SHPËRNDAJE

Tregimi bazohet nga informacionet e mbledhura nga të moshuarit dhe historia Toplicës

Rreth 137 vite më parë, në vitin 1878 mbi 715 fshatra shqiptare u dëbuan me dhunë nga Toplica, të cilët më pasë u shpërndanë nëpër Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Luginë të Preshevës dhe një pjesë e tyre në Stamboll të Trurqisë.
Tmerri që shqiptarët e dëbuar kishin përjetuar nuk mund të harrohet kurrë, historia e asaj periudhe edhe sot e kësaj dite mbetet e pa kompletuar, akoma flitet për raste të ndryshme që shqiptarët përjetuan gjatë dëbimit. Tragjedia e periudhës 1878 ka lënë plagë të pashërueshme në historinë e popullit shqiptarë, plag të cilat edhe sot e kësaj dite janë rrënqethëse. Shqiptarët nga frika dhe tortura e përjetuara gjatë dëbimit i kanë harruar edhe foshnjet në djep, disa kanë mbijetuar e disa janë vrarë dhe masakruar. Vjenë haberi që të braktisen fshatrat, shqiptarët gjithqka që mundën ngarkuan në qerre me qejë, nga trishtimi dhe tortuart ata harruan shumqka, aq ishte tmeri i madhë dhe torturat e padurueshme sa që ata harruan edhe foshnjet në djep.

Një histori e hidhur e vitit 1878

Nis udhëtimi i tmerrit, gjëma dhe vaji ndëgjoheshin si me dal nga nëntoka, ngado kufomat e fëmijëve, burrave dhe grave, pasi udhëtuan rreth 1km me qejë, nëna i thotë të shoqit, “O burrë e paskemi harruar djalin në djep”, i shoqi jo që nuk e donte fëmiun e vetë, por duke e ditur se shtëpia vetëm se kishte marë flakë kur ata ishin nisur, dhe çetnikët kanë hyrë në fshat, ai i thotë gruas së tij, “jo nuk kemi më ku të kthehemi, djali jonë tashmë është në dorën e Zotit, dhe ai e mbronë atë”, por brenda tijë diçka përvëlohej, duke i mbetur në përjetësi një pjesë e shpirtit te fëmiu të cilin e konsideronte të vdekur dhe ai kështu u detyrua që ta vazhdonte rrugën drejt jugut. Sa më shumë që largoheshin me qeren e tërhequr nga qejtë aq më shumë shtohej mërzia për djalin që e kishin harruar në djep. Vazhduan rrugën por syt i kishin mbetur mbrapa aty ku edhe kishte mbetur fëmija i tyre. Gojdhënat thonë se për shum vite me radhë babi i tij e kishte ëndërruar djalin e tij sikur e përqafonte, dhe rallëherë që kishte kishte mundur të bënte gjum natën.

Fati i fëmijës

Në fshat kishte filluar plaçkitja, shtëpitë kishin marrë flakë, gjithçka shkatërrohej me të vetmin qëllim që gjurmët e shqiptarëve të zhdukeshin në tërësi. Në shtëpinë ku kishte mbetur foshnja, një çift serb hyjnë për të plaçkitur, kur hyjnë në shtëpi dëgjojnë zërin e foshnjes duke qarë, të cilës iu kishte afruar flaka dhe shum shpejtë do të digjej. Në atë moment gruaja e mer në dorë foshnjen dhe e shef që kishte qenë djalë, meqë ata nuk kishin pasur fëmijë i lutet bashkëshortit që ta birësojnë fëmiun. Edhe pse pak me insistim kështu edhe ndodhi, ata e morën fëmiun por nuk harruan të ta bënin atë për çka kishin ardhur, plaçkitën gjithçka që kishte me vlerë. Pas një kohe të gjatë, fëmija rritet duke mos e ditur të vërtetën e historisë së tij. Pas 7 vitesh babai i cili e kishte birësuar fëmijën, për ta kthyer atë në fenë e tyre dhe për ta lidhur ngushtë me fenë ortodokse, një ditë shkonë dhe ia blenë një biçikletë dhe ia qon Priftit, duke i thënë se kur të vijmë në meshë të dielën ti dhuroja birit tim, dhe kështu ai do të jetë i lidhur me fenë tonë. Kështu ai bashk me Priftin kishin planifikuar që ta bëjnë fëmijën që kurrë mos të mendojë se i takon një kombësie tjetër, por duke mos mednuar se ka diçka shumë më të fuqishëm se ata. Vjenë e dila edhe ashtu ndodhi, fëmija e mori biçikletën dhe si i vogël që ishte ai mendoi se ashtu ishte. Pas një kohe të gjatë fëmija u rrit u bë burrë, ndarsa ata dy u plakën shumë. Djali kishte qenë talentë i rallë dhe kështu ai atë kohë në Mbretërin e atëhershme arrinë të bëhet Oficer i lartë në Beograd. Erdhi koha që plaka të cilën ai e njihte si nënën e tij të sëmuret për vdekje, por ajo nuk po mundet të vdesë pa ia treguar djalit të birësuar të vërtetën se kush është ai. Vendosë ti dërgojë letër që të vijë në Prokuple, ku ishin duke jetuar ata, djaloshi kur e mer letrën menjëherë vjenë në shtëpinë ku ishte rritur, me të mbërrirë në shtëpi babai i birësuar i thotë të qëndrojë me nënën e tij (të birësuar) se gjoja ai do të shkojë në qytet për ti blerë barëra. Djali afrohet afër gruas të cilën e njihte si nënë, dhe ajo i drejtohet me këto fjalë, “Biri im, unë nuk po mundem të vdes pa të treguar një realitet i cili ndoshta ty do të prekë shumë, por këtë realitet ta kam borxh para se të vdesë”. “Ti nuk je Sërb, ti je Shqiptar” dhe ia tregonë tërë historinë se si ka ndodhur, duke i treguar se ai i takon familjes me mbiemrin Morina. Plaka para vdekjes i thotë djalit se prindërit e tij kishin ikur në Shkup, në Bitpazarë ku kishin jetuar pas shpërnguljes. Pas gjith kësaj plaka vdes, por djali, nuk i tregonë askujtë për këtë. Ai kthehet në vendin e punës në Beograd ku kishte kërkuar që ta transferojnë në Prishtinë. Pas ardhjes në Prishtinë ai në mënyrë të fshehtë kishte filluar ta mësojë gjuhën shqipe, sepse nuk iu kishte dhënë mundësia më parë që ta mësonte. Në periudhën 1913 kur ai shërbente në Prishtinë i kishte kërkuar një ushtari që ta dërgojë në vijën kufitare më Shqipërinë, për gjoja të njihet me kufijtë e ish-Jugosllavisë, por në fakt, ai kishte një qëllim krejtë tjetër, ai kishte planifikuar të ikte nga Mbretëria e atëhershme serbe, gjaku i shqiptarit që qarkullonte në venat e tij dhe realitetin që ia tregoi njerka serbe, nuk e linte që ti shërbejë ushtrisë serbe. Pasi e analizonë shtegun për të ikur dhe mëson gjuhën shqipe për të komunikuar, ai nis hulumtimin nëpër Shkup, në Bitpazarë e gjenë familjen me mbiemrin Morina dhe prindërit e tij.

Takimi i parë me prindërit

Djali i veshur me uniformë ushtarake troket në derën e familjes Morina, një shtëpi e vogël me kushte minimale për jetë, siç edhe kishin jetuar atëkohë shqiptarët e shpërngulur në Maqedoni. “A ka bujrum kjo shtëpi” thotë djali me unifromë, del një burrë, “ka bujrum, buk e kryp e zemer, por jo për Oficer, ushtarak serb, sepse deri tash nuk ka hyrë asnjë” ia kthenë burri i cili ishte babai i tij i vërtetë. Djali ia kthën duke i thënë, “Paska ardhur koha që të hyjë” Pasi hyjnë brenda fillonë muhabeti, dhe djali i kërkonë plakut që ta thërras gruan e tij, (nënën e cila e kishte linduar) kur hynë nëna brenda me kokën ulur, siç ishte zakoni i grave, dhe ulet në një skaj të dhomës, djali e pyet, sa fëmijë i ke oj loke, nëna që kurr nuk iu kishin terur syt nga lotët, ia tregonë historinë rrënqethëse, që e kishte përjetuar, duke i thënë, “I kemi patyr tre por fatin e njërit nuk e dijmë a është gjallë apo jo” e përlotuar nëna, sepse momentet e largimit nga foshnja ajo në asnjë moment nuk i kishte larguar nga mendja edhe përkundër se pleqëria e kishte rraskapitur. Djali i drejtohet plakës (nënës së tij) “A e njef djalin me pa tash,” po si ta njofë kur e kamë lënë foshnje në djep, ndoshta edhe ka vdekur ia kthenë ajo. Ai e pyet, a ka patur ndonjë shenjë në trup? Po i thotë ajo, e përlotur, e ka patur një lyrth sa gjysma gishti në krah, djali duke u dridhur dhe duke qarë e shpalos krahun dhe ia tregonë shenjën në krah, dhe i thotë, “OJ NËNË UNË JAM DJALI YTË” pas përqafimeve dhe lotëve të gëzimit, djali i porosit, që mos ta përhapin këtë muhabet askund, dhe i thotë që pas dy muajve do ti dërgojë atyre një letër, pasi ta marin letrën, ti marin fëmijët dhe të shkojnë në Stamboll të Turqisë. Djali pasi i kishte takuar prindërit e tij, i gëzuar kthehet në Prishtinë, ku më pas përmes Deçanit hynë në Shqipëri. Pasi hynë në Shqipëri ishte arrestuar nga ushtria e Mbretit Zogu. Më te treguar historinë e tij të vërtetë, se është gjak shqiptari, Mbreti Zogu e bënë oficer të lartë, për aftësimin e ushtrisë shqiptare. Djali pasi kishte arritur të adaptohet në Shqipëri, në Tiranë kishte blerë tri parcela, për vete dhe dy vëllezërit e tij. Më pas ai shkonë në Stamboll takon familjen e tij dhe pas 35 viteve bashkohet më prindërit dhe vëllezërit për mos tu ndarë kurrë. Pasardhësit e kësaj familje edhe sot e kësaj dite jetojnë në Tiranë./presheva.com/