14.6 C
Presevo, Serbia
26.02.2020
Ballina ShowBiz Historia e çuditshme dashurisë së Hulk, ndahet nga bashkëshortja dhe nis romancën...

Historia e çuditshme dashurisë së Hulk, ndahet nga bashkëshortja dhe nis romancën me mbesën e saj

SHPËRNDAJE

Futbollisti brazilian, Hulk, emri i vërtetë i të cilit është Givanildo Vieira de Sousa, së fundmi është bërë temë e faqeve rozë për shkak të jetës së tij personale.

Sulmuesi i cili luan në Kinë i dha fund martesës 12 vjeçare me tashmë ish-bashkëshorten e tij, Iran Angelo de Souza, me të cilën i ka tre fëmijë.

Por, ajo që ka marrë vëmendje të madhe është e dashura e tij e re. Sipas programit Balanço Geral të RecordTV, që nga muaji tetor, 33-vjeçari ka nisur një lidhje të re dashuri, edhe atë me mbesën e ish-gruas, e cila quhet Camila.

Pasi familja e saj ka marrë vesh për këtë lidhje, Camila është detyruar t’i shkruaj një mesazh të gjatë tezes së saj për t’ia shpjeguar gjithë situatën që padyshim se është e komplikuar.

Madje edhe vet Hulk i ka thirrur prindërit dhe vëllanë e të dashurës së re për t’ua rrëfyer të vërtetën dhe pastaj e ka bërë lidhjen publike.