SHPËRNDAJE

Një çift që ishin larguar nga Mbretëria e Bashkuar për të lundruar nëpër botë “për disa vite”, kanë treguar se pse ende janë duke e bërë një gjë të tillë dhe pse vendosën të martohen dhe të kenë tre fëmijë gjatë udhëtimeve nëpër vende të ndryshme.

Jess Lloyd-Mostyn, tani 36-vjeçe nga Londra, kurrë nuk i kishte shkelur këmba në një barkë kur, por kur  u “tall” me James që asokohe e kishte të dashur e tani bashkëshort, ata vendosën të blejnë një jaht dhe të lundrojnë nëpër botë.

Dhe nuk kaluan as 12 muaj kur dyshja u nisën në një udhëtim nëpër botë, ku vizituan 36 vende dhe lundruan mbi 26 milje për tetë vite. Madje ata janë zotuar se nuk e kanë ndërmend të ndalen me këto udhëtime.

Ata hoqën dorë nga puna e tyre – Jess që punonte si artiste dhe James si arkitekt, e shtëpinë dhe apartamentin që i kishin në Londër i lëshuan me qira, që të mbledhin para për udhëtimet e tyre dhe të blenë një anije që kushton 35 mijë funte.

Ata përveç se u dashuruan në këtë lloj udhëtimi nëpër ujë dhe vizituan Ishujt Karaibe, Tahitin, Zelandën e Re dhe Fixhin, ata gjithashtu vendosën të krijojnë familje derisa ishin në udhëtime.

Dhe kështu dy vite pas lundrimit, sollën në jetë Rocket që tani është pesë vjeç dhe u lind në ujërat e Meksikës, kurse Indigo fëmija i dytë u lind në Zelandën e Re në vitin 2015 dhe Autumn gjatë rikthimit të shkurtër në Londër.