SHPËRNDAJE

Houston Rockets ka harruar humbjen në derbin lokal ndaj San Antonio Spurs dhe është rikthyer te fitoret.

Skuadra nga Teksasi ka triumfuar në shtëpinë e kampionit aktual Toronto Raptors me 10 pikë diferencë 109:119.

Rockets ishin më të mirë në këtë takim dhe dominuan në parket që nga çereku i parë, madje epërsinë më të lartë e patën plus 16 pikë.

Vendasit kishin arritur ta bllokojnë shumë mirë dyshen e rrezikshme të Rockets, James Harden dhe Russell Westbrook që mbetën nën mesataren e tyre të pikëve.

Por shënuesi më i mirë në këtë takim ishte Ben McLemore që shënoi 28 pikë, ndërsa James Harden mbeti me 23 sosh.

Fundori tjetër Russell Westbrook arriti treshifror të trefishtë, me 19 pikë, 13 kërcime e 11 asistime.

Pascal Siakam ishte më efikasi tek kampioni në fuqi me 24 pikë e nëntë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren e ekipit të tij.

Washington Wizards – Philadelphia 76ers 119:113

New York Knicks – Denver Nuggets 92:129

Toronto Raptors – Houston Rockets 109:119

New Orleans Pelicans – Phoenix Suns 132:139