|
Gjurmeve
te masakrave serbe ne Presheve e rrethine (4)
Ferri në
Iseukaj
Siç dihet, masivi malor i Karadakut perfshine nje territor
te gjere gjeografik ne mes te Kaçanikut , Vitis, Gjilanit,
Bujanocit, Presheves, Kumanoves e Shkupit, i cili eshte nje territor
kompakt i banuar nder shekur krejtsisht me shqiptare. Politika
serbomadhe, me veprimtarine e vete antishqiptare, beri çmos
qe sipas elaborateve te tipit çubriloviqian, ta zhduke
kete popullate etnike nga faqja e dheut dhe ta ndryshoje strukturen
etnike te shqiptareve ne keto treva ne te mire te popullates serbe,
e cila pretendonte nje Serbi te madhe qe do te kishte dalje ne
detin shqiptare. Ne keto veprime fashiozide u shquan sidomos disa
njesi partizane te Serbise, Maqedonis e te Malit te Zi ne te cilat
me kohe u inkuadrua levizja çetnike. Krimet masive partizanoçetnike
ne Karadak, sipas disa burimeve historike, si dhe deshmitareve,
filluan ne nentor te vitit 1944 e vazhduan deri ne pranvere te
vitit 1945. Edhe pse krimet e serbeve ndaj shqiptareve ishin ne
vazhdimesi e atyre te meparshme, megjithate ne kete periudhe krimet
jane me masive. Kesisoj, me 6 tetor 1944 u formua brigada XVI
maqedonase me Glisha Sharanoviqin komandant, e cila shpejt rriti
numrin e ushtareve. Me 14 nentore, kjo brigade hyri ne Shkup per
t`u nisur po at dite per ne Kaçanik. Vetem per nje muaj
e diçka, perkatesisht deri me 14 nentor 1944 likuidoi rreth
200 shqiptare. Pas vrasjes se 128 vetave ne fshatin Bllace te
Ulet, kjo brigade u nis per ne Karadak te Gjilanit, me ate rast
ne Stubell therri mizorisht tete shqiptare. Vetem ne dhjetor te
po atij viti famekeq kaloi ne territorin e Karadakut te Presheves,
kinse per ti ndihmuar brigades XVII te Serbise, te cilat bejne
plojen ne Iseukaj ku u masakruan 100 veta.
Fshataret u dorezuan në besë të partizanit Avdi
Zuba
Per rrjedhen e kesaj ngjarje, nder me te trishtueshmet e historis
sone te pergjakur, ka nevoje te zgjatemi me shume, ngase per te
nuk eshte shkruar sa duhet. Se pari kur keto brigada hyne ne Karadak,
shperndane njesit e veta neper fshatra, kurse ftesa per dorezimin
e malesorve te pafajshem qe nenkuptonte edhe amenstine absolute
te tyre, ishte nje mashtrim dinak ne nje ane dhe premtim tragjik
e i kobshem ne anen tjeter, sepse nga ky shkak gjeten vdekjen
qindra malesore te kesaj ane. Disa njesi te brigades XVI maqedonase
u stacionuan ne fshatin e vogel Iseukaj, ku ushtruan reprezalie
te papara ndaj fshatareve te pambrojtur. Ardhjen e tyre ne fshat,
sipas disa analizave, e kishte paralajmruar aktivisti partizan
Avdi Zuba, i cili u kishte drejtuar fshatareve me thirrjen "vellezen,
mos i leshoni shpijat e katundet se keta jane partizane dhe nuk
do ta ngucin askend»?! Megjithate duke thirrje mashtruese,
fshataret u binden qe te mos arratisen maleve. Mirepo, per te
verifikuar menjehere tradhtine, brigada ne fjale, qe diten e pare
te hyrjes ne fshat se pari e likuidoi Avdi Zuben bashkeme kater
fshatare tjere. Pastaj shtabin e tyre e kurdisen ne shtepin dykateshe
te Memish Nuhiut, te cilin e «shperblyen» duke e vrare
vetem me nje plumb pushke.
Shtëpia e Zylfi Kamberit ishte bere kasaphane njerzish
Ne pjesen perdhese te shtepis se Memish Nuhiut i sillnin malesoret
nga ante te ndryshme ta Karadakut te Presheves e te Gjilanit.
Prej aty i terhiqnin zvarre te lidhur deri tek shtepia e Zylfi
Kamberit te cilin e kishin shendrruar ne kasaphane te pergjakshme
njerzish. Posa erresohej, edhe ketu si ne kafe te Tozes ne Presheve,
jehona e zerit te daulles, harmonikes e zurles shenonte fillimin
e turturave, kurse intensiteti i shtuar i muzikes sherbente per
mbytje te klithmash te viktimave.
Pamjen e dhomes ku u beheshin ekzekutimet e ku fikej jeta e malesoreve,
me se miri e pershkruante Rizahu, tash i ndjere, i cili i ishte
deshmitare i vetem qe u gjend ne ate dhome, por pastaj shpetoi
nga vdekja, meqe me shume veshtiresi e fat arriti te ike nga kthetrat
gjakpirese te vrasesve. Ai rrefente me trishtim se si nga zjarri
qe digjej ne oxhak dukeshin qarte muret e pergjakura, kurse perreth
i kishin ushtaret qe duke pire e duke bere aheng, me kenge nge
goje thernin e vritnin viktimat e pafajshme. Asnjerin nga ato
viktima thoshte Rizahu, nuk e njihja, sepse ishin te mbytur ne
gjak. Disa sish dridheshin e perpeliteshin ende a dhene shpirt.
Prane tyre qendronin kmesa, sopata….
Per dymbedhjete dite rresht, sa mendohet qe qendroi brigada ne
Iseukaj, ua solli vdekjen 100 vetave. Te gjithe meshkuj nga fshatrat
e Karadakut e rrethit te Presheves. Kesisoj, sipas shenimeve te
arsimtarit te historis X.X nga Gruhalia u vrane 11 veta, nga fshati
Lafet 8 veta, nga Gosponica 20 apo sipas disa te dhenave tjera
16, nga Bukuroca e keqe 13 veta, nga Miratoca 15 veta, nga Sopoti
40 si dhe nga Ternava 10 veta.
Mënyra barbare të vrasjeve
Menyrat e vrasjeve ishin barbare. Siç rrefen ne nje shkrim
te Hebib Aliut ne «Bota e re» Xhavit Nuhiu, i cili
atebote ishin gjahste vjeçare, krimet e tilla mund t`i
bejne vetem njerzit me prirje tradicionale sadiste. Ai rrefen
me dhembje se su ua nxoren shpirtin mizorisht anetareve te familjes
Dalipi. Rexhep Dalipin me te kater djemte e lidhen dhe i futen
ne kazan qe vlonin me uje. I majten aty deri ne ofshamen e fundit
te jetes. Kete ngjarje si ne enderr te llahtarshme e perjetoi
nena e ketyre kater femijeve. Plot nje vit Zethane Dalipi u mundua
ta ngushlloi vetveten, por dalngadale e leshoi durimi. Atehere
kur lutjet dhe thirrjet drejt Zotit, per t`ia kthyer femijet,
nuk i plotesuan, ajo filloi te mallkoje, pastaj u çmend.
Me pastaj jeten e jetoi me kengevaj, pantomime e thirrje lemeritese.
Nena Rahime Metaj nga fshati Sefer, me duart e veta varrosi djalin
e saj Rexhepin, te cilin e sakatosen para syve te saj, duke ia
gjymtuar te gjitha pjeset e trupit. E varrosi me gjysmeshpirti
e ne gjendje amullie ne te njejtin varr me Cetin e Bahtijes. Dy
djemte e Kamber Demirit, Hajredinin 14 vjeç dhe Halilin
12 vjeç i moren per ne rrugen e vdekjes gjate kohes kur
ishin duke i ruajtur dhente. Me vone ata u gjeten ne gropat e
Iseukut. Lili (Halili) i kishte syte e nxjerre dhe nje plumbe
ne lule te ballit, kurse Dinit (Hajredinit), vdekjen ia kishin
sjelle tri plaget ne shpine nga te goditurat me singi. Edhe sot
Ahmet Murati, pjesmarres i nxjerrjes se kufomave nga gropat e
Iseukajve, kujton fjalet e xhaxhait te tij Arifit, i cili kishte
shpetuar nga pushkatimi ne Iseukaj, por qe pas vete te vrare kishte
lene tre vellezer, djalin dhe tre kusherinj te aferm. Ne dhome,
pohonte ai, isha i lidhur bashke me djalin e Xhavitit, i cili
kishte vetem 16 pranvera. Dhoma ishte perplote me njerez qe gjemonin
nga dhembjet e te rrahurave. Here here hynin ushtaret dhe merrnin
nga nje apo dy veta per pushkatim, ndersa dikujt ia shtrengonin
duart rishtas me konop. Djalin e kaploi frika dhe me tha duke
belbezuar “Babe,e pate puna jone”. I thashe se kur
te vine ushtaret ti shtrengojne duart, ti mbaji me hapur qe mos
te mund te shtrengojn shume, sepse ne xhep e kame nje bris te
fshehur dhe pasi ti lirosh duart do ta presh edhe litarin e duarve
te mia dhe do te ikim disi. Djali u qetesua dhe çuditerisht
e zuri nje gjume i rende ne prehrin tim. Ne mes te gjemimeve tjera
ndjeja edhe kerrhamen e tij. Nuk vonoi pak, kur dera u hap me
rrembim. Dy ushtare i rane shkelm djalit tim per ta zgjuar nga
gjumi. Ia vune dy gjunjet ne bark dhe ia shternguan duart me sa
fuqi qe kishin. I pergjumur qe ishte kishte harruar porosin time.
Serish kaploi frika. U perpoqa ta ngushlloja e t`i jepja force,
por pas pak na nxurren jashte. Na shpinin drejt gropave ku duhej
te na pushkatonin. Kur provonim te kthenim koken prapa, ushtaret
thernin ne sy me disa shkopinj druri me maje te gdhendur. Nuk
ishte pune ikjeje. E shtena e armeve me rendoi trupin, edhe pse
isha i lenduar vetem pak. Pesha e djalit tim te vrare, me te cilin
ishim te lidhur ne nje litar ma lendoi shpirtin. Se si ishte keputur
konopi, as vete nuk e di. Nje kohe qendrova i shtrire ne grumbullimin
e kufomave te tjera, pastaj u rrekelleva livadhit teposhte dhe
ika…
U masakrauan edhe Gosponica edhe Rainca
Nje tmerre i tille , gati si ne Iseukaj, qe tash po mbush mbi
gjysme shekulli qe u shkaktua nga shovensitet serbo-çetnik
e maqedonas, u krye edhe ne fshatin malor Gosponice te Presheves.
Edhe ketu ngjarja ndodhi ne fundt te muajit nentore te vitit 1944,
me ç`rast u pushkatuan gati te gjithe burrat e fshatit
dhe nje nene. Diten e masakres, rrefejn deshmitaret, nisen krisma
pushkash qe vinin nga kodra qe gjendet vetem disa qindra metra
larg fshatit. Per ate dite, organet e atehershme, te prira nga
komunistet, paten kerkuar qe te gjithe ata qe kishin arme t`i
dorzonin menjehere, ne te kunderten do te ndermerreshin masa te
rrepta ngaj tyre. Njeri nga punktet ku duhej te dorezonin armet
malesoret e fshatrave te Karadakut ishte Rohovica. Armet, sipas
tyre, duhej te dorezoheshin ne ora gjashte te mengjesit. Mirepo,
krismat e pushkeve sa vinte e shpeshtoheshin, keshtu qe Gosponicasit
nisen t`i shqetsonin. Plaku Jahi Jusufi doli skaj murit per te
pare se nga vinin te shtenat, mirepo ne ate rast befas e qelloi
nje plumb ne kraheror dhe e plagosi rende. Burrat e tjere te fshatit,
pas ketij rasti, tubohen per ta kuvenduar punen me mire per nderrmarrjen
e hapave te metutjeshem. Mundesit per te ikur ne mal ishin shume
te vogla, sepse ishin rrethuar nga te gjitha anet me forva te
medha partizanesh. Nderkaq, ne anen tjeter, arsye per ikje nuk
kishin ngase e dinin se askush nga ta nuk kishte bere ndonje te
keqe.
Po ashtu, pushteti i ri kishte perhapur lajme se popullin nuk
do ta gjeje asgje e keqe. Shi per kete ata vendosen qe te mos
i leshonin shtepit dhe familjet e tyre. Nje nga fshataret, Salih
Shabani, mori nje shkop te gjate, ne te cilin lidhi nje lecke
te bardhe dhe e ngriti perpjete, duke ua bere te dije sulmeve
se nga ana e fshatareve gosponicas nuk do te kete rezistence.
Pas kesaj, brigada me numer te madh partizanesh zbriti ne Gosponice
dhe rrethuan teresisht fshatin. As miza me nuk mund te dilte nga
aty. Grupe grupe katilet u futen neper shtepia, kurse numri me
i madh i tyre qendronin gati me tyta te kthyera kah dyert e dritaret
e shtepive. Rrugat e fshatit ishin perplot me ushtare. Fillon
tmerri…
Ne shtepin e Ibrahim Fejzullahut, cili kishte shkuar qe ne mengjese
ne Rahovic per te dorezuar armet dhe momentalisht nuk ishte ne
shtepi, futet nje grup partizanesh, te cilat gruas se tij, Hanifes,
tentojn t`ia marrin bohçen me rroba te nuseris, gje te
cilen ajo e kundershtonte duke e shtyre e rrezuar per toke nje
nga ushtaret, mirepo ushtaru tjeter qe ishte afer saj e qellon
ne kraheror me rafal automatiku dhe e vret ne prani te tre femijeve
te saj te vegjel.
Pushkatimi i burrave dhjete metra larg shtepive
Me pastaj, duke hyre shtepi me shtepi grumbullojn te gjitha burrat
e fshatit se bashku me dy femije te mitur dhe duarlidhur i pushkatojn
vetem dhjete metra larg shtepive te fshatit. Jahi Jusufi, i cili
plagos me pare derisa u dha shenje per dorezimin e fshatit, edhe
pse ishte ne gjendje te rende e para vdekjes, ate e gjejn te shtrire
ne shtrate dhe e marrin se bashku me te tjeret dhe e godasin edhe
me nje plumb tjeter. Kesaj rradhe vdekja per te ishte e pashmangshme.
Sipas listes se shenimeve te arsimtarit te historis X.X.(lexo
me larte) del se ne Gosponice u vrane 20 veta e u plagos nje.
E vrane Pajazit Arifin, Avdil Arifi, Arif Xhaferi, Nasuf Arifi,
Sefedin Arifi, Sali Shabani, Shaip Shabani, Demir Abdullahu, Abdulla
Demiri (gjyshe e nip), Ramiz Ramizi bashkeshortja e Brahe Gosponices,
Fazli Abdullahu, Hajredin Abdullahu (babe e bire), Jahi Jusufi,
Rexhep Hetemi, Rexhep Asllani, Haqif Zeqiri, Sefedin Zeqiri, Behxhet
Haqifi, ndersa u plagos Iljaz Arifi.
Ndersa sipas nje shkrimi te XF., te botuar ne „Jehona“
, del se u vrane e u pushkatuan 30 veta: Hanife Fejzullahu, grua
e Ibrahimit, Fazli Nuhiu me djalin Hajrushin, Demir Veliu me djalin
Shaipin, Hetem Misini, Haqif Zeqiri me djemte Ajetin dhe Bejxhetin,
Jahi Jusufi, Avdil Arifi me djalin Arifin e nipin Xhaferin, Azem
Aliu, vellezerit Nasuf e Sefedin Ramadani, Kadri Nasufi, Behlul
Musliu me djemte Shabanin dhe Musliun, Adem Rrustemi, Rrustem
Rrustemi, Ali Selmani, Salih Ibrahimi, Avdil Ibishi dhe dy mysafiret
Bejzat Ternava e Sabit Koka. Siç verehet, ne te dy pale
shenimet mungojne nga disa emra te pales tjeter, keshtu qe mund
te supozohet se numri i viktimave mund te kete qene me madh se
20 apo 30 veta. Pas kesaj masakre, ashtu si edhe ne Iseukaj, Gosponica
mbeti e shkrete. Nga vdekja shpetuan vetem 4-5 burra, te cilet
ne kohen kur ndodhi masakra nuk gjendeshin neper shtepite e tyre
per shkak se kishin zbritur ne Rohovic per ti dorezuar armet.
Ne mesin e te gjalleve mbeti edhe Ibrahim Fejzullahu, te cilet
ne mungese te tij ua vrane mizorisht gruan Hanifen. Ata qe mbeten
gra e femije te trishtuar iken kah munden. Vetem pasi shkuan ushtaret
serbe, te cilet pas vete lane vetem shketerim, zjarr, kufoma e
gjak, te gjallet mbetur u kthyen per t`i varrosur te vdekurit,
duke i futur edhe nga dy apo tri veta ne nje varr te perbashket.
Qendresa e shqiptareve ne luften e Rahovices
Ashpersimi i situates ushtarake e politike ne mes te popullates
shqiptare te Kosoves Lindore e me gjere dhe ushtrise jugosllave
u shtua veçanarisht pas luftimit te partizaneve ne perendim
te kufirit shqiptaro-serbe, qe atehere ishte ne “udhe te
Frengut”, ne diten e festes fetare te Bajramit, pikerisht
me 10 shtator te vitit 1944. Qellimi i ketij sulmi, sipas deshmitareve,
ishte qe te pushtoheshin fshatrat e Karadakut, ne menyre qe ne
ato te behej vrasja masive te digjen ato fshatra e te zhduken
nga faqja e dheut. Nje sulm te ketill komanda ushtarake jugosllave
e vleresonte si menyre dhe moment te volitshem per njehere e pergjithmone
te malesoreve. Kesisoj, forca te medha ushtarake, sipas disa te
dhenave rreth 1000 veta, arriten te hyjne ne luginen e Rainces
dhe te vendosen rreze malit te Gares, Berçecit e Bukocit
me qellim qe se shpejti te deportojn ne Gosponic, Maxhere, Ilinc
e Buhiq.
Mirepo si Raincasit me burrat e fshatrave te rrafshit perreth,
ashtu edhe malesoret e gati te gjitha fshatrave te Karadakut,
me nje organizim shembullor dhe guxim e trimeri te jashtzakonshme
arriten qe te zhvillojn nje beteje te madhe frontale e mbrojtese,
ne te cilen armikun e shkaterruan teresisht. Thuhet se pos nja
280 ushtareve qe u dorezuan dhe u zune rob, e te cilet me vone
u liruan, te tjeret ilane eshtrat neper malet tona. Megjithate,
ne kete lufte fyt per fyt u vra edhe Shukri Zylfiu, si dhe Ali
Hoxha nga Garja, plak92 vjeçar, te cilin edhe pse ishte
i verber ne te dy syte, çetniket e therren me thike ne
qafe. Nderkaq ne kete beteje u plagosen Nuri Nuredini, Hamdi Kurteshi,
Qahil Ahmeti, Ajet Hamdiu e Mehmet Zahiri nga Garja, si dhe dy
rejat e Aliut( Hoxhes ne shenje hakmarrje per shkak te strehimit
te Hoxhe Lipovices)
Thuhet se me jave te tera kufomat e ushtareve te vrare u qelben
neper mal e Reke te Rainces, derisa nje numer i madh i tyre u
hodhen nga vendasit ne ca gropa mbi fshat, te cilat fshataret
e kishin hapur me pare per te marre dheun per qerpiçe.
Pas nje humbje te ketill fatale, forcat serbo-çetnike nje
kohe bukur te gjate nuk guxuan te shkelnin ne keto troje. Mirepo,
kur erdhen, serish filluan avazin e vjeter. Moren me dhune fshataret
e Rainces dhe i detyruan qe nga keto gropa t`i nxjerrnin kufomat
qe tashme ishin kalbur gati ne teresi dhe mund te nxirrshin vetem
te copetuara, gjymtyre, gjymtyre. Kundermimi i mishit te kalbur
e bente gati te pamundur punen, mirepo nje gje te tille fshataret
ishin te detyruar ta benin nga dajaku e t renat me dipçik
pushke. Disa qe kundershtuan, madje aty per aty e gjeten vdekjen.
Dhe perpak e nuk ndodhi me e keqja. Edhe pse i kishin grumbulluar
disa dhjetra veta, shqiptare nga Rainca, per t`i ekzekutuar pa
gjyq, thuhet se me urdherin e Abdullah Krashnices, ne momentin
e fundit, me kalin krejt shkume nga vrapi, arrit ne RainceDushan
Iliq Tojaga partizan e bashkeluftare i Abdullahut, i cili arrit
t`i shpetoj nga pushkatimi i sigurt raincasit e pafajshem, duke
u thene atyre se keta nuk kane faj, kurse ne lufte kane marre
pjese te gjitha fshatrat e jo vetem Raica. Nga deshprimi per pamundesine
per hakmarrje, partizanet duke u kthyer nga Rainca qelluan ke
ndeshen ne rruge. Me tre plumba ne kraheror qelluan dhe e plagosen
rende Xheladin Bajramin nga Corrotica.
Dy varre masive nën hijet e dardhave
Me 3 dhjetor 1992, keshilli per Mbrojtjen e te drejtave dhe te
lirive te Njeriut me seli ne Presheve, te cilit iu bashkuan edhe
nje grup njerzish nga Presheva dhe Gjjilani, u beri nderim ketyre
viktimave te masakruara ne fshatin Iseukaj. Me ate rast, te pranishmit
vendosen kurore lulesh mbi dy varret kolektive, qe qendronin si
kujtim i llahtarshem i ngjarjes qe kishte ndodhur disa dhjetra
vjete me pare. Njeri nga varret ishte krejt prane dy gropave ku
u ekzekutuan me se 100 veta e qe dalloheshin ende, meqe edhe pse
ne to kishte dale bari, dheu qe kishte “fjetur” ne
to, kishte ulur nivelin e rrafshit te lendines. Nderkaq, tjetri
varr ishte pak me tutje te parit, rreze malit qe ngrihej perpjete
bjeshkes. Per çudi, ne te dy varret eshte rritur nga nje
dardhe, te cilat per çdo pranvere lulezojn dhe gjate tere
kohes thuajse u bejne hije martireve. Pak me lart, aty ketu, ndonje
shtepi ende e parrenuar, por me dry ne dere, nderkaq themelet
e shtepive te tjera te rrenuara te fusin tmerrin. Ne Iseukaj,
veç zogjeve asgje tjeter nuk pipetin. Fshati eshte i shkrete.
Aty me dekada te tera, qe nga masakra e kendej nuk degjohet zeri
i hareshem i femijeve, as zhurma e fshatareve neper ara e male,
as lehja e qeneve…. Fshati ka mbetur i shkrete. Pa njerez,
pa gje te gjalle qe e rrethonte dikur.
Dhembja per kete fshate te vdekur te malesis se Karadakut hetohej
edhe ne fytyrat e njerezve te pranishem qe ishin tubuar ate dite
dhjetori per t`i nderuar viktimat. Nga turma del Ismet Sinani
nga Staneci, i cili tash jeton ne Gjilan. Eviton kujtimet. Vetem
nente muaj kam pasur kur e kishin nxjerre babai prej shtepise,
me kane treguar gjyshja e nena. Per here te fundit me ksihte marre
ne duar, duke m`I puthur qe te dy faqet e per te me lene serish
ne krahet e gjyshes. Une nuk e di, por me kane thene se paskam
pas thirrur “baba” dhe qenkan çuditur te gjithe,
sepse une atehere nuk kisha ditur te flas. Ndoshta, kobi qe e
priste u paralajmrua nga aho thirrvaje apo… S`mund ta shpjegoj.
Para turmes foli edhe me plaku, Milazimi nga Shurdhani, i cili
tha se edhe atij i eshte mbytur ketu babai nga komunistet, mirepo
ai nuk eshte varrosur ne asnjerin nga te dy varret e perbashketa.
Si trembedhjetevjeçar qe isha, pohoi ai, bashke me dy te
katundit pata ardhur per t`i marre xhenazen. Sapo gjetem dhe u
nisem kah udha atje pas kodres, pushket qe krisnin pandrepre,
nuk na lane mundesi per me tutje. E varrosem aty, bri udhe, afer
nje molleje te bardhe dhe e mbuluam me gure. Me kujtohet si sot,
vazhdoi ai, e paten marre ne shtepi, ate dite qe krisnin pushket
ne Muçibabe. Nuk mundi t`i leje vetem tere ato gra e femije
qe ishin mbledhur nga te tera anet. Kurban i tyre do te behem
e nuk i le vetem, u tha s`di sa here burrave qe ngulnin kembe
tek ai per te dale ne mal. Tybe, tre kater kilograme cigaresh
e kater pesedhjete kilogram llokum ua pat qitur perpara, mirepo
qenat ne shtepin tjeter kishin filluar zullumin tek grate. Shkoi
atje u tha prere. Nuk kemi pune me gra, une jam ketu. Mire pra,
i thane ata. Eja me neve. Dhe e moren. Me nuk e kame pare. Vetem
te vdekur,po. Ashtu si ju tregova.
Kufomat i nxorren nga gropat grate e femijet
Qetesia qe kaploi fshatin kur pushuan krismat e pushkeve, zhurma
e daulleve dhe klithmat mbytese te viktimave siin shenje se partizanet
u larguan nga fshati. Shkuan atehere pasi i vrane meshkujt dhe
i mbyllen shtepite. Shkretuan tere bereqetin, prene pemet, plaçkiten
tere ate qe mund te bartej. Pas vetes lane vetem ndonje plake
te kerrusur, gra te veja dhe femije. Ne livadhin, bri shtepise
se Zylfiut, mezi vereheshin dy gropat e mbuluar me dhe ne te cilat
grumbull ishin futur rreth 100 kufoma. Para se t`i futnin ne to,
ata kishin zbrazur tere mllefin e tyre prej sadizmi. I kishin
rrahur pameshirshme viktimat, ua kishin prere ekstremitetet, pastaj
turpin, i kishin verbuar, pastaj te lidhur ne grupe, bri gropave
te hapura enkas per ta kishin zbrazur refalet. Pasi ishin mbushur
te dy gropat me trupa njerezish, serish mbi ti kishin shtene me
arme zjarri, kishin hedhur edhe bomba. I kishin detyruar grate
e fshatit, nenat e viktimave, qe te vlojne kazanet me uje te culet
i ksihin derdhur mbi ta. Madje kishin futur edhe gure gelqerje
per te pafikur neper gropa, se helbete dikush nga fundi i gropes
mund te kete mbetur gjalle, keshtu qe ngrohtesia e vlimit te gelqerjes
do t`ua merrte shpirtin perfundimisht…
Pasi shkuan nga fshati partizanet, jugosllave rrefen Ahmet Murati,
grate e femijet qe kishim betur gjalle, zbuluam gropat qe ishin
te madhesis se nje dhome te vogel. Ne fillim u nxirrnim me dore,
kurse me vone i terhiqnim me ndonje dru te gjate. Rralle ndonje
kufome qe i kishte te gjitha pjeset e trupit. Shumica sish ishin
te gjymtuara. Prane tyre kishte shoka, shalla, plisa litare e
rroga te tjera te pergjakura e te perbaltuara. Thuhet se ishin
96 veta, por shume veshtire te identifikohen, ngase per nja dhjete
dite sa kishin qendruar kufomat njera mbi tjeteren ishin prishur
dhe derformuar sa s`ka. Ka ndodhur qe babai te mos e njohe djalin
e vellau vellane e vet. I kompetuam ato shkel e shko duke i ofruar
seciles kufome gjymtyren e vet te shkeputur dhe i varrosem ne
dy vende ne livadhin rreze shtepive. Me kujtohet si sot, thote
Qemal Murati, se si Sadri Memishi me nenen e vet hulumtonin babane,
Memishin. Kur u tregova se ate e kame pare diku gjetiu, atehere
nisen kujen dhe te qaret. Shkuan per ta gjetur… Varrezat
i beme te ceketa, ngase nuk i njihnim te gjitha. Lajmeruam fshatrat
perreth, por vetem pak kufoma u nxoren nga aty per t`u varrosur
gjetiu. Shumica mbeten bashke edhe ne varre, ashtu siç
e gjeten vdekjen. Edhe sot qendrojn prane njera tjetres ato dy
varreza masive. I riu Gani Nuhiu, djale i Xhavitit, qe atehere
kishte gjashte vjete, here here kujdeset per ato varre. I ka rrethuar
me taraba druri. Ua heq barin kohe pas kohe.. Edhe vendi i gropeve,
ku u be krimi dallohet mire. Ne te dy varrezat ka leshuar grup
nga nje dardhe. U bejne hije te perjetshme martireve.
Disa nga emrat e tyre qe pesuan ne Iseukaj
Numri i te masakruarve ne Iseukaj nuk dihet ende me saktesi.
Sipas deshmitareve ai numer sillet diku 92 deri ne 100 veta, por
ka edhe te atille qe pohojn se numri i viktimave nuk eshte me
i madhe se 60 sish. Megjithse per kete ngjarje u hesht nje kohe
te gjate, kurse deshmitaret qe perjetuan masakren me nuk jane
gjalle, nga disa anetare te familjeve te te masakruarve, arritem
t`i shenojm vetem keta emra: Miftar Murati(65), me vellezrit Hajredinin
(70), Sherifin(63) dhe Arifin nga Staneci. Ky i fundit shpetoi
i plagosur, por i u vra djali Xhavit Murati(16) i cili ishte i
lidhur me nje konop me te. Po ashtu nga Staneci u pushkatuan edhe
Jetulla Murati (16), Hamdi Murati (18), Jakup Murati (75), Bektesh
Asllani (34), me te vellane Sylejmanin(31) e kusheririn Ganiun
(29), Sahit Asllani (19), Ajvaz Fazliu (75) me te bijte Islamin
(19) e Eminin (7), Bajram Rexhepi (55) e Sherif Ramadani (39),
Muharrem Shaqiri (32) nga Lezbalia, Isuf Ajeti, (59) me djemte
Muharremi (16) e Ajetin (14) nga Lagja e Kareçve, Rexhep
Lutfiu (60), Ramiz Arifi (40) me te vellan Zenelin (42), Mehmet
Ahmeti (42), Rashit Saqipi (45) qe te gjithe nga Gruhalia, pastja
Bariu i Xhymes nga Muhaxheret, ndersa nga fshati Iseukaj, ku u
krye masakra, u vrane Rexhep Avdili (75) me djemte Rufatin (29),
Mustafen (32) e Ramadanin (24) si dhe kusherinjte Azemin (29)
e Hasanin (29), pastaj Shaqir Dauti (15), Murat Avdili (28), Memish
Memishi (75), Qamil Memishi (19). Ne Iseukaj u bra edhe nje djale
i Hajdar Caravajkes emri i te cilit nuk u kujtohet bashkbiseduesve.
Aty u likuiduan edhe keta person nga Sefert: Isa Islami I Caneve
(32), Ramiz Hajdari (34), Jetish Sulejmani, Sejdi Rexhepi, Rexhep
(Mehmet) Ahmeti (26), djali me i ri i Kamer Seferit, Shefki Shurdhani
nga Shurdhanet, Qazim Veseli e Demir Kurtishi nga Kurbalia, Bajrami
i Peçenes (45), Selim i Mehjave te Depces me te birin Shaqirin,
vellai i Ramadanit te Lafeteve te Depces, Halit Lutfiu (28) nga
Gruhalia si dhe Rrustem Lutfiu (22), Sejdi Lutfiu (18), Ali Lutfiu
(20) po ashtu nga Gruhalia, Rrustemi i Lafeteve te Depces, Nuhi
Caravajka (35) si dhe Hajrullah Demiri (20) nga Sefert.
Keta ishin 57 personat qe e pesuan ne masakren e Iseukajve, e
per te culet arritem t`i shenojm emrat nga Ahmet Murati, mesuesi
Sadri Sadriu e Qemal Murati, mirepo ka edhe shume emra te tjere
te culet duhet ndriçuar sa me pare ne menyre qe te mos
shlyhen fare nga kujtesa e popullit.
Në Sopot erdhi nje deshmitar nga Turqia
Ndonese nga mbarimi i vitit 1943 ne kete ane me aktivitetin e
vet agjitues e luftarak niset te paraqiten si çetniket,
ashtu edhe partizanet, keta te dytet perballe agresivitetit deri
atehere me te theksuar te çetnikeve, ne njefare menyre
gjeten nje mbeshtetje me te madhe nga popullata, veçmas
kur dihej se ne aradhet partizane aty ketu kishte edhe shqiptare,
nje pjese e te cileve kishin bindje se me luften “nacionalçlirimtare”
do te zgjidhet edhe çeshtja kombetare shqiptare ne frymen
e “vllaznim-bashkimit” te tyre te proklamuar, po qe
nuk vonoi vone shume zbuloi masken e vertete dheu pa qarte se
dallimi midis tyre nuk eshte aq shum i madh. Aq me pare kur erdhi
koha qe çetniket e partizane, madje edhe bullgaret te lufotjn
me forca te perbashketa, te gjithe te fshehur nen yllin e kuq
komunist.
Shembulli i Sopotit, fshat ky midis Presheves dhe Kumanoves,
qe tani i takon territorit te ish-Republikes jugosllave te Maqedonis,
eshte ilustrimi me i mire i nje konstantimi te tille. Meqa disa
individe te ketij fshati si Hamdi Ismaili e Halim Bajrami, kishin
vene lidhje te ngushta me partizanet dhe kishte kohe qe i ndihmonin
me ushqim, veshmbathje etj., nuk shkoi shume dhe ne Sopot u formua
fronti popullor me kryetar maqedonasin Cvejiq Stojçe e
sekretar Mulla Liman Limanin, i cili tash jeton ne Kumanove, me
qellim te furnizimit sa me te madh te partizaneve. Mirepo miqesia
e tille zgjati deri me 8 shtator te vitit 1944, kur kapituloi
edhe Bullgaria. Menjehere te nesermen, forcat bullgare u terhoqen
nga Shkupi dhe kaluan neper fshatrat çellopek, Nagoriçane,
Nikolan etj., ku u ndeshen me partizanet dhe bene nje lufte midis
tyre, ne te cilen bullgaret ne ikje e siper lane nje sasi armesh
te renda e te lehta te cilat popullata e ketushme si maqedonasit
e serbet, ashtu edhe shqiptaret i dergojne neper shtepite e veta.
Pas heqjes se okupacionit bullgar, kufijt qe i mbanin ata, tani
deshironin t`i mbanin partizanet e madje kishin ne plan te deportonin
nepermjet territorit te Presheves edhe ne Kosove. Mirepo, shqiptaret
e Presheves e te rrethines nuk e lejuan nje gje te tille. Ata
e mbronin me çdo kusht kufirin e atehershem shqiptaro-serb
ne „udhe te frengut“. Shi per kete ndryshuan raportet
edhe ne miqesin false te Sopotit me partizanet. Partizanet çoren
maskat e tyre dhe prishen ate „miqesi“ me shqiptaret
e atyshem, duke i lene ne harrese te gjithe ato te mira qe u kishin
bere ata ne kohet e veshtira. Naten e fundit te ramazanit te vitit
1944 partizanet sulmuan Llojanin dhe pas nje lufte dy tri oreshe
me shqiptaret u thyen keqas dhe iken pertej Sopotit. Ne Sopot,
madje u vrane disa partizane. Sopoti tani i takonte zones shqiptare.
Pritej hakmarrja.
Harkmarrje e barbarizuar tej mase
Nderkohe, te ikurve u arrinin lajme nga partizanet, se pushkatimin
e kater sopotasve e kishte bere nje epror krye me vete dhe se
per ate veprim do te merrte denimin e merituar, ndersa banoret
e Sopotit me nuk duhet te friksohen nga askush per t`u kthyer
ne fshat. Nje gje te tille sopotasit e bene pas 15 ditesh qendrimi
neper shtepite e huaja. Ata serish iu kthyen vatrave te tyre.
Mirepo, meqe siç theksuam, edhe partizano-çetniket
e edhe bullgaret u bene nje dhe tani luftonin nen flamurin e perbashket,
pikerisht me 2 nentor 1944 Sopoti serish perplot me ushtare te
huaj. Menjehere mobiluan tere fshatin. Ata qe kishin kuaj, buaj.
Qe etj., i urdheruan qe te shkojne ne Tergovishte, fshat ne jug
te Serbise, qe nga atje te bartnin mallin e bullgareve. Nderkohe
ne Llojan behej lufte e ashper midis shqiptareve e forcave pushues
qe ishte edhe nje nga shkaqet per masakren qe do te pasoj ne Sopot.
Keshtu qe se pari disa ushtare rrethuan shtepine e Sallush Salihut,
te cilin kishin ndermend ta zene per disa hesape te vjetra e te
hakmerren ndaj tij. Mirepo, meqe Sallushi u shpeton nga duart
dhe u iken, kurse ata duke gjuajtur ne te vriten mes vete, me
ç`rast humben jeten dy ushtare. Pas kesaj ata marrin nga
Sopoti 12 veta, te cilet i dergojn ne Shusheve dhe menjehere i
pushkatojn.
Gjakpiresit nuk u knaqen me kaq
Menjehere te nesermen, moren edhe 37 veta te tjere, pleq e te
rinj dhe si dymbedhjete te paret i derguan po ashtu ne Shusheve.
Aty iu nenshtruan rrahjeve te tmerrshme nga pasojat e te cilave
vdiqen Hysen Sejda, Mumin Limani, Shefki Salihu e Xhemal Bajrami.
Me pastaj ne tri grupe nga 13 vete i pushkatuan gati te gjithe
meshkujt, megjithese ne rrethana te pabesueshme arriten te shpetojn
Ymer Latifi, Liman Limani e Kadri Halimi. Gjakpiresit nuk u knaqen
me kaq. Ata deshironin qe t`i shfarosin te gjithe, andaj edhe
ne Sopot i grumbullojn grate, femijet, te semuret e te gjithe
te tjeret dhe keta i nisin per Shusheve, ku kishin plan t`i likuidojn.
Mirepo, duke hyre ne Shusheve tokehen me nje kapiten bullgare,
i cili pyet se ku po i dergojn te gjithe ata njerez, kurse partizanet
i thone se i kane zene rob. Ketyre fjaleve bullgari nuk u beson,
edhe u thote se sa u perket burrave ndoshta do t`u kishte zene
bese, mirepo shumica e „roberve“ qenkan gra, femije
e pleq! Oficeri bullgar e hetoi se partizanet jane duke pergatitur
diçka te tmerrshme per çka me vone do t`i fajsonin
bullgaret. Shi per kete ai lajmroi komanden etij per kete rast
dhe i çoi fjale edhe Abdullah Krashnices i cili menjehere
bashke me shoket e vete arriti pa fryme ne Shusheve dhe pasi pati
nje konfrontim me eproret partizane, duke i marre si peng edhe
dy oficera te tyre, i mori me vete te gjithe te arrestuarit e
sfilitur e te frikesuar dhe shpetoi nga vdekja e sigurt. Megjithate,
prapa kolones se sopotasve, te cileve u printe partizani Abdullah
Krashnica, me orientime t drejta kombetare, mbeten me se 70 burra
te vrare e shume te tjere te lenduar e te llomitur nga dajaku
e maltretimet sadiste serbo-çetnike.
Sopoti atebote kishte 35 shtepi, mirepo nga zullumi dhe tmerret
qe i kishin perjetuar gjate kohes se luftes e veçmas nga
mbarimi i saj, 24 shtepi me familjet e tyre u detyruan te marrin
rrugen e pakthim te shpernguljes per ne Turqi. Me mesin e tyre
ishte edhe Nexhip Latifi ( tash ne Turqi me mbiemrin Qehaja).
Ky 75 vjeçar, i cili e kishte perjetuar edhe vete masakren,
por ne saje te rrethanave te çuditshme kishte shpetuar
gjalle vjete ishte mysafire ne vendlindje, me ç`rast edhe
nje here i perkujtoi ngjarjet e trishtueshme te 4 nentorit, dhe
çuditerisht, pa i lexuar askund, permend te gjithe emrat
dhe moshen e viktimave, te cilat i dinte permendesh si ndonje
vjerrsh. Plaku Nexhip Qehaja me lot ne sy i kishte deklaruar veteranit
te arsimit te kesaj ane Ejup Bajramit, nga i cili moren emrat
e viktimave, se prejse ka shkuar ne Turqi, gati çdo nate,
pra me mijera here, i ka perseritur vetmevete ata emra para se
ta merrte gjumi. Sepse, siç kishte thene ai, ata jane fli
e kesaj toke te ujitur me gjakun e pafajshem shqiptar, te mbajme
mend dhe t`i kujtojn me shpesh edhe brezat e ardhshme tek te cilet
i kemi mbeshtetur te gjitha shpresat. Ky popull liridashes dhe
kjo toke martire e meriton lirine.
Vrasje e Likuidime edhe me tradhti
Masakrat dhe terrori ndaj popullates shqiptare te Koseves Lindore
e me gjere qe u bene me tradhti e ne emer te çlirimit te
vendit nga forcat partizano-çetnike serbe, malazeze e maqedonase
po edhe ato bullgare, qofte kur ishin ne anen e fashizmit apo
me vone ne ate te komunizmit e qe permenden ne kete shkrim, ishin
vetem disa fragmente te shkeputura te historise sonte te pergjakshme
nder shekuj. Ploja dhe ne Xhami te Poshtme, ne kafe te Tozes ne
Presheve, ne Iseukaj, Qarr, Gosponice, Raince, Sopot, Llojan,
Kurbali, tek Guri i Zi, Raince, Sopot, Zhunice, Rahovice etj.,
jane deshmi me e mire se pushtuesi i ri ishte me i zi se tjetri.
Ai me nuk zgjodhi mjete per te nenshtruar popullin tone dhe per
kete qellim perdori menyrat me barbare, madje edhe shfarosjet
e likuidimet masive per t`ia arritur synimit per krijimin e nje
Serbie te Madhe. Teme me vete jane likuidimet e shqiptareve te
kesaj ane, qoft grupe apo individuale, te cilat si teresi eshte
shume veshtire t`i kape pena e nje kronisti te rendomte. Per te
ndriçuar te gjitha ato momente eshte me se e nevojshme
qe t`i pervishen punes historianet tane dhe me perpjekje me serioze,
hulumtime te mirefillta, te ndriçojne tere ate qe ndodhi
ne te kaluaren ne keto ane e veçmas ne prag apo pas “çlirimit”
te proklamuar nga pushtuesit serbosllave e nga disa individe shqiptare,
te cilet si atehere edhe sot ishin dhe jane dore e zgjatur e tyre.
Edhe ca te dhena per disa te viktimizuar te tjere
Eshte mbase e nevojshme qe ne fund te permendim edhe disa emra
te tjere, te cilet atebote e pesuan nga sllavo-komunistet dhe
bashkpuntoret e tyre. Kesisoj sipas shenimeve te XX, arsimtare
i historise, gjate asaj periudhe ne fshatin ilince te Karadakut
te Presheves u pushkatuan edhe keta individe: Ejup Selimi, Selim
Selimi, Gjog apo Adem Sherifi, Rashit Hajrizi, Kasum Celi, Dodoll
Buhiqi, vellezerit Dan e Ajdin Ajdini, Ramadan Dalipi, ndersa
u plagosen Behlul Ferati e Riza Selimi, pastaj ne Kurbali u vrane
Ragip Halili Kurbalia, vellezerit e tij Hasip e Male Halili si
dhe Jonuz Sabedini me te birin Elmi Jonuzi, Xheladin Kurbalia,
te culit pasi ia vrane gruan serbe ne nje pusi, flitet se e mbyten
disa te aferm te tij gjate kohes kur ishte i fshehur ne nje konak
dhe ishte duke fjetur, etj.
Me kete rast po permendim burgosjen e gati te gjithe burrave
te fshatrave Magjere, Ilinc e Buhiq qe e beri brigada XVII famekeqe.
Te gjitha keta meshkuj i futen te lidhur ne xhamin e Ilinces me
qellim te dergimit te tyre ne kasaphanen e Iseukajve, mirepo edhe
kesaj here si shume here me pare, me intervinimin e Abdullah Krashnices
e te Riza Selimit, te gjithe keta shpetojn per nje qime te flokut.
Ndoshta mu kjo ishte arsyeja pse Abdullah Krashnicen e helmuan
menjehere pas “çlirimit”.
Ndjekjet per shkak te fshehjes se ballisteve
Njelloj e kishin pare te zite e ullirit edhe banoret shqiptare
te shume fshatrave te kesaj treve martire te Kosoves Lindore,
veçmas ato familje qe kishin pasur njonje anetar te vetin
ne formacionet balliste, siç ndodhi, fjala vjen familjes
Sabedini nga Kurbalia, per shkak se Bajram Sabedini gjendej ende
ne mal dhe nuk binte ne dore te pushtetit te ri. Shkaku u tij
kishin arrestuar jo vetem kete familje, por tere lagjen e Nuhallareve,
te cilet i kishin mbajtur me jave neper burgje duke perfshire
atya pos burrave edhe grate, femijet, pleqt, te semurit. Ne nje
rast, madje kishin zbuluar ne pyll gropen ku kishte qendruar i
fshehur nje kohe Bajrami, tere ata njerez i kishin futur grumbull
ne ate grope qe nuk ishte me e madhe se dy me dy metra dhe ju
kishin kercnuar se nese nuk tregojn ku eshte i fshehur Bajrami,
do t`ia lene ne ate grope derisa te vdesin. Megjithate, edhe pse
shumica e dinin se ku gjendej Bajrami, ata nuk treguan. Nuk leshoi
asnje fjale as vellai Bajrami, Ganiu, te cilin atebote edhe pse
kishte vetem 16 vjete, e zhdeshen lakuriq dhe e torturuan mizorisht
duke derguar edhe ne burgun e Gjilanit, nuk e zbuloi as kusheriri
Sefer Maksuti (17) te cilin barbaret e futen te gjalle ne dhe
dhe iu kercnuan me vdekje. As Zejnulla Sabedini (50) qe ia futen
kryq tallen e misrit ne goje, per ta ngopur me lehte dhunshem
me uje etj. Nga torturat e tilla shtazarake, njeri nga kusherinjt
e Bajramit, Rrahman Sabedini (50), te cilin veçmas e brengoste
fati i femrave te burgosura te familjes, u çmend dhe u
detyrua qe nje kohe te gjate te sherohet ne spital per te semure
me te meta mentale.
Perkunder faktit se pushtuesi nuk la mjet pa perdorur per t`i
torturuar shqiptaret, sidomos ata te te cilet gjeten mbeshtetje
luftaret e kauzes kombetare, ata qendruan stoikisht dhe nuk tradhtuan.
Nuk lejuan qe pishtaret e lirise te bien ne duart e pergjakura
e mizore te sllavokomunisteve. Se ishte pikerisht ashtu, tregon
me se miri edhe shembulli u mesiperm i Bajram Sabedinit, i cili
perkunder ndjekjeve te shumta nuk u dorezua dhe nuk ra ne dore
te pushtetit. Ate gjer me vitin 1951 (mbase ishte kaçaku
i fundit) populli e mbajti me buke e kripe neper jataqe te ndryshme
te kesaj ane, derisa bashke me Kamer Buhiqin iku ne Bullgari,
ku jetoi nje kohe te gjate me familjen qe krijoi atje, per t`u
shperngulur pastaj nga vitet shtatdhjete per ne Turqi bashk me
gruan turke nga Bullgaria, tri vajza, e dy djem, ku edhe vdiq
ne Eskishehir te Turqise.
Pershkak te Bajramit, dy vellezerit e tij, Sabedin e Gani Sabedini
u denuan pa fam me gjashte e tre vjet burg te rende, qe i mbajten
ne burgun famekeq te Nishit. Neper kazematat jugosllave, per çeshtje
kombetare, me vone u dergjen edhe shume shqiptare te tjere, siç
ishin Ali Aliu, Skender Kadriu, Liman Sinani-Staneci etj. nderkaq
shume sish iken jashte vendit, disa prej tyre te cileve edhe ne
mergim, tere jeten ia kushtuan çeshtjes kombetare siç
ishte, fjala vjen, patrioti e intelektuali me nam Ibrahim Kelmendi
nga Presheva, i cili vite me pare vdiq ne Australi
|
|