SHPËRNDAJE

DASHI

Ju jeni gati t’i nënshtroheni një transformimi të thellë në vitin 2019. Ky vit i kaluar ka qenë një kohë e shqyrtimit dhe klasifikimit. Ju keni peshuar atë që keni nevojë ndaj asaj që nuk ju shërben më. Një pamje e qartë e jetës suaj të re po shfaqet. Hidheni hapin e parë. Përfshirja në një rrugë të mrekullueshme të karrierës këshillohet fort. Mos kini frikë të merrni më shumë përgjegjësi. Fillimi i biznesit tuaj ose marrja e drejtimit të një departamenti të madh do të jetë një sfidë e mirëpritur. Do të jetë kënaqësi të vini në punë aftësitë tuaja të udhëheqjes.

DEMI

Afrimi me dikë që e doni, do të jetë shpërblyes. Ju jeni gati të hiqni ledhin mbrojtës, me një person që ju adhuron tërësisht. Duke parë veten përmes syve të tyre, do të bëheni më të sigurt. Ju gjithashtu do të jeni më të sjellshëm me të tjerët, si dhe me veten tuaj. Një mundësi mësimi është e vlefshme. Trajtimi i studentëve me mirësjellje dhe respekt do t’i frymëzojë ata. Papritmas, ata që nuk kanë bërë mirë do të lënë përshtypje në të gjithë organizatën me punën e tyre. Ju jeni një mentor i shkëlqyer.

BINJAKET

Ju keni për qëllim të përmirësoni ekzistencën tuaj të përditshme në vitin 2019. Kjo nuk do të thotë vetëm përmirësimin e dietës suaj dhe më shumë stërvitje. Gjithashtu përfshin marrjen e më shumë kohe për qëllime kreative që ju bëjnë të lumtur. Vendosja e mendimeve tuaja në letër çdo mëngjes do të jetë transformuese. Deri në këtë kohë vitin e ardhshëm, ju mund të shisni një skenar, roman ose memoar për një fitim të majmë. Ju keni pasur gjithnjë dhuntinë e një autori të suksesshëm.

GAFORRJA

Dëshira juaj për Vitin e Ri duhett të jetë që t’i kushtoni më shumë kohë kënaqësisë. Ju jeni një person i ndërgjegjshëm, që shpesh herë vini nevojat tuaja mënjanë, për hir të të tjerëve. Eshtë koha të vini theksin mbi nevojat tuaja. Shijoni më shumë pushime, rehati dhe dalje romantike. Merrni shembull nga një person i dashur që kujdeset për veten. Kur e modeloni sjelljen tuaj sipas sjelljes së tyre do të keni më shumë respekt. Do të mësoheni gjithashtu që të argëtoheni dhe të lini problemet të ikin.

LUANI

Mezi po prisni të shpëtoni nga një situatë shtypëse në shtëpi. 2019 ju fton të bëheni më të pavarur. Kjo mund të nënkuptojë shumë gjëra, që nga lëvizja në një shtëpi tuajën, largimi nga një i afërm toksik, apo marrja e më shumë kontrolli mbi emocionet tuaja. Sigurimi i një pune të mirë që paguan mirë do të sjellë një dallim të madh. Jo vetëm do të mbani veten, por edhe vetëbesimi do ju rritet. Mjaft pranuat imazhin negativ që ju është imponuar që në fëmijëri. Ju jeni të aftë dhe të talentuar.

VIRGJERESHA

Ndryshimi i mënyrës si i shihni gjërat do të sjellë një 2019 më të lumtur e të shëndetshëm. Ju jeni shumë kritikë dhe kërkoni përherë perfeksionin. Në vend që të ofroni përgjigje për gjërat që nuk shkojnë mirë, përpiquni që të jepni vlerësime dhe të inkurajoni. Mbi të gjitha bëjini komplimenta vetes herë pas here. Ky inkurajim do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja dhe do të kultivojë progresin. Eshtë më kollaj që të motivohesh kur punon për një person që ju vlerëson. Qasja pozitive do jetë e suksesshme.

PESHORJA

Përmirësimi i situatës suaj financiare është një qëllim i mirë për të vendosur për 2019. Ju keni potencial për të nisur një biznes të suksesshëm nga shtëpia juaj. Duke vepruar nga zyra juaj do të kurseni kohë, para dhe acarim. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të zhvilloni një ekuilibër më të shëndetshëm në punë dhe në jetë. Mundësitë që përfshijnë pronën, bankën dhe prodhimin do të jenë veçanërisht fitimprurëse. Përndryshe, ju mund ta gjeni veten duke menaxhuar një grup të madh nëpërmjet telekonferencave. Njerëzit e pëlqejnë qasjen tuaj.

AKREPI

Personaliteti juaj intensiv i bën të tjerët të veprojnë ashtu si ju doni. Jini të gatshëm të kërkoni favore të veçanta. Kur punonjësit shkojnë përtej thirrjes së detyrës, lavdërojini. Kur u jepni njerëzve vlerësimin që meritojnë, ju bëheni një magnet për individë më të dobishëm. Mos u habitni kur lidheni me ekspertë të cilët do t’ju ndihmojnë me një blog, podcast ose skenar.

SHIGJETARI

Në këtë Vit të Ri do ju pëlqente të kishit shumë privatësi. Edhe një flutur sociale si ju duhet të pushojë krahët e veta herë pas here. Mjaft pranuat çdo ftesë që ju vjen. Reduktojeni praninë në mediat sociale. Mbi të gjitha, merrni disa pushime vetëm. Do e përmirësoni situatën tuaj financiare nëse bëheni këshilltar i vetvetes. Në vend që të shpenzoni para për simbole statusi dhe veshje të kushtueshme, do të kurseni paratë që i keni fituar me mund. Shumë shpejt do të krijoni një mjedis që do ju bëjë të ndjeheni të sigurt dhe imunë nga luhatjet.

BRICJAPI

Jeni të ngazëllyer për të ardhmen. Pasi keni shpenzuar kohë, para dhe përpjekje për një objektiv që të fëmijërisë, më në fund po shihni rezultatet. 2019 do të jetë një kohë me arritje të jashtëzakonshme. Sekreti i suksesit tuaj është gatishmëria për të pranuar ndihmë nga të tjerët. Në vend që të këmbëngulni ta bëni gjithë punën vetë, ju me dashamirësi ua delegoni detyrat njerëzve që janë të frymëzuar prej ambicies tënde. Së bashku do të krijoni një gjë me vlerë jetëgjatë.

UJORI

Marrja e një roli të ri është një objektiv që ia vlen për 2019. Qoftë nëse kjo nënkupton lënia e një pune për një karrierë shpërblyese, të shërbeni si përfaqësues për një bamirësi apo të përfshiheni në një kauzë politike, nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që të jeni në qendër të skenës. Do të merrni famë dhe vlerësim për mënyrat tuaja vizionare. Edhe progresistët edhe konservatorët do të mirëpresin sugjerimet tuaja. Nuk duhet të digjni ura. Duhet të ndërtoni ura.

PESHQIT

Jeni gateni të niseni në një aventurë të madhe. Kalojeni 2019 duke eksploruar territore të panjohura. Udhëtimet jashtë vendit, arsimi, apo zhvillimi i talenteve personale janë të gjitha mundësi. Shmangni rrugën e shkelur nga të gjithë. Thjesht do ju pengojë rritjen. Miqtë janë të kënaqur që ju shohin të ndiqni objektiva ambicioze. Ata do të bëjnë të pamundurën që t’ju ndihmojnë.