SHPËRNDAJE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se ideja për ndryshimin e kufijve ka gjenezën në Moskë dhe në Beograd. Sipas Hotit, vetëm këtyre dy qendrave iu konvenon pengimi i konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi, po e ndihmon këtë.
Hoti i LDK’së, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për idenë e Presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh, ka thënë se Thaci po e vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

“Në kohën kur do të duhej të jemi më të bashkuar, ideja për korrigjim kufijsh na ka dobësuar”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, kërkesa e Thacit në Austri që t’i lihet atij dhe Vuciqit në duar zgjidhja e problemit mes dy shteteve, pa u përfshirë SHBA, ka qenë e rrezikshme.

Duke e cituar Presidentin, Hoti ka thënë se lideri i shtetit po dëshiron të bëj marreveshje me presidentin serb, pa koordinim dhe ndërmjetësim të BE’së dhe SHBA’së.