SHPËRNDAJE

Vizita e koordinatorit për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Kosovës Rexhep Hotit pas Preshevës kishte vazhduar edhe në komunën e Bujanocit me përfaqësues institucional dhe politik. Hoti pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimit me kryetërt e Preshevës Shqiprim Arifin dhe atë të Bujanocit Shaip Kamberin, para nxënësve shqiptarë në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc ka promovuar projektin lidhur me përfshirjen e gjithë nxënësve në sferën e arsimit, diturisë, kulturës dhe sportit. Koordinatori për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Kosovës vizitën e ka vazhduar edhe me krerët politik shqiptarë. Në selinë e PD-së në Bujanoc Kryetari i këtij subjekti politik Nagip Arifi priti përfaqësuesin e Qeverisë së Kosovës. Në postimin e PD-së thuhet se, Z. Hoti në takim eleboroi programin nacional për rini, program ky që do të përfshijë edhe rininë shqiptare në Luginë të Preshevës, e në veçanti nxënësit e shkollave shqipe. Në anën tjetër, kryetari Nagip Arifi falemnderoi Hoti dhe e mirëpriti këtë bashkëpunim mes Republikës së Kosovës dhe subjekteve politike në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, që për fokus kanë rininë e kësaj treve./presheva.com/