SHPËRNDAJE

Shërbimi profesional i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës njofton se më 8 mars 2014, në Asamblenë e përgjithshme të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve (ASAE), me seli në Salcburg të Austrisë, u bë inaugurimi solemn i dy anëtarëve të kësaj Akademie, prof. dr. Hivzi Islamit, demograf, anëtar i rregullt i ASHAK dhe kryetar aktual i saj, dhe prof. dr. Edi Shukriut, arkeologe, anëtare korrespondente. Në nëntor të vitit 2013 ishin zgjedhur anëtarë të kësaj Akademie. Anëtarë të Akademisë Evropiane janë akad. Rexhep Ismajli dhe anëtari i jashtëm akad. Muhamedin Kullashi. Anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akad. Gazmend Zajmi. /presheva.com/