SHPËRNDAJE

HTCButterfly

HTC po punon për përgatitjen e një modeli të ri të telefonit inteligjent të cilin e njeh me emrin Butterfly 3. Ky telefon thuhet se do të ketë ekran 5.2 inç, me rezolucion WQHD 2K.

Rezolucioni WQHD përkthehet ndryshe 1440×2560 pikselë, ku tek ekrani me diagonale 5.2 inç densiteti është 564 pikselë për inç.

Shumë pak telefona inteligjentë kanë rezolucion kaq të lartë të ekranit, deri tani vetëm Motorola Moto Maxx, Meizu MX4 dhe versioni korean i Samsung Galaxy S5 LTE-A.

HTC Butterfly 3 me siguri që do të jetë pasardhësi i HTC Buterrfly 2, ndërkohë deri më tani këto janë informacionet që kanë dalë në lidhje me telefonin inteligjent HTC Butterfly 3.