SHPËRNDAJE

HTC626

HTC ka lansuar zyrtarisht telefonin Desire 626.
Pajisja e re e HTC-së u shpalos në Tajvan dhe do të kushtojë 166 euro. Ky telefon po konsiderohet si rival i Moto G të Motorolas.

HTC Desire 626 ka ekran 5 inç me rezolucion 720×1280 pikselë dhe procesor quad-core Snapdragon 410.

Kamera e përparme e tij do të jetë 5MP, ndërsa ajo prapa 13Megapiksel.

Pajisja e re e HTC-së po ashtu ka 1GB RAM dhe 16 GB hapësirë të brendshme që mund të zgjerohet më shumë. Telefoni përkrah edhe rrjetin 4G.

Telefoni i ri pritet të lansohet së shpejti në Azi, ndërsa nuk ka konfirmim nëse ai do të vijë edhe në Evropë.