitet Manastirit të Hilandarit.
Në fund të shekullit XIV dhe në fillim të
shekullit XV Uglesha (1400-1423) ishte pronar i tri Famullive;
Vranjë, Ingoshtë dhe Preshevë. Pas rënjës
së Preshevës nën sudnimin turk me 1455, ajo mbetet
qytezë. Më 1489 Presheva bëhet qendër e vilajetit.
Më 1531, udhëpërshkruesi Kuripeshiq kalon nëpër
rrugën Gjilan- Pasjan- Muçibabë- Preshevë
(Frosteuo), i cili shkruan se Presheva në atë kohë
ishte e bukur. Rruga më e gjalë sihte Runj-Preshevë.
Kësaj rrugeje kaloi edhe udhëpërshkruesi Hahn,
i cili shkruan se në Tabanoc jetojn arbanasit. Nahia e Preshevës
njihet në regjistrimin turk 1519. Në vitin 1570 Presheva
numëronte 102 familje. Fshatrat me farkatari më të
zhvilluar ishin: Rohovica, Tërnava, Norça dhe Garja.
Në defterin e vitit 1498 e hasim me emrin Preshova e cila
krahas vilajetit të Vranjës ishte qendër Vilajeti.
Në regjistrimin e Vonjukëve dhe regjistrimin e vitit
1519 (Tapu defteri) përmenden edhe disa fshatra që sot
nuk ekzistojnë. Një pjesë e tyre nuk ishin të
regjistruara as në vitin 1570. Disa ende nuk dihet se ku
shtriheshin. Ato që arritëm ti zbulojmë janë:
Raleva, e cila shtrihet në Valevë (Valë –
R.S), Vaça (Vaçka) gërmadhat e së cilës
gjenden në lindje të malit të sotëm Zallina
në Vaçkë. Fshati Mirashec i nahijës së
Preshevës i regjistruar në vitin 1570 shtrihej në
luginën e lumit të Rahovicës, tek Shelnet e Rahovicës,
ku ndahet rruga për Ilincë-Bukoc. Ostrovica është
fshati i shekullit XVI. Fshati Rupaj i regjistruar në vitin
1570 nuk është i definuar në librine e Aleksandër
Stojanovskit. Ky fshatë ka qenë i shtrirë në
mes të kodrës së Fejzë Ukës- Varrezave
të Ranatocit- Lumit Llapushnicë, afër vendit të
sotëm të quajtur Shirikicë e Ranatocit. Këto
vendbanime të dikurshme i morëm vetëm si shembuj
për të nxitur hulumtuesit shkencor që të hulumtojnë,
pasiqë mundësitë nuk lejojnë ta ngarkojmë
më tepër këtë punim.
Pas rënjës së Preshevës nën sundimin
turk, gjendja ekonomike e kulturore e popullsisë shqiptare
u keqësua, ngase për të pranuar islamizmin u ngarkuan
me sitemin e timareve. Presheva paguante tatimin më të
lartë prej 21.648 akçe.
Në kohën e luftës (së madhe) austro-turke
(1683-1699), gjatë depërtimit të ushtrisë
austriake në jug, nëpër Preshevë kalon Pikolomini
me ushtrinë e vetë. Shqiptarët vullnetarishtë
i bashkohen ushtrisë austriake në luftë kundër
Turqisë.
Në vitin 1832 ndodhi përleshja midis shqiptarëve
të Preshevës dhe Hupcin-Pashës së Vranjës.
Shkaktar i përleshjeve ishte shtypja dhe trajtimi shumë
i keq i popullatës shqiptare nga Hysein Pasha dhe marrja
e pronës feudale të Sali Shehut nga Presheva në
fshatin Tabanoc. Pasi Hysein Pasha ia preu kokën Sali Shehut,
nipi i tij Osman Aga nga Presheva, organizoi shqiptarët e
Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit në kryengritje kundër
Pashës. Kryengritësit morën Vranjën, ndërsa
Hysein Pasha iku tek miqtë e tij në Pçinj.
Për të shuar kryengritjen në Vranjë dhe Preshevë
erdhi Ymer Pasha dhe me këtë rast shtatëdhjetë
kryengritës iu dorëzuan Pashës, të ciliët
edhe i deportuan në Azi të vogël.
Më hatisherisherifin e Gjylhanit, shpallur me 3 nëntor
1839, reformat u reklamuan dhe zbatimi i tyre filloi në Maqedoni,
Kosovë Lindore me Preshevën. Gjatë viteve 1841-1843
Preshevën e përfshin kryengritja e vrullshme kundër
Tanzimatit. Me 1842, shqiptarët e Preshevës, Kumanovës,
Bujanocit dhe Gjilanit, nën udhëheqjen e Bajram Voksicës
çuan krye kundër sundimit të vrazhdë të
sundimit turk.
Në udhëheqjen e kryengritjes u dalluan: Sylejman Toli
(i gjati) nga Tërnoci, Selman Rogoçica, Selim Marku,
Ymer Presheva, Sheh Hyseni.
Kryengritjet shqiptare kundër Tanzimatit në Preshevë
ruhen në këngët popullore:
Dervish Cara lëshon kushtrimin
Sheh Ymeri ia qet tymin,
O ju vëllezër vranjali,
Edhe k`tu i thojnë Shqipëri
Kjo Tetovë fjalë ka que
Ti Preshevë n`këmbë m`u que
Hysen Pashën me rrethue
Të gjallë prej Vranjës mos m`e lëshue.
Pas Tanzimatit, popullsia shqiptare e Preshevës nuk paguante
tatime, ngase i kundërshtoi ato. Perandoria turke hyri përsëri
në krizë të rëndë, situata para Kongresit
të Berlinit (1878) ishte shumë e vështirë.
Lidhja shqiptare e Prizrenit u ndërtua, u zgjerua dhe u
forcua në pikëpamje organizative duke formuar degët
e saj edhe në Preshevë. Në kuvendin historikë
në Prizren, i cili filloi me 10 qershor 1878 nga Presheva
kanë marrë pjesë: Maksut Shehu, Osman çaushi,
Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga, Haxhi Abazi.
Sipas burimeve, kryetar i degës së Lidhjes së
Prizrenit në Preshevë ishte Sheh Maksut Efendiu.
Dhuna dhe gjenocidi që ushtrohej për shpërnguljen
e shqiptarëve nga Velika Pllana ( tash të vendosur në
fshatin Shitaricë të Vushtrrisë), Leskovci, Masurica
(tash në Shoshajë, Zhunicë, Patatoc etj.), shkruhet
në burime”...gjatë rrugës shiheshin fëmijë
të vdekur e të hedhur, si dhe pleq të ngrirë...”.
Për pengimin e këtij gjenocidi, në vitin 1878,
Sheh Maksuti organizoi një rezistencë kundër sërbëve
në Grykën e Gërdelicës, që në këngët
popullore këndohet:
Maksut Shehu po e rreh telin
N`Gërdelicë po e çan askerin
Baba Shehu n`këmbë u que
N`Gërdelicë n`luftë me shkue
Me 4 janar 1881 pushteti i Qeverisë së Përkohshme
u vendos edhe në Preshevë.
Presheva është kazaja e pestë kah mesi i vitit
1878 dhe si e tillë ka mbetur deri në marimi të
pushtetit turk në Kosovë me 1912. Ajo është
themeluar nga një pjesë e kazasë së Vranjës,
kur Vranja në mbështetje të vendimit të Kongresit
të Berlinit i është bashkangjitur shtetit të
pavarur serb. Kazaja e Preshevës (1878-1912) kishte 18 kajmekom,
që i pari ishte Hasan Kudretullah-Efendiu.
Kundër ushtrisë së Dervish Pashës, në
prill 1910 në Grykën e Kaçanikut, shqiptarët
e anës së Preshevës, nën udhëheqjen e
Idriz Seferit dhe Molla Sinan Maxherës, bënë luftë
heroike. Në këngët kreshnike të Karadakut,
sekretari i Idriz Seferit, Mulla Sinan Maxherja këndohet:
Sinan Hoxha n`luftë po thërret
Sot me lind ja me vdek
Sinan Aga lyp atkisë
I kthenë shpinën kësaj Turkisë
Ky Kostrani veç po dridhet
Hoxhë Sinani nuk po lidhet
Sinan Hoxha len koranin
Ka marr pushkën e xhamadanin.
Gjendja dhe pozita e shqiptarëve në periudhën e
viteve 1912-1941 ishte shumë e vështirë, vazhduan
presionet e shpërnguljes në Turqi, kolonizimi serb,
gjendja e rëndë ekonomike, arsimore, duke penguar shkollimin
në gjuhën shqipe dhe simbolet kombëtare, duke ndaluar
të drejtën elementare.
Lufta e dyte botërore, popullsisë së Preshevës
i solli okupimin bullgarë. Me shpresë të realizimit
të të drejtave kombëtare, me ideologji dhe forma
të ndryshme, udhëheqësit shqiptarë u munduan
të realizonin të drejtat sociale kombëtare. Në
këtë drejtim kontribut të veçantë kanë
dhënë: Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Skender Hasani,
Xheladin Kurbaliu, Riza Ilinca, Limon Staneci, Selami Hallaçi,
Ibrahim Kelmendi, Ali Aliu, Shinasi Hallaçi e te tjerë.
Në emër të “vëllazërim-bashkimit”
forcat çetnike u radhitën në Brigadat Partizane
me urdhër që të vrisnin sa më shumë shqiptarë.
Me 15 shtator të vitit 1943, forcat çetnike serbe
hodhën bomba në natën e Ramazanit në Xhaminë
e Preshevës me ç`rast vranë 4 dhe plagosën
28 veta. U bënë masakra në Iseukë, Gosponicë,
Sopot dhe vrasje e likuidime të shumta.
Në vitin1945 komuna e Preshevës në mënyrë
arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar dhe me qëllim
të asimilimit dhe ngushtimit të truallit etnik, u nda
nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, për
t`u vënë në lidhje kontrolli nga lartë, hërë
nga Rrethi i Vranjës e herë nga ai i Leskovcit.
Me 1947 komunës së Preshevës i bashkangjiten edhe
këto fshatra: Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena,
Depca, Maxherja dhe Renatoci, të cilat i takonin komunës
së Gjilanit.
Në qershor 1948 u shpall rezoluta e Byrosë Informative,
menjëherë pas kësaj filloi edhe represioni, dhuna
dhe terrori mbi shqiptarët e Preshevës. Lindi kërkesa
publike me nënshkrime të qytetarëve për bashkim
të kësaj treve dhe Kosovës me Shqipërinë,
kërkesa të cilat u përsëritën edhe në
vitin 1968 dhe 1981.
Ngushtimi i të drejtave në Kosovë, suspendimi
i Kushtetutës së vitit 1974, marrja e të drejtave
vetqeverisëse të organeve të pushtetit lokal, ngjalli
vullnetin e popullit shqiptarë që të dalë
masovikisht në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit
1992, kur shqiptarët e Preshevës u deklaruan për
autonomin Politiko-Territoriale me të drejtë bashkimi
me Kosovën.
Lëvizja për Republikën e Kosovës, vepronte
edhe në territorin e Preshevës, që gjatë viteve
1981-1987, organet e sigurimit shtetëror jugosllav, zbuluan
veprimtarinë e organizatave ilegale patriotike. Udhëheqësit
e këtyre organeve, pa të drejtë u denuan me shumë
vite heqje lirie nëpër burgjet famëkeqe të
Jugosllavisë si: Hamdi Ajdini, Jetullah Arifi, Halil Selimi,
Milazim dhe Hetem Arifi, Shaqir Shaqiri e të tjerë.
Gjatë sulmeve të NATO-s mbi forcat ushtarake serbo-çetnike,
pozita e shqiptarëve ë Preshevës u keqësua.
U bë pastrimi etnik me dhunë i fshatrave të Malësis
së Karadakut, duke vrarë, djegur e plaçkitur.
|