SHPËRNDAJE

Trajneri i Zvicrës Otmas Hitzfield ka thënë se ekipi i tij tregoi karakterin në fitore ndaj Honduras.

“Kemi luajtur kundër një ekipi të fortë në kushte shumë të vështira. Ka qenë shumë lagështi. Kemi treguar një qëndrim të shkëlqyer, vullnet dhe kjo na dërgoi tutje” ka thënë trajneri zviceran.

“Xherdan Shaqiri ka qenë fantastik, ka treguar se sa është i aftë. Por, kemi luajtur mirë si ekip dhe lojtarët meritojnë lavdëratat e mia. Tani kemi 6 ditë për të cilën jam i lumtur, dhe gjatë kësaj kohe do të pregaditemi për ndeshjen me Argjentinën” ka thënë Hitzfield.