SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se në Evropë ka më shumë një albanofobi sesa që kërkohen kritere teknike për vizat.

Hoxhaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë 95 kriteret, që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës ishin të padrejt, sepse për shtetet fqinje kishte shumë më pak se aq.

“Kam qenë me Vlora Çitakun kur kam pranuar udhërrëfyesin nga BE, dhe jemi shokuar kur i kemi parë 95 kritere. Nga 45 kritere i kanë pasur Shqipëria, Maqedonia, Serbia kur u janë liberalizuar vizat”.

Zyrtari i PDK-së ka thënë se për shkak të këtyre kritereve, PDK është detyruar ta rrëzojë qeverinë Mustafa.

“Ne si PDK kemi qenë të detyruar të paguajmë një çmim dhe në 2017 të rrëzojmë një qeveri dhe të bëjmë kryeministër dikë tjetër që ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, dhe këto tashmë janë fakte”.

Hoxhaj duke rrëfyer eksperiencën e tij ndërkombëtare ka thënë se shpesh kushtet në letër kanë shumë më pak rëndësi se kriteret në kokë që kanë zyrtarët e ndryshëm të BE-së.

“Kjo çfarë po ndodhë në 2018 për ne është e papranueshme. Për këtë në nuk kemi asnjë arsye më t’i besojmë Bashkimit Evropian nëse nuk e përmbyll vitin 2018 me një vendim se kur eventualisht në 2019 mund të udhëtojmë pa viza”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka shpërthyer ndaj vendeve të BE-së që hezitojnë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, duke thënë se a duhet më t’i besojmë ne Evropës.

“A duhet t’i besojmë ne vërtetë Evropës e cila nuk është në gjendje të përmbyll një proces teknik për liberalizimin e vizave, që në 2019-ën do ta bind Serbinë ta njeh Kosovën, kur nuk është në gjendje të bind shtetet anëtare për liberalizimin e vizave Kosovës?!”, tha Hoxhaj