SHPËRNDAJE

Ai thotë që deri më sot mund të ketë hequr me qindra mijëra, ndoshta 1 milion.

Aliu nuk e ndaloi punën as pas vitit 1989, kur humbi këmbën e djathtë, dhe as në vitin 1994, pasi humbi të majtën. Misioni i tij ka qenë gjithnjë që të pastrojë territorin në veri të Irakut.

Qyteti i tij, për shembull, ka një të tretën e terrenit që e rrethon të minuar, me mijëra mina të vendosura nga regjimi i Sadam Huseinit. Ky është varri ku ka groposur të dyja këmbët. Hoshier Ali prëqafon djalin e vogël, dhe thotë që ai do që fëmijët të luajnë të qetë në zonën e tij. Ali ka 30 vite që çmonton mina në qytetin kurd të Halabxhas, në veri të Irakut. Ai i ka humbur të dyja këmbët nga minat.

Shumë prej pjesëve i ruan në shtëpi, si muze. Pavarësisht gjymtimit, ai vazhdon të kërkojë mina në të gjithë territorin që rrethon qytetin. Ai ka arritur të mbledhë lloje të ndryshme minash, pasi i ka çmontuar.

Minat kanë qenë që nga të voglat, e deri te më të frikshmet. Edhe pse ka dalë në pension, ai vazhdon të punojë pa pagesë. Hoshiar njihet dhe respektohet në të gjithë qytetin.