| Historiku
i shkurtër mbi punën dhe veprimtarinë e gazetës
"Zgjimi"
Me fillimin e jetës plurale në komunën e Preshevës
dhe me ardhjen në pushtetin lokal të partive politike
shqiptare, organet dhe institucionet komunale u angazhuan më
me këmbngulje për zgjidhjen e çështjeve
të informimit, respektivisht për themelimin e një
mjeti të informimit publik. Në këtë drejtim
pati kërkesa për themelimin e RTV stacionit lokal, mirëpo
nga organet kompetente nuk u dha një leje e tillë. Prandaj
si zgjidhje e vetme mbeti themelimi i gazetës.
Pas përgatitjeve të duhura dhe aktiviteteve tjera,
më 15 shkurt të vitit 1996 del numri i parë i gazetës
“Zgjimi” në 12 faqe, në format A4 dhe me
tirazh prej 1.000 ekzemplarëve. Prej këtij numri e deri
në fund të marsit të vitit 1998 dalin 9 numra të
gazetës me nga 16 faqe.
Prej prillit të vitit 1998 u bënë ndërrime
të mëdha në formën dhe përmbajtjen e
“Zgjimit. Prej atëherë gazeta bëhet mujore
– del në fund të muajit të caktuar, shtohet
numri i faqeve në 24, respektivisht 28, varësisht prej
volumit të informatave në komunë dhe me kopertina
në kolor. Poashtu zgjerohet edhe numri i punëtorëve
– me pranimin e një bashkëpuntori me honorar nga
Bujanoci, kështuqë krahas informatave nga Presheva botohen
edhe ato nga Bujanoci dhe kohë pas kohe edhe nga Komuna e
Medvegjës.
Sa i përket anës financiare, gazeta “Zgjimi”
financohet kryesisht prej buxhetit të Komunës së
Preshevës. Ndërmarrjet shtetërore ekonomike, përshkak
të gjendej së rëndë, gjenden në kolaps
të vërtetë, ndërsa ekonomia e vogël dhe
firmat private janë të ngulfatura me tatime dhe ngarkesa
të mëdha nga shtetit, kështuqë nuk janë
në gjendje t`i ndihmojnë veprimtaritë tjera, pra,
edhe gazetën “Zgjimi”.Çmimi i gazetës
në lartësi prej 3 dinarëve nuk i mbulon as 1/3
të shpenzimeve të saja, ndërsa remitenda rreth
20% të tirazhit edhe më tepër e rëndon pozitën
e saj të vështirë. Prandaj edhe më tej mbetet
buxheti i Komunës së Preshevës burimi i vetëm
i financimit të gazetës.
Gazeta disponon me një zyre në kuadër të
Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”
në Preshevë. Për nevojat e gazetës është
siguruar një kompjuter me një printer. Përshkak
të mungesës së mjeteve materiale nuk kemi mundur
ta sigurojmë edhe skenerin, që mjaftë e vështirëson
punën e saj.
Siç u cekë më lartë, në gazetë
paguhet vetëm një gazetar në marrëdhënie
të përhershme të punës dhe bashkëpunëtori
nga Bujanoci me honorar. Poashtu në mungesë të
mjeteve materiale nuk jemi në gjendje t`i paguajmë bashkëpunëtorët
e përkohshëm dhe të tjerët që dërgojnë
punime nga sferat e ndryshme të jetës dhe të punës
në komunën tonë e më gjerë, që me
siguri ndikon në daljen më kualitative të gazetës.
Me të gjitha vështirësitë që ballafaqohet
dhe mangësitë që manifestohen në punën
e sajë, redaksia e gazetës mundohet që t`i mbulojë
dhe t`i informojë qytetarët nga të gjitha sferat
e jetës dhe punës shoqërore të komunës
së Preshevës, si dhe të Bujanocit, të Medvegjës
e më gjerë.
Krahas kësaj, ndihet nevoja që kjo gazetë të
bëhet dyjavore. Komuna e jonë nuk ka mundësi të
ndërmarrë një hap të këtillë, prandaj
kemi nevojë për ndihmë financiare për ta siguruar
një skener dhe mjete për pagesën e bashkëpunëtorëve.
DREJTORI I GAZETËS
Behlul Nasufi |